14 Nëntor 2018

Nuk është Hashim Thaçi as de Klerk as Mendela që të vëndosë për amnesti për krime lufte

Shkruar nga Behxhet Sh. Shala - Bajgora

E drejta ndërkombëtare nuk amneston kriminelët e luftës: Kohëve të fundit u aktualizua fort bindja, në mungesë të informatave, se në një pako të një marrëveshjeje “historike“ midis Kosovës dhe Serbisë apo Beogradit dhe Prishtinës, sipas ndërkombëtarëve (në kërë mënyrë e mohojnë pavarësinë e Kosovës), do të jetë edhe një amnesti për krime lufte e që nxiti shumë reagime në opinion sidomos, me plotë të drejtë te familjet e viktimave dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut e që pastaj disi kjo çështje u la anash sikur të mos ekzistonte fare.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i Kosovës e që e ka emrin Hashim, ka mandat të amnistojë persona të dënuar për vepra të ndryshme penale përjashtuar këtu ato vepra që përjashtohen me Kushtetutë siç janë ; krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, gjenocidi si dhe rrezikimi i tërësisë territoriale të Kosovës dhe disa vepra të tjera. 

Të gjithë presidentët e Kosovës e shfrytëzuan këtë të drejtë kushtetuese për të falur të dënuar, në disa raste edhe duke e keqpërdorur këtë të drejtë mirëpo Kosova, deri më tani nuk pati amnisti  sepse nuk kishte Ligj për Amnesti.

Ishte një amnesti e përmasave më të gjëra për dorëzim të armëve që mbaheshin ilegalisht e që nuk përfundoi me një rezultat të pritshëm sikur që ishte një amnesti me të cilën faleshin strukturat kriminale në veri të Kosovës (ishte një falje e imponuar politikisht) e cila gjithashtu nuk pati përfundim të pritur madje, lirisht mund të thuhet se pati  efekt të kundërt nga ajo që e planifikuan apo që e dëshiruan vendorët, të kushtëzuar nga ndërkombëtarët.

Në vend se ilegalët të integrohen duke u bërë qytetarë lojalë të Kosovës, ata u integruan si qytetarë të Kosova dhe Metohisë dhe 100% lojalë dhe në shërbim të Serbisë!

Në vend se të zhbëhen strukturat kriminale paralele, u legalizua krimi individual, tash si krim i organizuar institucional. Sot, veriu i Kosovës paraqet kubëzën më ekstreme të shovinizmit në mozaikun e Serbisë shoviniste.

Madje, për kah ekstremi nacional – socialist, kriminelët e veriut ia kalojnë edhe vet Kishës Ortodokse të Serbisë. 

Ndërkaq që budallenjtë tanë “politikë“ flasin për integrimin e suksesshëm të veriut. Kur flitet për të vërtetën dhe  pajtimin, si shembull merret Afrika e Jugut e që nuk është shembull i mirë e lëre më të përdoret si model suksesi.

Pas arritjes së Marrëveshjes për Paqe në Afrikën e Jugut që, për më shumë se 200 vite u sundua mizorisht nga një pakicë absolute, nga Burët që kishin prejardhje nga Holanda dhe ishin të bardhë, filloi një përpjekje për të vendosur paqen përmes ballafaqimit me të kaluarën për të gjetur të vërtetën , të siguronte drejtësi për viktimat, të kalohej përmes reparacionit në mënyrë që të sigurohej mospërsëritja e krimeve e që për qëndrim final do ta kishte pajtimin.

Shumë mirë dhe qartë e menduar dhe projektuar por bukur vështirë e që doli të jetë edhe e pamundur për t’u realizuar.

Pse ndodhi kështu , është në interes edhe për ne në Kosovë që po na imponohet një model i ngjashëm, që nga kryeadministratori Bernard Kushner, përmes Adem Demaçit e deri te balerina Frederika Moderini, përmes valltarit Hashim Thaçi.

