04 Mars 2021

Ndryshimet Kushtetuese për President, çka nënkuptojnë

Shkruar nga Seremb Gjergji

Kushtetuta e Republikës së Kosovës po ndryshohet, por vetëm në segmentin e zgjedhjes së Presidentit, e jo edhe tek kompetencat e tij/saj. Besoj se kjo është mirë. Kompetencat e njëjta e ndjekin secilin President, nga Dr. Ibrahim Rugova e deri tek Znj. Atifete Jahjaga. Besoj se nuk ka nevojë për kompetenca shtesë. Në këtë mënyrë shteti ynë mbetët ende Parlamentar.

Ndryshimi i vetëm është se Presidenti tash zgjidhet nga populli. Shumë i mirë ky ndryshim. Ndërsa propozimi për Zëvendës President është i mirë, por besoj se tash për tash  nuk ka nevojë për zëvendës-President.

Ndryshimet do te duhej te bëheshin për eliminimin e të metave aktuale e të cilat janë të njohura për qytetaret e Kosovës; porse këto ndryshime assesi nuk guxojnë të prodhojnë efekte edhe me të dëmshme se këto aktuale. Për shembull: lejimi i zgjedhjes së Presidentit me dy shtetësi.

Rekomandimet thelbësore

Sipas vështrimeve të Ekipit tim Hulumtues që është çdo ditë në tërren; për ndryshimin e Kushtetutës në Nenin-85 mbi kualifikimet dhe format e zgjedhjes së Presidentit rekomandojnë që ndryshimet në vijim janë thelbësore:

Neni 85
Kandidati për President duhet të jetë 35 vjeç në momentin e nominimit për President. Ai/Ajo duhet të jetë i lindur në Kosovë dhe secili kandidat/shtetas duhet të ketë jetuar sëpaku 5 vjet, nga 10 vjetët e fundit në Kosovë. Presidenti i zgjedhur që ka shtetësi edhe në një vend tjetër, ai/ajo duhet të heqë dorë nga shtetësia e huaj para se ta bëjë betimin.

Neni 86
Çdo kandidat duhet të dorëzoi 15,000 mijë nënshkrime të personave me të drejtë vote në Republikën e Kosovës.

Neni 87
Teksti i Betimit:
“Unë betohem që të shkrijë gjitha fuqitë e mija në ruajtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, që të siguroj liritë, të drejtat e qytetarëve dhe ato njerëzore, që të mbrojë dhe respektoj Kushtetutën dhe ligjet, që të garantoj paqe dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të ushtroj detyrat e mija me përgjithësi”.
 
 
Ligji mbi zgjedhjen e Presidentit
 
Të ketë fushatë minimale nga 3-6 muaj. Kjo u mundëson kandidatëve që të reflektojnë vlerat e tyre. Kuota e shumës minimale e ndarë për kandidatë të jetë 150x paga mesatare psh: 250x150=€37,500 euro. Kandidati poashtu të ketë mundësi të mbledhë në fond publik pa kufizime. Mundësia e mbledhjes së nënshkrimeve të jetë 3 muaj dhe të zgjasë deri në ditën e fillimit të fushatës. Inaugurimi të jetë në qendër të Prishtinës në sheshin Nënë Tereza – para Skënderbeut.

Nëse tërhiqet fituesi para inaugurimit – atëherë vendi shkon në zgjedhje të reja Presidenciale.

Presidenti me dy shtetësi!

Për të gjithë ata që e dinë se betimi për shtetësi të dytë para institucioneve me të larta të vendit (tash nga ku mund te ketë shtetësinë e dytë) nuk është simbolik. Do të sjelli një fragment nga teksti i betimit të secilit vend përfshire edhe Kosovës: “Unë Filan Fisteku do të përkrahë dhe mbrojë kushtetutën, ligjet dhe interesat kombëtare të (shtetit ku betohet) kundër të gjithë armiqve të jashtëm dhe të brendshëm. Teksti vazhdon që unë do të rrokë armët nëse kërkohet, do të kryej punë të sigurisë kombëtare e kështu me radhë; tekstin mund ta gjeni ne internet.

Një betim i këtillë nuk e bën të lehtë që individi të heqë dorë nga përgjithësi që merr. Por ka edhe komplikime dhe implikime të tjera – të cilat nuk kam dëshirë t’i shoh të ndodhin në vendin tim.

