22 Tetor 2020

Orët letrare dhe pandemia

Shkruar nga Ahmet Pllana

Para pandemisë covid 19, në njëzetë vitet e fundit janë mbajtuar orë të shpeshta letrare në Prishtinë, kryesisht në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Budi” dhe ndonjëherë edhe në Institutin Albanologjik, por edhe në qytetet tjera të vendit, sikurse në Pejë, Prizren, Klinë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Vushtrri, Mitrovicë, Malishevë, Kastriot,  etj., si dhe në vendbanimet tjera të Republikës së Kosovës.

Mbajtja e Orëve letrare ishte një kënaqësi e veçantë për poetët dhe pjesëmarrësit, me ç’rast lexoheshin poezi, por ndonjëherë edhe ndonjë fragment proze.

Poetët pos që lexonin poezinë e vet, kishin rastin të dëgjonin poezi nga poetët tjerë pjesëmarrës.

 Nëpër orët letrare gjithmonë është krijuar një atmosferë e mirë dhe e këndshme, por  edhe pas orëve letrare, sepse pihej një kafe bashkë dhe llafosej e kështu krijohej një afri dhe miqësi më e madhe mes poetëve.

Përkundër asaj që kishte pozitivitet nga organizimi i orëve letrare dhe nga takimi ‘online’ i poetëve, ka vend edhe për ndonjë kritikë, meqë nuk mund të jetë gjithçka perfekte.

Me këtë rast, në këtë aspekt, fokusimi është te disa ‘poezi’ që lexoheshin nëpër orë letrare dhe u thonin poezi, por me keqardhje duhet të thuhet se as era nuk u vinte poezi, sepse fillim e mbarim ishin prozë!

Ato ‘poezi’, jo vetëm që ishin të ashtuquajtura ‘deklarative’, kryekëput prozë, duke rrëfyer e treguar gjithçka, duke përdorur foljen dhe duke thënë: ‘erdhi’, ‘shkoi’, ‘e mori’, ‘i dha’, ‘kaloi rrugën’, ‘filloi të këndonte’… e shumë të tjera të ngjashme.

Poezia nuk rrëfen, nuk është rrëfimtare, nuk është narracion, nuk tregon gjithçka, nuk tregon detajet, por poezia si thuhet ndryshe, gjithmonë mbetet ‘në ajër’, gjithmonë mbetet enigmë. Kështu më kanë mësuar poetët e mëdhenj, Esad Mekuli, Ali Podrimja, Enver Gjerqeku, etj.

Ndërkaq, proza është rrëfimtare, rrëfen, tregon, shpjegon, qartëson, etj., kurse poezia nuk rrëfen, nuk tregon, nuk qartëson, nuk është tregim që tregon gjithçka dhe në detaje, por poezia gjithmonë mbetet në ajër, gjithmonë mbetet enigmë.

Si shkruhet poezia? Çka është poezia? Cili është dallimi midis poezisë dhe prozës? Poezia nuk është prozë. Poezia është e kundërta e prozës. Poezia nuk rrëfen siç rrëfen proza.

Poezia duhet të jetë enigmatike, por jo tërësisht enigmatike, aq shumë sa që të mos kuptojë lexuesi asgjë prej saj, madje as temën dhe mesazhin që e ka. Sidomos poezia moderne mbetet enigmatike me figuracionet që përmbanë. Poezia që tregon, rrëfen veprim a ngjarje, nuk mund të quhet poezi.

Janë disa poezi të cilat dikush i quan “deklarative” apo më mirë të themi janë sipërfaqësore dhe pa figuracione ose me figuracione shumë të pakëta, por edhe ato mund të jenë poezi, pos atyre që kryekëput janë prozë që dallohen dhe i dallon secili.

Të tilla poezi më mirë është të quhen vjersha dhe jo poezi. Vjershat janë për fëmijë, ndërsa poezitë janë për të rritur. Ka libra për fëmijë me vjersha, kurse në ballinë të atij libri shkruan se është libër me poezi.