De Kllerku i Afrikës së Jugut, si kryetar i të bardhëve kolonistë kishte koçe sepse kërkonte mosndjekje dhe amnesti për të gjithë kolonistët që e kishin lëkurën e bardhë pavarësisht se kishin bërë krime të tmerrshme kundër të drejtave të njeriut kurse, Mendela që i kishte koçet shumëfish më të mëdha se Uliam de Klerk kërkonte të mos bëhej asnjë kompromis, kërkonte ndjekje dhe dënim për të gjithë kolonistët burë që kishin bërë krime apo që kishin kontribuar në një mënyrë apo tjetër por nuk e kërkonte të njëjtën gjë edhe për zezakët që kishin bërë luftë për liri, luftë të drejtë por që edhe kishin bërë krime lufte, në emër të luftës.

Në këtë situatë pat, pa dalje, kërkohej një kompromis midis dy skajeve që e përjatshtonin njëra - tjetrën , midis Mendelës dhe De Klerkut.

Zgjidhja e kompromisit u gjet në personalitetin e një prifti, Desmond Tutu i cili, për angazhimin që e pati e fitoi Çmimin Nobel për Paqe.

Nuk u arrit  pajtimi i dëshiruar e që nuk është arritur as sot e kësaj dite por u pengua hakmarrja në masë e zezakëve ndaj të bardhëve .

Në Kosovën e pasluftës, Baca Adem Demaçi i tregoi në mënyrë të butë dhe me argumente Kushnerit se cilat kushte duhej të plotësoheshin nga Serbia për të filluar procesi i së vërtetës dhe pajtimit.

Ishte kërkimfalja nga ana e Serbisë për krime në Kosovë, si akt fillestar simbolik, lirimi i pengjeve të luftës dhe të dënuarve politikë, dhënia e informatave për personat e pagjetur, kthimi i mbetjeve mortore, dorëzimi i të dyshuarve për krime lufte në Kosovë, kompensimi apo dëmshpërblimi për të gjitha shkatërrimet në Kosovë si dhe për të vrarët, kthimi i arkivave dhe kadastrës që ishte vjedhur nga Serbia, kthimi i Fondit Pensional të plaçkitur nga Serbia, kthimi i kursimeve të qytetarëve të Kosovës të depozituara në banka të ndryshme të ish – Jugosllavisë dhe mosndërhyrja e Serbisë në punët e brendshme të Kosovës.

Realisht, këto kushte ishin krejtësisht të papranueshme për Serbinë sikur edhe për bashkësinë ndërkombëtare që në Kosovë përfaqësohej nga Bernard Kushner, imperator i Kosovës që shtirej si humanist por që e kishte për qejf mishin e zogëzave të organizatave joqeveritare të Kosovës të cilat pastaj bënë dhe po bëjnë karrierë edhe sot në këtë fushë.

Pas këtij refuzimi funksional që ia bëri Baca Kushnerit, rrugët e tyre u ndanë për t’u mos takuar kurrë për këtë çështje.

Të gjithë presidentët e Kosovës e që njiheshin si presidentë të ligjshëm (pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008) flisnin për normalizim të marëdhënieve me Serbinë dhe pajtim ndonëse Serbia, me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe vet të këtyre presidentëve që nuk kishin fare koçe, një rast e arsyeton anatomia për mungesë të koçeve, ua fuste nga të gjitha këndet dhe në të gjitha mënyrat, ndërsa këta e merrnin si bisedime për normalizim të marëdhënieve.

Ibrahim Rugova, kur ishte president nuk e kishte faturën presidenciale por vetëm profakturën për faktin se Kosova nuk ishte pranuar ndërkombëtarisht si shtet prandaj edhe përgjegjësinë nuk e ka si këta të tjerët.

Adem Demaçi ishte president shpirtërorë i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës por se nuk e lanë kurrë të bëhej president me letra, as ndërkombëtarët e as Hashim Thaçi e as Albin Kurti.

Hashimi deshi ta bëjë Begj Pacollin president dhe  e bëri  ndërsa Albini e kushtëzoi votën për Bacën vetëm nëse Baca ka projekt me e shkarkuar Hashimin e që Baca nuk e pranoi prandaj, as Baca nuk u bë president e as që Albini e rrëzoi Hashimin.

