19 Mars 2024

Një veting për Policinë e Kosovës

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Rasti i rrahjes se Agron Mustafes nga ana e dy pjesëtarëve te Policisë se Kosovës është skandal qe nuk guxon kurrsesi te heshtet dhe te mos hetohet ne detaje, në te kundërtën, pasojat do jene te paparashikueshme dhe gjithë faji i mbetet Policisë se Kosovës, e cila ka kohe  qe është trumbetuar se është me e mira ne rajon.

Si duket nuk është vetëm ky rast qe duhet hetuar, sepse ka edhe raste tjera kur pjesëtarë të Policisë se Kosovës si duket nga lidhjet me grupe te caktuara te politikes, pastaj te motivuar  nga filma te shumte qe shfaqen neper Tv, te zhanrit kriminalistik apo  edhe me kauboj po marrin ligjin ne dore,dhe  qoft ne komunikacion,neper pika sigurimi ne objekte qeveritare, ....po paraqiten si  te gjithëdijshëm, arrogante, kërcënues...!

S'ka dileme, Policia e Kosovës është e vetmja qe duhet ta duam,ta respektojmë,te bashkëpunojmë ta informojmë dhe ta mbështesim ne çdo kohë dhe në çdo moment, sepse është e vetme legjitime  dhe e  Jona, por  gjithsesi edhe ta denoncojmë dhe te kërkojmë me ngulm, qe në asnjë rast, pjesëtarët e këtij segmenti te sigurisë, te mos  keqpërdorim uniformen dhe kartelën identifikuese sepse edhe kur vetëm një pjesëtar, devijon nga  kompetencat qe i ka te përcaktuara me ligj, fatkeqësisht,ne opinion, krijohet përshtypja, se  faji i mveshet , gjithë Policisë se Kosovës, e jo vetëm një personi.

Rasti  i Agron Mustafes, u denua dhe u gjykua, nga te gjithë dhe vërtet skena e prezantuar është tmerruese dhe trishtuese, por sikur Mustafa te mos ishte menaxher i një kompanie publike me te fuqishme  ne Kosovë, sikur mos te kishte ndikim  tek shumica e medieve, shoqëria civile, klasa politike, grupe te interesit dhe te mos kishte siguruar videoxhirimin përmes lidhjeve qe ka, ai pos këtij dhunimi ç'njerëzore qe iu be,do pësonte edhe me keq, me vone...!

Kosova,me se shumti , ka nevoje, për njerëz ,qe respektojnë ligjin,qe resepktojne  punen dhe profesionin,qe respektojne edhe mendimin kunder,edhe kur nuk pajtohemi e polemizojme por edhe mund te sillemi normalisht,e jo per hajdute,cuba, me kurse disamujore e shkollime te dyshimta,qe fatkeqesisht, ne kete periudhen e pasluftes,gjeten strehe,pothuaj ne gjitha Institucionet tona ,perfshire dhe Policine e Kosoves, qe ,me asnje cmim ,nuk duhet lejuar ,te  instrumentalizohet dhe te behen vegel e grupeve te caktuara, qe  per interesa personale,jane ne gjendje ,ta zhbejne edhe  shtetin.

 Pra, një Veting për Policinë e Kosovës,Gjyqësorin e Prokurorinë ....do ishte i domosdoshëm dhe i shendetshem...,per ta delire poliiken nga mekati dhe paligjeshmeria, qe ka perfshire Institucionet tona!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)