18 Tetor 2018

Mjerimi i Shqiptarizmit në Preshevë, misioni atikombëtar i Dudiqit

Shkruar nga Valon Jashari
  
Misioni i Dudiqit po bëhet pikrishtë në vigjilje të ditëlindjes së heroit kombëtarë shqipëtar Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.

Në shekullin XXI rreth 100 mijë banorë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ende mësojn pa abetarën shqipe. Ky fatë i hidhur i një pjesë të kombit shqipëtar nga shumë faktorë të jashtëm e të brendëshëm po e vuajn këtë errësirë të dijes.

Shteti serb me gjithë mekanizamt e saja po e pengon këtë mision të abetares shqipe, këtu një penges të madhe po jep edhe klasa politike lokale shqiptare e cila është bashkërealizuaese e këtij misioni antishqiptare të abetares shqipe duke heshtur këtë problem esencial për atë popullatë.
 
Në krye të misionit antishqiptar të Dudiqit është Medreseja në Preshevë, si institucion fetar si dhe Bashkësia Islame në Preshevë. Hapja kohë më parë e Medresesë në Preshevë si institucion fetare dhe aspak edukativo-kombëtar por asimilues ishte jo i mirëpritur nga popullata shumicë shqiptare dhe nga shtresat intelektuale shqiptare që bëjnë përpjekje për futjen e abetares shqipe.

Mevludin Dudiq edhe pse kohë më parë kishte shpërfaqur misionin e tij por sidomos me deklaratën e tij të fundit publike dhënë në Preshëvë në shtëpinë Kulturës se qëllimi i tijë është “të bëjn boshnjakzimin dhe islamizimin e popullatës shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe Ballkanit”, si dhe duke sulmuar laicitetin e shkollave shqipe që janë në duke punuar ashtu të cunguara në aspektin e abetarës, historisë në gjuhën shqipe.

Misioni i Dudiqit i mbështetur direkt si në aspektin politik ashtu edhe atë financiar nga shteti serb po realizohet  përmes Medreses në Preshevë.

Ky institucion asgjë nga historia e popullit shqiptarë nuk i ligjëron nxënsëve të kësaj medreseje, por vetëm për traditën dhe kulturën arabo-turke si emetues të verbër të kulturës së huaj dhe jo asaj shqiptare.

Nëse do ti shihni shfaqjet teatral që organizojn koordinatorët e kësaj shkolle me nxënsit e tyre për rinin shqiptare do të shihni qartë asimilimin e vlerave kombëtare dhe imponnimin e atyreve të huaja,  si dhe ekspozitën të organizuar po nga ky institucion nuk do të shihni as edhe një vlerë të shfaqur kombëtare shqiptare.

Misioni i Dudiqit me dudiqët serbo dashës të Preshevës, këta nxënës disa herë i dërgojn në Turqi e vendet arabe për eksursione dhe asesi nuk i bie në mendë që këta nxënës kanë nevoj të vizitojn Krujën, Prekazin, Shkodrën, Gjirokastrën, Tetovën, dhe vetë vendet historike të Preshevës që ka me dhjetra. 
 
Në planprogramin e Dudiqit në bashkëveprim me qeverin Serbisë sistemi i tyre është i qartë sa më largë identitetit shqipëtar, dhe zbehje të ndjenjave kombëtare të rinisë dhe popullatës shqiptare.

Ky mision i Dudiqit po ia gëdhend gëzimin  dhe ndjenjën kombëtare rinisë shqiptare të Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës, duke ia marrë në psherëtim abetarën e shenjtë shqiptare atë duke ia zëvendësuar me shkronja të shtrebura arabe, duke i krijuar një rini shqiptare si shpirtëra të shuar nga ndjenja kombëtare që të mos e kërkojn abetarën shqipe.

Shteti serb me mekanizat e saj shtetror ndalon në mënyr zyrtare abetaren shqipe, por nuk përfundon vetëm me kaq, por nga ana tjetër ua servon përmes shërbëtorëve të saj një nostalgji për shkronja arabe. 

Zgjohuni shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe tregojani Dudiqit dhe dudiqëv të saj  se ne jemi shqiptarë dhe se vlerat tona kombëtare nuk i ndrrojm me asnjë vlerë tjetër.

/Autori është historian, ish-veteran i UÇPMB-së,dhe ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2018  - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta dekoroj znj. Vasfije Krasniqi-Goodman. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00) 

- Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në kuadër të projektit “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë” organizon konferencën nacionale për të adresuar më tej rekomandimet e dala nga Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës do të mbajë konferencë, e cila organizohet në shënim të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Qeverisë salla P38, ora 10:00)

- Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksion pastrimi në Komunën e Obiliqit. (Obiliq, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj do të marrin pjesë në shënimin e Ditës së BE-së kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 10:00)

- Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ramiz Ramadani mban konferencë për media. (Zyra e krytarit të komunës, ora 11:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike bën hapjen e “Javës me bizneset e diasporës shqiptare”, aktivitet ky i cili organizohet në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano - Kosovare. (Hotel Emerald, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në "Javën me bizneset e diasporës". (Hoteli Emerald, ora 11:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do prezantojë analizën e publikimit shkencor të profesorëve në Universitetin e Prishtinës për vitin 2018. (Dit e Nat, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvnedosjes, ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në organizimin për nder të Ditës së Mysafirëve të Nderuar - Ushtrimi Shpata e Argjendt. (Film City në Prishtinë, ora 14:00)

- Hapet ekspozita e Çmimit Muslim Mulliqi e cila do të mbledh së bashku si artistët Kosovar ashtu edhe ata ndërkombëtar. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

- OSBE dhe Ambasada Italiane organizojnë trajnim të avancuar kundër korrupsionit për agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë. (Ambasada italiane në Prishtinë, ora 16:00)