Atëherë, mendoj se, përjashtuar disa rasteve individuale, PDK nuk do ta mbështeste Bacën për president kurse AAK do ta mbështeste ndonëse nuk pajtoheshin me Bacën për disa çështje politike.

Duket absurde por, në atë kohë një pjesë e LDK-së ka qenë e gatshme ta përkrahë Bacën Adem për president, në kundërshtim të Pacollit kurse PDK e ka mbështetur Pacollin për president.

Përkrahja e PDK –së ka qenë vendimtare për arritjen e majave politike të Behgjet Pacollit sikur që është edhe sot për ruajtjen dhe mirëqenien politike të Behgjet Pacollit i cili, në asnjë vend tjetër nuk do ta fitonte këtë mundësi. Jam dëshmitar okular i këtyre ngjarjeve dhe vetëm sa po e hap grykën e thesit.

E them me përgjegjësinë më të madhe se PDK (Thaçi dhe kompania) dhe LVV (Albini me ca shokë dhe shoqe) e kanë penguar zgjedhjen e Bacës Adem për president të Kosovës!

Ndërkaq, një pordhë e shkrepur nga Adem Demaçi në kazamatet dhe llogoret e ish – Jugosllavisë ka kontribuar më shumë për lirinë e Kosovës se “ kontributet “ e presidentëve me letra përjashtuar këtu Hashim Thaçin i cili, në të kaluarën e ka ujitur me djersë dhe gjak lulen e lirisë së Kosovës kurse tani po e bënë punën m...t në të katër anët !

Komisioni i së Vërtetës dhe Pajtimi: Kur ishte kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi e formoi një grup Ndërministror për Ballafaqim me të Kaluarën dhe Pajtim që përbëhej nga pjesa pasive (përfaqësuesit e institucioneve që nuk kishin përvojën e duhur për drejtësinë transicionale sikur edhe nga shoqëria civile që ishte pjesë aktive për faktin se kishte njohuri të mira për drejtësinë transicionale).

Ky grup pastaj kaloi në duar të Isa Mustafës që u bë kryeministër por që asnjëherë nuk e pati mbështetjen institucionale.

Ky grup u bë bisht i bisedimeve “teknike“ – politike midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel.

Ndërkombëtarët nuk treguan ndonjë interes për këtë grup përveç rasteve kur ata ishin përfitues material sikur që ishte UNDP që merrte dhe menaxhonte fonde për punën e këtij grupi dhe, madje arriti që të menaxhojë fonde edhe të buxhetit të Kosovës pasi nënshkroi një Memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë duke u shndërruar në zhvatës të mjeteve të Buxhetit të Kosovës.

Në takimin e parë të këtij grupi, pasi u themelua pata deklaruar se ky grup do të dështojë sepse politika është përcaktuese për funksionalitetin e këtij grupi.

Ashtu doli ndonëse shoqëria civile, pjesë e këtij grupi ishte shumë kontribuese anipse punoi krejtësisht në baza vullnetare.

Pa shoqërinë civile ky grup do të vdiste menjëherë. Pasi Thaçi u bë president iu rritën apetitetet – terpia për të kontrolluar tërë procesin e negociatave dhe doli me propozimin për ta formuar Komisionin e së Vërtetës dhe Pajtim për çka organizoi disa konsultime me akterë të huaj dhe të brendshëm që do të shërbente si bërthamë për Komisionin e ardhshëm.

Ndërkombëtarët përfaqësohen nga disa mercenarë që ngarendin pas parave në vende të krizës ndërsa në Kosovë kryemercenari është një ish Avokat i Popullit që nuk la asnjë gjurmë pozitive gjatë mandatit të tij si Avokat i Popullit të Kosovës ndonëse është i huaj. 

Formimit të Komisionit  për të Vërtetën dhe Pajtim i paraprinë një grup teknik për hartimin e infrastrukturës ligjore për funksionimin e këtij Komisioni.

Ky grup teknik ka afat 12 + 6 muaj për ta hartuar dokumentacionin e nevojshëm pas së cilës e përfundojnë mandatin pa të drejtë të bëhen anëtarë të Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtim.

Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtim do të përbëhej nga njohës të të drejtave të njeriut përkatësisht drejtësisë transicionale, që gëzojnë autoritet dhe besueshmëri në popull, me integritet të lartë moral dhe profesional e që të tillë, për mendjen time nuk ka në Kosovë për shkakun se këta kanë shkuar të gjithë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Andaj, kuadro të tillë, ose duhet t’i importojmë nga Kina ose t’i marrim bijtë dhe bijat e ish udhëheqësve shqipfolës të ish – Jugisllavisë dhe ish – Serbisë e që, pa asnjë problem do të garantonin pajtimin me Serbinë sipas së vërtetës së Serbisë dhe të tyre që, fare pak ose aspak nuk dallojnë !

Kur e kam fjalën te Gjykata Kushtetuese e Kosovës, si konfirmuese apo mohuese e fundit e  marrëveshjeve ndërkombëtare e që e tillë do të jetë edhe ajo “ historikja “ midis Serbisë dhe Kosovës, nuk kam dyshim se me këtë përbërje dhe ndikim 100% të politikës, do ta përkrah çdo marrëveshje, intepretimin e së cilës, sikur për rastin e Asociacionit ku shkelet Kushtetuta në 23 raste por se duhet të vazhdohet me themelimin e këtij entiteti politik dhe etnik të Serbisë brenda Kosovës, do ta bëjnë ndërkombëtarët e që aminin do e këndojnë “ gjykatësit “ e kësaj gjykate.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, sa i përket profesionalizmit, sot është nën nivelin  e një Gjykate për Kundërvajtje dikur.

Këta sot nuk kanë kapacitet ta shkruajnë edhe as një vendim profesional juridik, pa ndihmën e ndërkombëtarëve.

Këta analfabetë funksionalë juridik janë të zgjedhur nga politika, që nga ditët e para e deri te këta të fundit prandaj 100% varen nga ndërkombëtarët dhe nga politika.

Po të kishin ndershmëri njerëzore, disa prej tyre edhe po t’ua shtronin rrugën me dafina deri te karrika e Gjykatës Kushteteuse, nuk do ta pranonin. Por ndershmëria sot në Kosovë kryesisht është shprehje gjuhësore.

Po të ishte për së mbari, z. Laban, si i dënuar për krim të organizuar në Serbi me një dënim të formës së prerë, jo që do të duhej të ishte në listën e kandidatëve për gjykatës të kësaj Gjykate por se do të duhej t’i dorëzohej Serbisë në mënyrë që karrierën juridike ta vazhdojë në burgun e Nishit, Pozharevcit apo Sremska Kamenicës.

Në këtë mënyrë do ta shkarkonte nga barra e madhe presidentin Thaçi i cili nuk ka guxim ta shkarkojë por se vetëm po e kërkon një mundësi, qoftë edhe ndonjë dëshmi të falsifikuar nga Serbia se ndaj tij nuk po zhvillohen hetime e që pastaj ta dekretojë për Gjykatës të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ku, ndonëse i dënuar vazhdon të paguhet me një rrogë të majme nga Buxheti i Kosovës.  

Nëse Komisioni i së Vërtetës dhe Pajtimit i përmbahet mandatit atëherë amnestia për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid nuk mund të ndodhë në Kosovë sikur që nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të botës.

Jam i sigurt se po të kishte mundësi bashkësia ndërkombëtare që rastin e Kosovës përkatësisht amnestinë e përfolur për krime të luftës ta trajtojë si rast të izoluar, atëherë edhe do ta bënte këtë vetëm për ta arritur një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë duke i amnestuar (sigurisht dhe vetëm përkohësisht kriminelët) krejtësisht në dëm të viktimave sikur që ka vepruar deri më tani.

Kush është përgjigjur dhe dënuar për krime të shumta në Kosovë ?! Askush ose fare simbolikisht!

Nuk mund të ketë amnesti për krime lufte në Kosovë sikur në asnjë vend tjetër të botës sepse, në këtë mënyrë do të dhunohej e drejta ndërkombëtare dhe ligji për të drejtën humanitare sikur edhe do të shpërfillej parimi për vjetërsimin e krimeve të luftës që, në praktikat deri më sot, kurrë nuk janë vjetëruar dhe të dyshuarit janë ndjekur deri në vdekje.

