21 Tetor 2019

Mungesa e diplomacisë ekonomike dhe mundësitë që ofron marrëveshja kontinentale për tregtinë e lirë - AFRICA

Shkruar nga Safet Gërxhaliu

Në kohën e kampanjës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, proceset ekonomike dhe avancimi i partneritetit për bashkëpunim ekonomik me vendet e ndryshme pothuajse janë inekzistente.

Çdo gjë është politizuar dhe aktiviteti bazik i të gjithëve pa marrë parasysh përkatësisë politike është vota dhe vetëm vota.

Një qasje e cila është duke e dëmtuar Kosovën sepse duhet të kuptohet që mbi interesat e shtetit nuk mund të qëndrojnë interesat e partive politike dhe lufta për pushtet e jo për shtet.

Kosova meriton të jetë në hap me trendet dhe zhvillimet ekonomike qoftë në Kosovë, në rajon, në Europë apo edhe më gjerë sepse ekonomia dhe proceset ekonomike në botë janë mjaft të shpejta e ne merremi me vetëveten dhe me të kaluarën.

Orientimi integrues politik i Kosovës duhet të jetë në familjen europiane por ekonomikisht duhet të mendojmë më gjerë dhe në mënyrë globale sepse dinamika e zhvillimeve është aq e shpejtë dhe ofron mundësi të cilat duhet shfrytëzuar.

Më 30 maj zyrtarisht hyri në fuqi marrëveshja për tregtinë e lirë në kontinentin e Afrikës (AfCFTA).

Marrëveshja është nënshkruar nga të gjithë, por tri nga 55 shtetet e Afrikës themi se krijuan arenën më të madhe në botë për tregtinë e lirë që nga koha kur është krijuar Organizata Botërore e Tregtisë në vitin 1995.

Pasi që të bashkohen edhe shtetet e mbetura, marrëveshja e kontinentit të Afrikës për tregtinë e lirë (AfCFTA) do të mbuloj më shumë se 1.2 miliard njerëz dhe mbi 3 trilion $ në GDP.

Përderisa “AfCFTA” premton të zhbllokoj potencialin ekonomik të Afrikës, në anën tjetër kjo marrëveshje përballet ende me një betejë të madhe për implementim.

Sesioni i 18-të i zakonshëm i Asamblesë së Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Bashkimit Afrikan, i mbajtur në Addis Ababa të Etiopisë në janar të vitit 2012, miratoi një vendim për krijimin e një zone kontinentale për tregti të lirë deri në një datë indikative të vitit 2017.

Megjithatë, ky afat nuk u përmbush. Samiti gjithashtu miratoi planin e veprimit për nxitjen e tregtisë brenda Afrikës (BIAT) e cila identifikon shtatë grupe të veprimeve prioritare: politika tregtare, lehtësimin e tregtisë, kapacitetin prodhues, infrastrukturën e lidhur me tregtinë, financimin e tregtisë, informacionin e tregtisë dhe integrimin e faktorëve të tregut.

Marrëveshja e kontinentit të Afrikës për tregtinë e lirë (AfCFTA) do të sjell së bashku të gjitha 55 vendet anëtare të Bashkimit Afrikan duke mbuluar një treg me më shumë se 1.2 miliard njerëz, duke përfshirë një rritje të klasës së mesme, dhe një kombimin i GPD-së për më shumë se 3.4 Trilion $.

 Bazuar në numrin e shteteve pjesëmarrëse, “AfCFTA” do të jetë arena më e madhe në botë për tregtinë e lirë që nga koha kur është formuar Organizata Botërore e Tregtisë. Vlerësimet nga Komisioni Ekonomik për Afrikën (UNECA) sugjerojnë se marrëveshja “AfCFTA” ka potencial për të nxitur tregtinë e brendshme të Afrikës për 52.3% duke eleminuar detyrimet doganore dhe po ashtu të dyfishoj këtë tregti nëse barrierat jo tarifore janë zvogëluar gjithashtu.

Qëllimet kryesore të “AfCFTA” janë krijimi i një tregu të vetëm kontinental për mallëra dhe shërbime, lëvizjen e lirë të biznesmenëve dhe investitorëve dhe kështu të hap rrugën për përshpejtimin e krijimit të Unionit Doganor.

Gjithashtu do të zgjeroj tregun e brendshëm Afrikan përmes harmonizimit dhe kordinimit më të mirë të liberalizimit, lehtësimit dhe instrumenteve të tregut përmes “RECs” dhe Afrikës në përgjithësi. “AfCFTA” gjithashtu pritet ta rrisë konkurencën në industri dhe nivelin e ndërmarrjes përmes shfrytëzimit të mundësisë së shkallës së prodhimit, qasjen në tregun kontinental dhe rialokimin më të mirë të resurseve.

Marrëveshja është në një moment kritik për Afrikën. Për shekuj me radhë Europa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe së fundmi Kina kanë zhveshur kontinentin e lëndëve të para. Sot, më shumë se 75% të eksportit të jashtëm të Afrikës janë ekstraktues, gjegjësisht vaj dhe minerale.

Gjithnjë e më shumë Kombet Afrikane që shpresojnë në rritje ekonomike të qëndrueshme po largohen nga paqëndrueshmëria e eksporteve ekstraktuese drejt të mirave të industrializuara. Ndërsa tregtia e brendshme afrikane në përgjithësi është e vogël, 42% të saj përbëhet nga mallra industriale dhe kjo pritet të rritet nën “AfCFTA”.

