18 Prill 2024

M’u kujtua “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”

Shkruar nga Sinan Geci

Mu kujtua pak nga “Shkëlqimi/Ngritja dhe rënia e shokut Zylo”

O njeri o Tjetri te udhëhiqte por te dyja, LVV dhe LDK, ishin të rëndësishme për qeverisje ndryshe…. Sa te vjen keq për Albinin aq edhe me dhimbset për një ko-qeverisje me nje parti si LDK qe pos tjerave “tutet nga hija e vet.”

Ka aq shumë njerëz të mirë në LDK, por ka nga ata pakicë që me të vërtet janë aq të këqij sa peshojnë aq rëndë.

Ja LDK-ja e vërtete! Ne kriza kombëtare dhe ne momente edhe ekzistenciale për popullin e Kosovës, ajo ngrit interesat e veta mbi te gjithë te tjerëve dhe vazhdimisht dëmton popullin.

Nuk është që Albini ka pas mundur te bej shumë më shumë me një partner si LDK, por fundja e fundit Albini dhe stafi i tij nuk kanë ditur dhe nuk din te menaxhojnë pritshmerite e popullit.

Befasia është se si ka mundësi qe LDK te jete parti kaq popullore për 30 vite me gjithë ato veçori interesante, kaotike, dhe besa ne disa faza kritike me një lidership anti-kombëtare e anti-shtetërore qe e kanë shoqëruar ketë parti? Shënim: mendoj ne kohen e Fatmir Sejdiut LDK ishte nen udhëheqje prej një intelektuali, burrështetasi dhe patrioti.

Mos vallë kjo tregon diçka për ne si popull?

Mos vallë Albini kishte filluar te “shkapurite” ne berllog te LDK-s dhe ne korrupsionin dhe interesat klanore brenda kësaj partie dhe te disa figurave te saj?

Po kjo parti i ka ndare dhe lere ne balt shume e shume njerëz dhe kombin para dhe pas lufte dhe ne veçanti ne periudhën e luftës (1997 – 1999) me te cilën populli ynë ishte ballafaquar me shfarosje.

E lere me të të lë ne balt ne kohe te virusit. Ja pra mu ne ketë kohë kur bota kërkon rregull, dhe të kundërtën e de-stabilitetit dhe anarkisë, LDK prape mendon për veten e saj, ‘elitës’ së saj pushtetar të pangopur, dhe klaneve te saj te pakontrolluara.

Në as edhe një moment LDK nuk mund ta përdorë kartën se LVV po na prishë me partnerët strategjikë.

Ka argumente që qëndrojnë brenda atij koncepti dhe të bëjnë të mendojnë se mos vallë Albini po e shpie Kosovën kah lindja dhe Turqia, apo mos vallë qëndrimi i Albinit kishte qasje strategjike për blerje kohe?!

Por LDK ka pasur njohuri të sakta se Albini nuk do e vë vetëm në letër Reciprocitetin dhe largimin e taksës gradualisht. Madje ata ishin pajtuar për këtë dhe LDK kishte marrë vota mbi këtë argument.

Fundja e fundit, kërkesa për heqjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë (dhe Bosnjë e Hercegovinës) nuk ishte kërkesë nga SHBA dhe BE e muajit mars dhe as e muajit shkurt 2020 por e mëhershme.

Andaj preteksti i prishjes së koalicionit qeverisës nuk ka korrelacion me prishjen e marrëdhënieve me SHBA sepse nuk qëndron. LDK kërkoj nga Albini të zmbrapset nga vendimi për shkarkimin e Agim Veliut ose prishet koalicioni.

Me të drejt u shkarkua sepse ai ka pasur mundësinë të thotë argumentet dhe të shfrytëzon ulësen në Këshillin e Sigurisë së Kosovës por e zgjodhi televizionin.

Duket që Albini tentoj të krijoj precedent në kulturë qeverisje qoftë edhe nganjëherë si autokrat. Megjithatë këtë autokraci të ushtruar nga Albini ja lejon detyra dhe përgjegjësia që mban si Kryeministër me legjislacionin në fuqi.

Albin, ishte herët për të qeverisur!

LDK, je plakur duke qeverisur!

Kosovë, më vjen keq që të gjallët nuk mendojnë për ty (ata që kanë menduar për ty nuk janë në mesin tonë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)