14 Gusht 2020

Oferta për zhvillim të diplomacisë ekonomike në vend të belbëzimeve folklorike

Shkruar nga Bahri Bivolaku

 Kosova dhe Shqipëria, mbase së bashku mund ta zhvillojnë diplomacinë ekonomike më lehtë sesa të ndara.

Duke qenë si dy shtete që përbëjnë një nyje rajonale dhe jo larg shteteve të qendrës së Evropës dhe Azisë, e bëjnë më të lehtë fuqizimin e diplomacisë ekonomike dhe thënë më thjeshtë tërheqjen e investitorëve nga jashtë.

Për të arritur që në vendet tona t’i kemi kompanitë e mëdha evropiane apo degët e tyre dhe prodhimet, padyshim që na nevojitet një diplomaci efektive ekonomike dhe e cila nuk mund të ndërtohet pa specialistë dhe njerëz të pajisur mirë, përfaqësues të aftë, të edukuar dhe patriot të shteteve ngavijnë.

Rrjeti i misioneve diplomatike duhet të fuqizohet me diplomatë që angazhim primar kanë diplomacinë ekonomike, të cilët janë në gjendje për të bërë prezantim të dinjitet të mundësive të vendeve tona.

Kam bindjen që qeveritë e dy vendeve duhet të bëjnë shumë më tepër në këtë fushë për të mos ta humbur kohën dhe hapin.

Duhet ecur në zhvillimin e diplomacisë ekonomike dypalëshe dhe bërë avokatinë për të sensibilizuar investimet, po aq sa edhe krijimit të imazhit pozitiv të rajonit.

Vizioni për zhvillim të diplomacisë ekonomike, padyshim që ngërthen në vete orientimin që i shërben vendit për zhvillim ekonomik, e me këtë edhe rritjes së stabilitetit dhe qëndrueshmërisë.

Diplomati që i shërben këtij vizioni padyshim që duhet të ketë aftësi për të bindur kompanitë e mëdha për të ardhur e investuar me degët e tyre këtu.

Qeveritë e vendeve tona, bashkë me diplomatët duhet t’i shërbejnë kësaj kauze dhe shfrytëzuar të gjitha mundësitë e potencialet që në vend të te bërit të politikës tradicionale ballkanase, t’i vizitojnë kompanitë, për shembull në Zvicër si Glencore, Nestle, pastaj ato të Austrisë si Wienerberger, Red Bull GmbH, pastaj ato në Gjermani si SAP, Volksëagen, BMW.

Në Britani të Madhe, kompanitë si: Unilever, British American Tobacco, Associated British Food etj.

Në Francë, kompanitë si: L’Oreal, Renault, e shumë kompani tjera të suksesshme në Europë, Turqi e tjerë, e të cilat mbase mund të binden drejtuesit e tyre për të hapur linjat prodhuese të tyre në vendet tona.

Mendoj që sot në pozitat ku jemi, politikat tona duhet të zhvillohen në këtë drejtim, duke u larguar nga folklori e populizmi dhe krijuar kushte maksimale dhe politike ekonomike shumë të favorshme që kjo edhe të ndodhë.

Ambasadat tona duhet t’i shërbejnë me fanatizëm këtij vizioni. Qeveritë vetëm me politika të tilla zhvillojnë vendin, dyfishojnë rritjen ekonomike dhe hapin perspektivën për rininë, dyfishojnë buxhetin dhe zgjerojnë mundësit individuale dhe grupore.

Ndryshe, vazhdojmë me mënyrën ballkanase të te bërit politikë. Sot për nesër! 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2020

 - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin me amendamente në Projektligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)  
    
- Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës: shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike etj. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)   

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” bëjnë publikimin e raportit hulumtues “Efekti i të lexuarit në mirëqenien psikologjike dhe inteligjencën emocionale të fëmijëve të Kosovës”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 10:00)    

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, viziton komunën e Pejës ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri. (Ndërtesa e Komunës, Pejë, ora 10:00)    

- Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me zhongluesin e mirënjohur nga Vitia, Agim Agushin, do të mbajnë konferencë për media. (Objekti i Komunës, Mitrovicë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ‘ka diçka me thanë’. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 12:00)

 

- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do t'i bëjë dorëzimin e kërkesës për ndryshimin e ligjit për dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)