Fokusi në të mirat industriale promovon industrializimin afrikan, avancimin e sektorit të prodhimit dhe rritjen e mundësisë së punësimit për popullatën e re të suksesshme brenda kontinentit.  Mes tensioneve në rritje të SHBA - Kinë dhe përpjekjeve të Kinës për të ulur varësinë e saj nga tregjet e eksportit, disa po e shohin Afrikën si një pasardhës kryesor për tu bërë qendra prodhuese e botës në zhvillim.

Megjithatë, “AfCFTA” do të ballafaqohet me një numër sfidash para se të konsiderohet një sukses.

Marrëveshja është ratifikuar nga 22 shtete afrikane, por implementimi do të jetë gradual për deri sa shtetet të vazhdojnë të negociojnë tarifat, rregullat e origjinës dhe angazhimet për sektorët e shërbimeve.

Mangësia më e dukshme e marrëveshjes është abstenimi i Nigerisë, e cila së bashku me Benin dhe Eritrean nuk kanë nënshkruar për “AfCFTA”.

Nigeria, shteti më i populluar dhe me ekonominë më të zhvilluar në Afrikë, u tërhoq nga negociatat për shkak të shqetësimeve se anëtarësimi në “AfCFTA” do të dëmtonte prodhimet vendore.

 Ndërsa presidenti nigerian Muhammadu Buhari po rishqyrton antarësimin e Nigerisë, veprimet e Nigerisë reflektojnë shqetësime më të mëdha që proteksionizmi mund të pengoj efektivitetin e “AfCFTA”. Tarifat janë një burim kryesor i të ardhurave për vendet afrikane dhe shumë prej tyre mund të ngurrojnë të heqin dorë nga këto të ardhura në favor të marrëveshjes tregtare, siç shihet me nivelet e ndryshme të pajtueshmërisë përmes “REC”.

Megjithatë pengesave të mbetura, potenciali i “AfCFTA” nuk duhet të ndikohet. Me tregtinë e lirë nën veprim në pjesën më të zhvilluar të botës, Afrika po krijon një rrugë të re për vetën për të rritur pasurinë e qëndrueshme dhe një zhvillim për kontinentin.

Njëzet e shtatë shtetet që i kanë depozituar instrumentet e tyre te “AfCFTA” të ratifikuara me Kryetarin e “AUC” janë Gana, Kenia, Ruanda, Nigeria, Çadi, Republika Demokratike e Kongos, Xhibuti, Guineja, Suazilandia, Mali, Mauritania, Namibia, Afrika e Jugut, Uganda, Bregu i Fildisht, Senegali, Togo, Egjipti, Etiopia, Gambia, Siera Leone, Republika e Sarahavit, Zimbabveja, Burkina Faso, Sao Tome dhe Principe , Gaboni dhe Guineja Ekuatoriale.

Javën që vjen një delegacion që i përfaqëson të gjitha këto shtete dhe marrëveshjen kontinentale për tregtinë e lirë – AFRICA, do të qëndrojë për vizitë në Beograd, ku do të ofrohet partneritet me vendet europiane por në veçanti me shtetet e Ballkanit Perëndimor përmes forumit investiv të Odave Ekonomike.

Kjo vizitë ka rëndësi të pa kontestuar ekonomike sepse hap perspektivë për rritje të shkëmbimeve tregtare, të shërbimeve dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve në këto vende nga fakti që ardhmëria ekonomike e këtyre shteteve të përfshira në këtë marrëveshje është mjaft optimiste dhe në rritje e sipër.

Në aspektin politik është një mundësi që Kosova të shfrytëzoj këtë marrëveshje për të dialoguar dhe për të promovuar Kosovën nga fakti që një pjesë e madhe e këtyre shteteve në kuadër të kësaj marrëveshje nuk e kanë pranuar Kosovën dhe pavarësinë e saj.

Aty ku është lufta duhet të jetë ushtria dhe në këtë drejtim Kosova duhet të jetë më e pranishme në këto ndodhi dhe të hap perspektivë për avancim të proceseve ekonomike dhe dua të besoj që në këtë kampanjë zgjedhore partitë në garë do ta promovojnë por edhe do ta kuptojnë rëndësinë e diplomacisë ekonomike.

Duhet të kuptohet që takimet e tilla kanë rëndësi multidimensionale të cilat dimensione janë të rëndësisë së pakontestuar për promovimin e Kosovës dhe ardhmërinë e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Aleanca Kosovare e Biznesve dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet  organizojnë ceremoninë zyrtare të vlerësimit për Vasfije Krasniqi-Goodman si Misionare e Paqës. (Zyrat e Misionit Diplomatik në Tiranë, rruga Donika Kastrioti, P14 Ap.3E, ora 12:00)

- Zyra e BE-së rganizon një vizitë në shkollën 'Nim Frashëri' e cila së shpejti do të lidhet me rrjetin e ngrohjes qendrore të ofruar nga Termokosi. (Shkolla “Naim Frashëri”, ora 14:30)

- Ambasada e Shqipërisë organizon mbrëmje muzikore ‘Serenata me Ermira Babaliun dhe Flamo Trio’. (Teatri Dodona, ora 19:00)