26 Prill 2024

Ndërmjet bekimit dhe mallkimit të Kosovës

Shkruar nga Xhevdet Smakiqi

Vetëm një definicion e shpjegon bekimin e Kosovës ndaj njerëzve te saj, dashuria e pa fund e atyre qe u vranë, burgosen,kaluan tortura e gjykime te montuara jo vetem para 1999 por dhe edhe sot e kësaj dite për luftëtaret e intelektualet qe i shpetuan luftes 1999.

Por sikur ka një ndërmjetëz te pa shpjegueshme ndërmjet bekimit dhe mallkimit qe demonstrohet ne dy dimensione mallkimi për patriotet dhe bekimit për Diasporen.

Shumë bijë e bija qe luftuan e shpëtuan nga armiku pa dallime te krahut te rezistences paqsore dhe ushtarake, mallkimi disa prej tyre i eleminoi fizikisht, kurse luftëtaret me nam qe 20 vite hetohen, akuzohen gjykohen pa fund sikur një mallkim qe Kosova ju dhuron nga te gjitha anët e saj.

Ne anen tjetër kemi si asnjë komb një Diasporë qe Kosova e bekuar i tërheq si Nanëlokja djalin, vajzen, nipin dhe mbesen, ku se paku dy herë në vit edhe pse jetojnë lluksin e perëndimit ata vijë e heqin mallin shpenzojnë para dhe durojnë mosmirënjohen dhe injorimin qe dikur i pritnim me muaj e i përqafonim gjatë e gjatë.

Edhe pse vëllapritja ka rënë për Diasporen tonë bekimi i Kosoves s'ka kufi, por dhe kur qeverisja e shteti ua bënë bajat Kosven, ky bekim i Kosoves diasporen tonë e tërheq edhe me shumë.

Ne qe jetojmë këtu Diaspora na kthjell mendjen sado pak se duhet te punojmë më mirë e ta duam me shumë këtë vend.

Sot në këtë fund Gusht Kosova dhe ne qe i patem sado kohë te shkurtër musafirë po e ndjejmë zbraztësinë nga largimi tyre.

Heronjet dhe Diaspora janë bekimi i jonë qe po na ruan sado pak nga dëmet qe shpesh i'a bëjmë Kosoves.

Do te deshiroja qe sado pak te kontriboj kudo qe jam qe respekti ndaj Diaspores te ngritet dhe ai respekt e ka vetem një objektiv një Qeveri te menqur aktive dhe te përgjegjëshme ndaj çdo gjeje publike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)