Pasojat e dy-shtetësisë

Kandidatët të cilët do të konkurrojnë, do të jenë individ që përveç shtetësisë Kosovare (që në regjistrimin e popullsisë ka shkruar Kosovë) do të ketë individ që kanë edhe shtetësi Serbe, edhe shtetësi Ruse edhe shtetësi Gjermane, edhe shtetasi Kroate, e edhe shtetësi Zvicerane, e të tjera. Nëse e rishikojmë tekstin e betimit, atëherë interesin e cilit shtet do ta mbrojnë këta individ.

Nëse marrim parasysh fuqinë financiare, të gjitha këto shtetet të lartpërmendura fitojnë. Vetëm Kosova humbë! Kënd po e favorizojmë me këtë veprim i nderuar Komitet (Arsim Bajrami, Afrim Kasolli, Vjosa Osmani, Rasim Demiri, Hydajet Hyseni, Sasha Milosavljevic, Suzana Novoberdaliu, Arben Gashi dhe Ardian Gjini). Interesin e kujt po e veni në pah këtu?

Unë si Seremb Gjergji qytetar i lindur dhe i rritur i Kosovës ju lus që mos ta bëni këtë gabim, i cili do të na kushtoi për dhjetëra vjet me radhë dhe do të kemi pasoja të paparashikueshme.

Në asnjë vend demokratik dhe perëndimor, Presidenti në detyrë nuk guxon t’i ketë dy-shtetësi. Madje president i shtetit nuk mund të bëhet askush që nuk është i lindur në atë shtet – shih http://www.kushtetutakosoves.info. Disa nga vendet Evropiane kërkojnë që edhe prindërit të jenë të lindur në atë shtet; edhe këtë informacion e gjeni në internet.

Dyshtetësia, për mendimin tim shkon drejt shkatërrimit të interesit nacional të vendit tonë.  Askush nuk mund të më bindë se Ajo/Ai nuk do ta mbrojë interesin e Serbisë, Gjermanisë, Rusisë, Kroacisë apo cilitdo shtet tjetër. Askush!

Përvojat paraprake me rastin e Kushtetutës së vitit 2008

Pas hartimit të Kushtetutës aktuale në fuqi në vitin 2008, Komisioni i atëhershëm i përbërë nga Hajredin Kuqi, Nekibe Kelmendi (e ndiera), Arsim Bajrami, Blerim Shala, Bajram Latifi, Eqrem Kryeziu, Fatmir Fehmiu, Gjyljeta Mushkolaj, Iliaz Ahmet Ramajli, Jakup Krasniqi, Kadri Kryeziu, Lirije Osmani, Mahir Yagcilar, Ramadan Kelmendi, Ramë Manaj, Riza Smaka, Skënder Hyseni dhe Xhevdet Neziraj dolën në debate nëpër qytetet e Kosovës.

Unë ua kam dorëzuar sugjerimet e mia atë kohë këtij ekipi që ishte në Pejë. Ia kam dhënë të shkruara me kompjuter z. Riza Smaka, i cili mu falënderua me tha se do t’i inkorporojmë të gjitha ato sugjerime që deri me tash nuk janë përmbledhur. Më kujtohet si sot, kur atë ditë unë kam propozuar nenin mbi Tradhtinë Kombëtarë të Presidentit dhe pikat e këtij neni. Kushtetua është aprovuar në qershor 2008 pa këtë nen.

Tash është propozuar gati fjalë për fjalë ngjashëm me propozimin tim – më behët qejfi. Të njëjtat tregime injorimi nga Komisioni vijnë edhe prej miqve të mijë, e ndoshta edhe të tjerëve që nuk i njoh. Sugjerimet e askujt nuk janë marrë parasysh atëherë.

Kësaj radhe dëshiroj të jetë ndryshe, por e kam dron dhe pabesinë që të gjitha këto konsultimet kanë kaluar njësoi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Mars 2021

 - Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me përfaqësuesit e bankave. (Ndërtesa e BQK-së, ora 10:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore që kanë kontribuar në luftën kundër Covid-19. (Amfiteatri i Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me shoqatat e bizneseve. (Ndërtesa e BQK-së, ora 14:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Dogana e Kosovës organizon konferencë për shtyp ku do të paraqiten rezultatet e doganës gjatë dy muajt e parë të vitit 2021 dhe luftimi i kontrabandës dhe informalitetit në muajt e fundit. (Drejtoria e doganës në lagjjen Emshir, ora 14:00)   

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)