Të gjitha gjykatat për krime lufte, përjashtuar Gjykatën e Nyrembergut që ka dënuar sipas përgjegjësisë vertikale (komanduese) dhe shtrirjes horizontale (vepruese – zbatuese, të gjitha formacionet politike dhe ushtarake ),  janë pak a shumë politike sepse janë varur dhe kanë vepruar sipas intereseve politike.

Megjithatë, nëse jo plotësisht, atëherë edhe simbolikisht kanë dënuar nga të gjithë palët ndërluftuese duke e vedosur një ekulibrim të përgjegjësisë, në dëm të viktimave për të ndërtuar dhe mbajtur një paqe e cila, në disa raste si ajo në Afrikë (Ruanda) është përsëritur me një numër milionësh të viktimave të pafajshme.

Apo rasti i Srebrenicës. Jemi dëshmitarë se, ndonëse disa shtete nga ish – Jugosllavia kanë vendosur marëdhënie normale, gjuetia ndaj kriminelëve të luftës po vazhdon edhe sot e kësaj dite për faktin se është parim i pranuar juridik ndërkombëtar se krimet e luftë nuk mund të vjetërohen.

Mund të ketë amnesti për pjesëmarrje në luftë por për ata ndaj të cilëve dëshmohet se kanë kryer krime lufte kurrë nuk do të ketë amnesti.

Do të përdoren për qëllime politike dhe pasi t’i kenë përfunduar, do të përfundojnë në burg. Pa asnjë dyshim.

Rudolf Hes, njëri ndër krerët nazistë, i dënuar me burg të përjetshëm, thuaja afërsisht 30 vjet është mbajtur si i burgosur i vetëm në Burgun Shpandau deri në moshën 93 vjeçare, kur edhe ka vdekur.

Ky duhet të jetë shembull se si duhet të trajtohen kriminelët e luftës sipas së drejtës ndërkombëtare.

As Kosova nuk duhet të bëjë përjashtim në këtë drejtim. Drejtësia transicionale sipas së cilës formohet dhe funksionon Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtim apo me ndonjë emërti tjetër, duhet t’i përmbahet katër shtyllave të saj: e drejta për t’i informuar, e drejta për drejtësi, e drejta për reparacion dhe e drejta për mospërsëritje.

Amnestia për krime lufte i mohon të gjitha këto katër shtylla mbi të cilat ndërtohet e drejta për viktima sikur që nuk siguron se krimet nuk do të përsëriten edhe në të ardhmën.

Vuçiqi është i interesuar të amnestohen të gjithë serbët për krime lufte madje ai thotë se serbët nuk kanë bërë krime të luftës sepse e kanë mbrojtur shtetin kurse Thaçi, për qëllime politike ka interes të dënohen serbët për krime lufte në Kosovë, mos të dënohen shqiptarët (sidomos ata që e përkrahin Hashimin) apo, eventualisht të dënohet ndonjë shqiptarë, komandant lufte që është pengesë në rrugën e Hashimit.

Drejtësia ndërkombëtare nuk falë krimet e luftës pavarësisht pozitës (rasti Millosheviq, Karaxhiuq, Mlladiq, Tuxhman, Izetbegoviq etj,). I përdorë, pastaj ua tregon derëm ...e burgut. Po të varej Amnestia për krime lufte nga Hashim win – win-i dhe Bekim pinguini, pisk do t’i kishim punët !

Pse të shkruaj pasi po shkruajnë Begjeti dhe Hysniu: Sa po më rritet mendja se po shkruaj mirë (ashtu më thonë disa shokë që ua paguaj kafetë rregullisht, nuk e di pse ), po del një shkrim që po më qetë në b..thë.

Nëse e lexoni analizën e Begjet Pacollit për paqen atëherë duhet t’i hudhni të gjitha fletoret, lapsat, PC dhe analizat tjera botërore për këtë lëmi.

