19 Mars 2024

Misogjinia e Erdoganit tejkalon dekadencën e tij morale

Shkruar nga Alon Ben-Meir

Vendimi i Erdoganit për ta tërhequr Turqinë nga Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave nga viti 2011, është deri më tani kthesa më e neveritshme që ai ka ndërmarrë ndaj grave

T’i shëndrosh gabimet në një gjë drejtë

Është e vështirë të gjesh diçka më përbuzëse sesa vendimi i papritur i Erdoganit për të tërhequr Turqinë nga Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje.

Traktati, i cili njihet si Konventa e Stambollit, u finalizua në Stamboll në vitin 2011, dhe synon të mbrojë viktimat dhe t’i japë fund mosndëshkimit të autorëve të veprimeve të ndyra kundër grave.

Erdogani ishte nikoqiri i nënshkrimit të marrëveshjes, gjë që e bën akoma më absurde faktin se pikërisht ai do të tërhiqej prej tij – një veprim i përbuzur që tejkalohet vetëm nga josolvenca e tij morale.

BE-ja dhe SHBA-ja nuk guxojnë të lejojnë që të qëndrojë një tradhti e tillë, e cila do të ketë pasoja shkatërrimtare dhe tragjike për pothuajse gjysmën e popullsisë së Turqisë.

Ato duhet ta paralajmërojnë drejtpërdrejt Erdoganin se anulimi i ratifikimit të Konventës së Stambollit nga Turqia është thjesht e papranueshme dhe që do të sjellë pasoja të rënda.

Për dikë që pretendon të jetë një reformator, Erdogani me vullnet të tij i është nënshtruar tekave të një pakice burrash fanatikë islamistë që i shikojnë gratë si qenie inferiorë, vendi i të cilave është në shtëpi, duke shërbyer për kënaqësinë e burrave që ende jetojnë në epokën e errët.

Në vend që t’i kundërvihet dhunës në familje së përhapur në vendin e tij, ku 38 për qind e grave, që kanë qenë ndonjëherë të martuara, kanë qenë të nënshtruara ndaj dhunës nga partneri i tyre intim dhe ku 300 gra u vranë vitin e kaluar, Erdogani paturpësisht zgjedh të braktisë Konventën.

Drejtori i Amnesty International Turkey, Ece Unver vërejti me shqetësim të thellë se “Tërheqja nga Konventa e Stambollit është një katastrofë për miliona gra dhe fëmijë që jetojnë në këtë vend.”

Tërheqja e Erdoganit nga Konventa është një vazhdim i egërsisë së tij brutale dhe spastrimeve kundër popullit të tij. Sidomos nga grusht shteti i dështuar ushtarak në vitin 2016 (të cilin ai mund ta ketë orkestruar), ai sistematikisht i ka shkelur të drejtat themelore njerëzore të popullit të tij dhe e ka margjinalizuar pa mëshirë çdo kundërshtim ndaj skemave të tij për të përhapur doktrinën e tij islamike.

Aq më tepër, revokimi i traktatit nga Erdogani u dërgon një mesazh të qartë tiranëve të tjerë që ata mund t’u bëjnë grave me imunitet çka dëshirojnë.

 Në Turqi, më shumë se 5,000 gra po lëngojnë në burg me fëmijët e tyre (780 prej të cilëve janë foshnje të thjeshta) dhe janë subjekt i abuzimit dhe përdhunimit të shpeshtë nga rojet e burgut, ndonjëherë për të zhvatur një rrëfim për një të afërm (kushëri) mashkull. Gratë lezbike dhe transgjinore përballen me diskriminim të gjithanshëm.

Në Turqi, ku Erdogani i drejtohet popullit në emër të hyjnisë, gratë dhe vajzat përballen me dhunë të bazuar në gjini çdo ditë, sikur veprime të tilla të pakuptueshme do të sanksionohen nga Zoti. Ironia është se Erdogani e konsideron veten si një mysliman të devotshëm, përderisa atij fare nuk i bëhet vone për dhimbjen që u shkakton të tjerëve.

