29 Mars 2024

Me Qeverinë e re filloj ç’kapja e Shtetit

Shkruar nga Asllan Dibrani

Situata  alarmante  e parregullsive në administratat e  deri tashme  të Kosovës  është evidente dhe rreshtuar ne rangun ma skandaloz për zhvillimin e  një shoqërie?

Lajmi  i Ministrisë së Punëve të Brendshme për  arrestimin e udhëheqësit të Krimeve Ekonomike në Prishtinë, Lavdim Osmanit,  Lutfi Menxhiqi  dhe disa zyrtareve policor e qytetar tjerë  është efekti  i menjëhershëm  i  qeverisë se re, që ka si prioritet ta  luftojnë krimin dhe  korrupsionin  në Kosovë.

-Informata  sipas Inspektoratit Policor të Kosovës, arrestimi dhe prangosja e udhëheqësve  të Krimeve Ekonomike jap sinjalin se aksioni do te vazhdoj dhe një zot e dine se të cilët bosë do të përfundoj pas grilave.

Vet  fjala  „grupi policësh të cilët dyshohet se u kanë vënë haraç bizneseve dhe  shumë kompanive,jep kuptimin se qytetari ka qene  i martirizuar,i degraduar dhe i nëpërkëmbur  nga  vete” organet  e shtetit” te deri tashem !

 Beteja kyçe e Qeverisë  se  re  është të konsolidojmë sistemin  e përndjekjeve pas krijimit të qeverise Kurti ,dhe te bëhen  reforma ne Ministrinë  e punëve të brendshme.

-Ky korrupsion duhet të luftohet në shkallë të madhe si një nga problemet më të mëdha që ka kaluar shoqëria jonë kosovare qe 20 vjet .

Me këtë vendim Qeveria e Kurtit tregon vendosmëri të fuqishme për ta ndaluar korrupsionit si fenomen i dëmshëm   me pasoja  ekonomike kulturore dhe politike  për Kosovën.

Ekipi operativ nga organet aktuale duhet të jetë shumë i ashpër në luftën kundër krimit të organizuar në bashkëpunim  me Prokurorinë Publike dhe të gjykatat për ta vënë në zbatimi ligjin,rregullin dhe funksionimin  e shtetit të Kosovës ...

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)