28 Mars 2024

Me rrethoja e gardhiqe nuk mund të futemi në Bashkësinë e Evropës

Shkruar nga Luan Asllan Dibrani

- Fjalën rrethojë mu ka bërë e gërditshme qysh nga sundimi osman e këndej qe edhe sot e kësaj dite në të gjitha vendet ku kanë sunduar osmanët ka gardhiqe, bile disa i ngrisin me lartësi marramendëse deri në nivel të çatisë së shtëpisë!!!

Një fenomen i tillë është prezent edhe në Kosovë për fat të keq. Ky është një simbol i izolimit mbylljes, një far lloj “ferr burgu”.

Si fjalë, gardh apo rrethojë ma sollën edhe rastet e qeverive paraprake qe 20 vjet. Ata e ndoqën avazin e ish pushtit serb qe shqiptaret i lente të mbyllur pa infrastrukturë pa gjelbërime???.


-Besoj se iu kujtohen lagjet serbe dhe shtëpitë serbe qe ishin në Kosovë te ardhur si koloni nga Serbia mbi tokat shqiptare me dhunë, me kopshte te bukura, rruge të bukura dhe infrastrukturë.

Prandaj deri me tash këto fenomene vetëm ish pushtuesve osman e sllav iu ka shkua për shtati dhe ish qeverive 20 vjeçare të Kosovës për pastrimin e parave dhe dhënien e tenderëve dhe mbylljen e Kosovës.

Me kujtohet qeverisja e Ismet Beqirit si kryetar i Prishtinës vetëm ne mandatin e tij, sa here u shtrua sheshi dhe sa gardhiqet u ndërtuan dhe po nga i njëjti pas dy viteve i priti rrënimi dhe ndërtimi i serishëm!!!

Me anën e tenderëve me thurjen e gardhiqeve ne tërë qytetin e Prishtinës e bënë një lloj burgu me (mbuloje ferexhe)pamje të vrazhda me mure e gardhiqe në vende publike lulishte, kopshte, Klinika, Universitetete, Qendra Sportive, Radiotelevizione,  Muzeu, Gjykata, Ministri, Kuvende, Ministria e Shërbimeve Publike;Posta etj, por, Objekti i Qeverisë së Kosovës ishte njeri ndër objektet vetët ma i shëmtuari!!!

Pse i shëmtuar?.Sepse kjo irriton çdo qytetar te ndershëm dhe mund te jetë i brengosur me faktin që një hapësirë e madhe publike po uzurpohet nga gardhe prej hekuri dhe betoni kangjellave etj.

 Qeveritë paraprake ka nda para te mëdha disa here hapje tenderësh me i ndërtuar, pastaj  rrënuar e prapë rindërtuar me një kompani tjetër te fituar tenderin, po nga ish qeveritarët .

Ta rikujtojmë vetëm Ismet Beqiri sa gardhiqet i pat bërë e rrënuar!..Popull gjene vetëm një metër qe ka mbet diku aktuale investimi i asaj kohe sa ishte ai ne krye të Prishtinës...

Nuk mund ta gjeni se ato gardhiqe i kane marr tenderët e rinj te Haradinajt e te tjerëve. Ato gardhiqe sot gjenden me tjetër model e dizajn, siç po ndodh me rastin e rrethojave të Qeverisë së Kosovës.

 Pothuajse të gjitha këto institucione janë të rret huara me gardhe të cilat përveç që zënë hapësira të mëdha publike, ato i japin një pamje të shëmtuar qytetit, janë të kushtueshme, krijojnë barriera komunikimi të lirë në mes qytetarit dhe institucionit por edhe pamje te keqe për një evropian!?:

Po, ku po mendoni or njerëz qe Evropa pranon shtete të tilla me gardhiqe?
Mos harroni se edhe ky fenomen është i radhitur në kushtet dhe standardet për t’i plotësuar për anëtarësimin në “Bashkësinë Evropiane” .

Teza rrënimi i rrethojave të Qeverise së Kosovës “ qenka antiamerikane është skandaloze dhe shprehej naive!!!


 Ku mendon dikush nga Kosova se Bashkësia Evropiane pranon shtete me aq naivitet nga presidenca e Kosovës si Adil Behramajn, këshilltar kur shprehet se  rrënimi i rrethojave  të Qeverise se Kosoves “ qenka antiamerikane!!!
Citojmë me poshtë deklaratën e tij:

 “Këshilltari i presidentit, Adil Behramaj ka shkruar në Facebook se ky veprim i Albin Kurtit është bërë si shkak i pakënaqësisë së tij me politikën amerikane”. Unë nuk e njoh këtë njeri, po tani mësova vërtet shkallen se çfarë intelekti paska përbrenda presidenca jonë!.

Po hiqe mor e mos te gazit ma or zoti Hashim Thaçi se, Po, çfarë lidhje kanë ata shtylla me Amerikën qe sot për sot është Lokomotive dhe e vetmja superfuqi ne bot .Nëse ka renë  ne këtë shkallë Amerika te merret me Rrethojat (Gardhiqet Avliat “ dhe budallaqet e Korrupsionit në Kosovë,  po e them se” Amerika i paska ngjit”!

Nuk e dijë se kush e ka dhënë këtë ide për rrënimin e tyre, por ai qenka vizionar për ta heq barrierën e Kosovës edhe nga këto fenomene qe janë pjese e planit serb që shqiptaret ti lëne primitiv pa vizion dhe popull me bishta siç i quante dikur Serbia.

Prandaj të theksohet se rrënimi i rrethojave u është vepër antiamerikane gjë qe deklaratat e tilla sa janë budalalkina, po aq janë sharlatanqe dhe teza te rrezikshme  in interesin tonë në përforcimin e ndërkombëtar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)