02 Qershor 2020

Një moment reflektimi në një krizë që na bashkon të gjithëve, pa dallime

Letër nga karantina – Fëmijët me aftësi të kufizuar janë përherë të mbyllur, por çka keni bërë ju të ndryshoni këtë?

Shkruar nga Rijad Mehmeti

Ditët po ecin ngadalë, nuk ju gënjejë. Afër vetës kam gjithë familjen dhe gjithçka që më duhet të mbijetojë, madje edhe një kompjuter prej të cilit po marrë informacionet e nevojshme sa për të mos thënë që nuk e di se çka po ndodh jashtë pragut të derës.

Por asnjëra nga këto nuk janë të krahasueshme me ditët jashtë shtëpisë, pranë shokëve të klasës, mikut tim më të ngushtë Adrijanit dhe orëve mësimore. Si për çudi edhe orët e gjata mësimore po më mungojnë sot.

Sikur edhe ato gjitheherë paskan qenë pjesë të asaj që e quajë “liria ime”. Por ja që tek sot e kuptova këtë më mirë.

Ndoshta kjo që po ndodh nëpër gjithë botën do të na shërbejë më shumë për një reflektim të tillë, por jo vetëm.  Jo shumë fëmijë si unë, që lëvizin me karrocën e tyre ndihmëse, e shijojnë mësimin si unë çdo ditë, apo kanë miq si unë që kam Adrijanin.

Dhe nëse sot ju duket vështirë juve të qëndroni në karantinë, paramendojeni si ndihen gjithë miqtë e mi që jetojnë me aftësi të kufizuar dhe detyrohen të jetojnë kështu për tërë jetën e tyre, të mbyllur e të distancuar socialisht.

Ma thoni, si ju duket?

Ndoshta këto ditë do të ju ndihmojnë të gjithëve, politikanë e shoqëri, që të reflektojnë mbi këtë, sidomos mbi këtë, dhe të bëjnë më shumë për përfshirje të fëmijëve që jetojnë me aftësi të kufizuara në arsim dhe jetë shoqërore, të ua mundësojnë këtë si çdokujt tjetër.

Dhe po, mezi po pres të pres atë, të dalë nga karantina ime e të bashkohemme miqtë e mi në shkollë dhe mezi pres të shoh ditën kur përnjëmend të gjithë do të dalin, pa dallim, nga karantina sociale që kemi krijuar jo sot por me dekada për fëmijët që jetojnë me aftës të kufizuar.

Deri atëherë, rrini në ship, duajeni njëri-tjetrin, lajini duart dhe saherë që mërziteni për të dalë jashtë shtëpisë ndaluni, dhe bëni atë që do të duhej të bënim çdo ditë – mendoni edhe për të tjerët.

I juaji, Rijadi.


Rreth Rijad Mehmetit:

Rijad Mehmeti është 14 vjeçar nga fshati Bardhosh i Prishtinës dhe jeton me paralizë cerebrale. Rijadi është avokues i fëmijëve sidomos atyre që jetojnë me aftësi të kufizuara.

Ai është pjesë e grupit referues të të rinjvë që ndihmojnë UNICEF-in për implementimin e pesë prioriteteve të zyrës bazuar në nevojat e fëmijëve në Kosovë.

Para dy viteve Rijadi ka mbajtur një fjalim në parlamentin Evropian ku pati ngritur shqetësimet e tij para deputetëve evropian në lidhje me gjendjen dhe nevojat e fëmijëve që jetojnë me aftësi të kufizuara.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)