Në poezi nuk përdoret folja, nuk rrëfehet veprimi…! Jo, sepse atëherë ajo nuk është poezi, por është prozë. Poezia nuk e do fjalën “është”, ndërsa vargu në poezi, madje as në prozë, nuk fillon me fjalën “dhe”, “e”, “kurse”, “por”, etj. Dikush nuk shkruan poezi, por mundohet të shkruaj poezi dhe natyrisht i del prozë. Mjerisht, ‘poezi’ të tilla shpeshherë lexohen nëpër orë letrare dhe manifestime tjera letrare.

Në fund, çka ndodhë? Të gjithë të pranishmit në sallë i duartrokasin asaj ‘poezie’! Poezive që janë proza nuk do të duhej t’u duartrokiste askush, në mënyrë që të kuptohej se ajo që u lexua nuk ishte poezi, por ishte prozë apo thënë më mire, më tepër i përngjanë prozës.

Do të ishte mirë që nëpër orë letrare të mos lexoheshin ‘poezi’ të tilla, të cilat më tepër janë prozë se sa poezi. Këtë do të duhej ta kishte parasysh organizatori i orëve letrare, në mëyrë që mos të lexojnë prozë dhe t’u thuhet poezi dhe pjesëmarrësit të thonë: “Kjo që u lexua nuk qe poezi, por prozë!”

 Kështu më ka ndodhur shpeshherë nëpër orë letrare kur dikush lexonte ‘poezinë’ e tij, kur kthehej të ulej në vendin e tij, poeti afër meje më thoshte: “Kjo që u lexua nuk qe fare poezi, por kryekëput prozë, madje prozë e qartë!”

Njëherë për njëherë ende jemi duke u përballur me pandeminë Covid 19 dhe nuk dihet kur do të ikë përfundimisht ky virus që ka përfshirë botën dhe që ka marrë me qindra e mijëra jetë njerëzish.

Madje, edhe te ne në Kosovë shifra ka arritur mbi 600 persona që kanë gjetur vdekjen nga Covidi 19. Lutemi që sa më shpejt të ikë ky virus vdekjeprurës dhe të mos ketë më fare më virus Covid 19 dhe ne prapë të organizojmë orë letrare!

Mbase, do të na merr malli, ndonëse edhe tani kemi mallë për orë letrare, sepse u bën shtatë muaj që jemi me pandeminë dhe qe shtatë muaj jemi të përmalluar për orë letrare apo më mirë të thuhet orë poetike.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2020  - Kryeministri Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën virtuale më temë 'Sa do të ndikojë moratorimumi një vjeçar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës?' (Online, ora 10:00)  

 - Admovere organizon promovimin e publikimit 'Të Damkosurit e Ballkanit - Shqiptarët dhe Kosova në tekstet alternative gjithëballkanike të historisë'. (Hapësirat e KultPlus Caffe Gallery te Fontana në Ulpianë, ora 10:00)  

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim deputetët e komunitetit joshumicë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪10:30 - vetëm pamje)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i njofton mediat se nesër do të lansohet data-baza per tregtinë në shërbime. (Ndërtesa e MTI-së, ora 11:00)

- Ministrja e Financave znj.Hykmete Bajrami dhe Auditori i Pergjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani raportojn para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin Vjetor i Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësues të kompanisë “Kërveshi Partneres” dhe përfaqësuesi te OJQ, “Ngritja e Zërit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj - Stublla raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në përurimin e adaptimit të rrugës për Komunitetin RAE në rrugën “Rexhep Karaqi”. (Prizren, ora 12:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare dhe KOMRA Rrjeti i Pajtimit organizon debatin mbi Politikat e Kujtesës dhe Praktikat e Përkujtimit në Evropën Juglindore. (Debati do të transmetohet direkt në Facebook dhe Youtube kanalin e KOMRA Rrjeti për Pajtim, ora 17:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmitë e Hidajete Pireva, Mjeke, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare-QKMF, Fushë Kosovë, Vlora Maholli, Mjeke, QKMF, Fushë Kosovë dhe Hajrie Hoti, Mjeke, QKMF, Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje!, mban konferencë për media në lidhje me skandalin e vjedhjes së më shumë se 2 milion euro nga Thesari i Shtetit. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 15:00)