29 Mars 2024

Nëse LV nuk e fiton shumicën absolute, nuk do ta bëjë as qeverinë

Shkruar nga Behxhet Shala - Bajgora

Një hyrje, pa dalje:  Presioni që iu është bërë qytetarëve të Kosovës përmes sondazheve, nuk ishte asgjë tjetër përveç një propagande gebelsiane e që për qëllim kishte që perceptimin për disponim të qytetarëve ta përkthejë në përqindje të votave duke e bërë një dallim stratosferik midis LV –së, në njërën anë dhe subjekteve tjera politike, në anën tjetër.  

Kurrë nuk kam qenë pjesë e matjes së opinionit për forcën politike të një subjekti politik apo koalicioni para zgjedhjeve mirëpo gjithmonë kam parashikuar rezultatet me një saktësi prej 99 %.  

Pjesëmarrja masive në tubimet zgjedhore për mua nuk janë  fare tregues për fuqinë e një subjekti politik apo rezultatin e zgjedhjeve aq më parë që, për subjektet e konsoliduara, që kanë shtrirje dhe strukturë horizontale dhe vertikale dhe që kanë para të mjaftueshme, bartja e haxhilerëve partiakë, nga një vend në tjetrin nuk është problem logjistikë por një çështje thjesht teknike.

Për mua është me rëndësi struktura e partisë, konservatorizmi i votuesve, trendi i kohës  dhe bazenet me vota.  

Ndërkombëtrët mund të luajnë rol në përcaktimin e votës për votues të luhatshëm dhe për ata që janë mësuar të bëjnë “ shtatë palë qejfe “, me sy kah dielli dhe me prapanicë kah ndërkombëtarët.  

Këto kritere i përdori edhe gjatë parashikimit që e bëjë sot e që shumë pak ose fare hiç mund të ndryshojë deri në ditën e votimit.

Parashikimet që i akm bërë para një muaji, përkundër bombardimeve drithëruese të sondazhistëve të ndryshëm, nuk i kam ndryshuar fare.

Realisht mendoj se instituti “ Gani Bobi “ ka një përvojë dhe kredibilitet sikur edhe Fisnik Halimi nga PIPOS.

Rezultatet dallojnë shumë. Se edhe vet LV ka dyshime në rezultatet e sondazheve tregon fakti se Besnik Bislimi dhe Armend Muja nuk po dalin tash me sondazhe.

Më parë Armend Muja, pasi u ankorua në LV doli me një sondazh të kripur sikur edhe Bisla që doli me një sondazh për komunën e Gjilanit ku LV kishte 29 %, LDK 31 % dhe PDK 18 % e të cilin e hoqi menjëherë nga faqja e LV –së. Po cilat do të jenë rezultaet :

1.    LV –ë do të fitojë sepse trendi është në favor të saj. Fillimisht i përngjante një orteku që fshinë çdo gjë para vetes, tash situata është më e qetë. Në zgjedhjet e 14 shkurtit LV –ë do të fitojë 37-38 % të votave.

2.    LDK –ë nuk do t’i fitojë këto zgjedhje sepse trendi është kundër tyre por, në asnjë mënyrë nuk mund të shembet si ia dëshirojnë disa.  LDK do të garojë për vend të dytë me PDK-ë dhe mund të fitojë 23 -25 % të votave.

3.    PDK ka qenë më e goditura, jo nga elektorati por nga Gjykata Speciale Raciste.  Vetëm struktura organizative e fortë e mbanë ende në lojë. Besoj se edhe PDK do të fitojë 23 – 25 % të votave.

4.    AAK-ë ka votues tradicionalë që e mbajnë në lojë për formimin e institucioneve, jo rrallë herë si përcaktues për formimin e tyre. Do të fitojnë 8-10 % të votave.

5.    Lista Serbe do të rrisë shumë pazarin për formim të institucioneve. Përveç 10 deputetëve që i fiton, pa asnjë problem ka mundësi t’i fusë nën kontrollë edhe 4 deputetë të pakicave joserbe, Adriana Hoxhiqin dhe Gazmend Salijeviqin

6.    NISMA për Kosovën është në situatë të luftojë për mbijetesë.  Do ta ketë shumë të vështirë.  Mendoj se mund të shkoj 4 -5 %.

Koalicionet e mundshme paszgjedhore : Nëse këto rezultate dalin të sakta apo përafërsisht të sakta, do të jetë problem të formohet një qeveri stabile, pa një koalicion të gjerë.

1.    LV –ë bashkë me AAK-në dhe minoritetet do ta formonte një qeveri të pakicës dhe të paqëndrueshme që do të mbetej peng i kushtëzimeve të Listes Serbe.  LV –ë, në koalicion me meLDK-ë, pakicat dhe AAK-në do ta formonte një qeveri të qëndrueshme e cila, nëse i harmonizon qëndrimet dhe qëllimet politike, ekonomike dhe shtetërore, do të ishte në gjendje të shtyjë para të gjitha proceset, ligjet dhe ndryshimet e Kushtetutës. Edhe në dialog me Serbinë do ta kishte një përfaqësim serioz dhe të respektueshëm. Ky kombinim do ta defaktorizonte Vjosa Osmanin skajshmërisht.

2.    LV –ë, bashkë me PDK-në dhe pakicat do të krijonte një qeveri stabile.  Dyshoj se LV –ë do bëjë[ koalicion me PDK-ë.  madje, jam i sigurt se për PDK-ë, politikisht do të jetë shumë më e shndetshme të qëndrojë në opozitë.  Jam i sigurt se nëse LV do të detyrohet të bëjë koalicion me një parti të madhe shqiptare, para PDK-së gjithmonë do të përcaktohet për LDK-në., dhe

3.    Është krejtësisht i mundur koalicioni PDK – LDK – AAK dhe pakicat nëse dështojnë koalicionet 1 dhe 2.

Këtë po e them nëse janë këto rezultate, në të kundërtën nëse dalin parashikimet e “ Gani Bob – Haxhiut “ apo të jahudive, do të luhet një lojë tjetër dhe do të vlejnë “ Rregullat e Albinit “.

Në këtë konstelacion të raporteve politike, zgjedhja e Presidentit nuk do të provokojë zgjedhje të reja dhe procesi do të përmbyllet, qoftë pa Vjosën, qoftë pa Ramushin.

Vjosa Osmanin e shoh si kryetare të Kuvendit.  Me variantin postmodern të Atifet – e Jahjagës apo Kurshumliut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)