Ah, Mentor (Begjet ),  Mentor (Begjet ), do më marrësh në qafë duke ma humbur karrierën prej analisti !  Pse or vëlla, shqiptarë jemi, pse më nxjerrë nga loja me shkrimin tënd sikur Dr. Xhekilli, me dy fytyra, shkruan si Mentor e nënshkruhesh si Begjet !

Hysni veterani, pajtohem 100% me ate që ka dalur sot në gazetë me emrin tënd. Se kush e ka shkruar nuk e di, po se ti nuk e ke shkruar vet, jam i sigurt. Nuk ka asnjë dyshim, nëse gjërat shkojnë ashtu si po shkojnë, në Kosovë 100% do të kemi një luftë të re. Për këtë, një herë tjetër !
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 nëntor 2018 - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me programin 'Ndërtimi i Institucioneve Ndërkufitare Plus',  i cili financohet nga Bashkimi Evropian organizon Forumin Rajonal fokusohet mbi koordinimin dhe harmonizimin rajonal në kontekstin e para-aderimit, si dhe shkëmbimin dhe transferimin e praktikave të mira të vendeve nga Ballkani Perëndimor. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka vizitojnë Kompaninë Rajonale  te Ujësjellësit Hidromorava në Gjilan. (Objekti i KRU Hidromorava, ora 9:00)

 - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Ekipi i OKB-së në Kosovë, së bashku me UNWOMEN organizojnë diskutim lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm pak para fillimit të fushatës 16 Ditët e aktivizmit. (Qendrën e konferencave Orion, ora 9:15)

- Përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Shoqata e familjarëve të personave të zhdukur "27 Prilli 1999-Meje" raportojn para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me zhvillimin e punimeve në kompleksin memorial në Meje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe atë të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.(Zyra e krytarit Haziri, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe Projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Organizatorët e fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” organizojnë tryezë me qëllim të diskutimit të të arriturave të komunave të rajonit të Prishtinës në fushatën e pastrimit nga data 15 shtator e deri më tani. (Restorant “Pylli i Arinjve” në Badovc, ora 10:00)

- E ngarkuara me Punë Colleen Hyland dhe Kryeministri Ramush Haradinaj do të flasin në hapjen e edicionit të dytë vjetor të Konventës së Veshmbathjeve të Kosovës. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa  në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Gjykatat, Projektkodi Penal i Republikës së Kosovës, Projektligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ejt. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës do të nënshkruaj Memorandum Mirëkuptimi me ambasadën e Britanisë së Madhe dhe Ambasaden e Republikës Federale të Gjermanisë. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të shqyrtohet  raporti i auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka vizitojnë punishten e projektit “Lumi Mirusha” dhe projektin e Digës e Përlepnicës. (Gjilan, ora 10:40 - deklarata për media në Përlepnicë, ora 11:20)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi se bashku kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastrati vizitojnë projektin “Ruajtja e ambientit dhe rekreacionit në  Kamenicë”, SHMLP “Andrea Durrsaku” në Kamenicë. (Kamenicë, ora 12:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të organizohet aksion pastrimi në Komunën e Kamenicës. (Oborri i objektit të ri të Komunës së Kamenicës, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi se bashku kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastrati vizitojnë projektin “Renovimi i Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë. (Kamenicë, ora 12:30)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, dhe Bordit i Trepçes raportojn para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me funksionalizimin e Ndërmarrjes Trepça. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë, Didier Chabert dhe Christian Heldt do të flasin para studentëve kosovarë për përvojat e pajtimit franko-gjerman. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 13:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi se bashku kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastrati mbajnë konferencë për media. (Lagja Malësia në Kamenicë, ora 13:20)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Ferizaj. (Qendra e Kulturës në Ferizaj, ora 17:00)

- Në kuadër të aktiviteteve që shënojnë javën e ndërmarrësisë, Cacttus Education organizon diskutimin publik me temë Ndërmarrësia në TIK- Tejkalimi i sfidave gjatë krijimit të një biznesi në fushën e TIK-ut. (Inovation Center Kosovo, ora 17:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Kaçanik. (Restorant Egzona në Kaçanik, ora 19:00)