Ai është e kundërta e asaj që tha Gandi: “Unë e quaj fetar atë që i kupton vuajtjet e të tjerëve.” Organizata Ne do të Ndalojmë Platformën e femicidit (KCDP) raporton se nga viti 2011 dhuna ndaj grave është rritur katërfish ekskluzivisht për shkak të gjinisë së tyre.

Tragjikisht, ndërsa veprimet e egra të Erdoganit ndaj grave janë të pafalshme, burrat në shumë pjesë të botës duket se kënaqen me abuzimin e grave për ta kënaqur shovinizmin e tyre, pasi viktimizimi i grave duket se është mënyra e vetme në të cilën ata mund të pohojnë burrërinë e tyre.

Në gati 50 vende të botës, përdhunimi martesor nuk është inkriminuar dhe gratë përballen me ndjekje penale sepse kanë qenë viktima të përdhunimit.

Aborti është ende i paligjshëm në shumicën e vendeve, gjymtimi i organeve gjenitale të grave mbetet i zakonshëm dhe vrasja e nderit është ende praktikë në shumë vende.

Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, shumica e njerëzve që jetojnë në varfëri janë globalisht gra, dhe ka më pak të ngjarë të kenë qasje në kujdesin shëndetësor dhe arsim.

Amanda Klasing, ushtruese e detyrës së bashkë-drejtueses për të drejtat të grave në Human Rights Watch, vuri re se “Raportet për rritjen e dhunës me bazë gjinore maskojnë një rrezik më të madh që gratë në hije ose kufijtë e shoqërisë do të pësojnë dhunë pa mjet juridik ose do të heqin dorë nëse qeveritë nuk veprojnë shpejt ”.

Nuk mjafton që qeveritë në të gjithë botën thjesht të miratojnë ligje që forcojnë kornizat ligjore për të mbrojtur dhe fuqizuar gratë dhe vajzat. Faktet tregojnë se ligjet nuk zbatohen; gratë në Turqi dhe kudo tjetër ende po vriten, martohen si fëmijë dhe trafikohen për punë të detyruar dhe skllavëri seksuale.

Administrata e Bajdenit (Biden), fatmirësisht ka punuar shpejt në adresimin e neglizhencës kriminale të administratës së Trampit (Trump) ndaj të drejtave seksuale dhe riprodhuese të grave, me këtë rast Sekretari i Shtetit Antoni Bllinken (Antony Blinken) ka deklaruar se qasja në kontracepsion dhe kujdes ndaj shëndetit riprodhues për gratë janë të drejta universale, globale të njeriut që duhet të monitorohen dhe përkrahen nga Shtetet e Bashkuara.

Në këtë drejtim, Presidenti Bajden dhe udhëheqësit e BE-së duhet t’i bëjnë thirrje Erdoganit që të anulojë këtë vendim të tmerrshëm ose përndryshe do të vuajë sanksione të rënda ekonomike, do t’i mohohet audienca te ndonjë udhëheqës perëndimor, do t’i ndalohet pjesëmarrja në çdo stërvitje të ardhshme të NATO-s dhe do të përjashtohet nga ndarja e inteligjencës.

Kjo, në kombinim me anulimin e “rregullit global të gagut” nga Bajdeni në janar, duhet t’u dërgojë një mesazh pozitiv grave në Turqi dhe anembanë botës se të drejtat e tyre njihen dhe respektohen.

Unë i përshëndes gratë turke që u derdhën në rrugët e Stambollit javën e kaluar për guximin e tyre për të protestuar kundër kthesës së neveritshme të Erdoganit kundër grave në vendin e tij. Çdo burrë dhe grua me ndërgjegje duhet të ngrejë zërin për të dënuar këtë diktator të pamëshirshëm që kërkon ta pohojë burrërinë e tij të pasigurt duke i mohuar të drejtat e grave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)