04 Korrik 2020

Me Eulex-in keq, pa Eulex-in edhe më keq!

Shkruar nga Zejdush Kastrati

E Urrej ndihmën e miqëve të vonuar (Euripidi)

 “Synimi kryesor i Misionit Europian për Sundimin e Ligjit (Eulex) si Misioni më i madhë i vendosur deri më tani nga Bashkimi Europian është t’i ndihmojë dhe mbështesë autoritetet kosovare në fushën e sundimit të ligjit, posaçërisht në fushën e policisë, gjyqësisë dhe doganave. Qëllimi i misionit nuk është të sundoj apo të administroj në Kosovë por ky është një mision teknik i cili do të monitorojë, udhëzojë dhe këshillojë përderisa do të mbajë një numër të kufizuar të kompetencave ekzekutive. EULEX vepron në një kuadër të përgjithshëm të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe ka një zinxhir të njësuar komandues në Bruksel.”

 Është kjo ,vetëm një pjesë e cituar  dhe e nxjerrë nga veb faqja e këtij misioni e që është spostuar në shtyllën e kësaj faqe  me mbititull “Cështë Eulexi”. Besoj se ia vlen të ceket edhe nje fakt tjetër kur po në këtë faqe,  pos materialeve tjera që kuptohet janë më tepër “promo” për këtë strukturë ndërkombëtare, lexuesi mund të shoh dhe lexoj edhe slloganin”Parneritet për drejtësi”.

A na zhgënjeu Eulexi?

Nesë kthehemi në kohën kur zbarkoi Eulex-i në Kosovë , apo në vendimin e datës 4 shkurt 2oo8 të BE, e që na kujtohet mirë se kundërshtohej me të madhe nga Beogradi, por edhe disa qarqe tjera e në vaqanti pqr shkak të gjashtë pikëshit të Ban Ki Mun-it, pjesa më e madhe e kosovarëve kishin simpati dhe besim se me vendosjen e ketij misioni i cili llogaritej si “ajka “ e demokracisë evropiane , definitivisht nga Kosova do të largohen struktuart burokratike të UNMIK-ut të cilat konsideroheshin si jofunksionale për të quar proceset përpara, do të nis një faqe e re ne historinë e shtetëndërtimit dhe funksionimit të shtetit ligjor dhe në rend të parë do të pamundsohet javashllëku,anarkia, e në veqanti hajnia, korupcioni e deformimet e shumta që përcillnin shoqërinë kosovare që nga pas lufta.

Pra, me zbarkimin e Eulex-it, ishte krijuar një opinion i përgjithëshëm, se më në fund (shpresohej)vlerat europiane ,do të instalohen edhe në Kosovë, dhe se shteti më i ri në botë, që është edhe pjesë gjeografike e kontinentit të Europës , do të orientohet përfundimisht kah zhvillimi, prosperiteti , dhe e bukura që identifikohet me Europën e zhvilluar dhe demnokratike.

Ne, që ishim pjesë të debateve gjatë asaj kohe ,na kujtohen edhe mendime dhe opinione, të cilat thonin të kundërtën që mendonin pjesa dërmuesë e kosovarëve, duke shtuar edhe  këto “komplimente” për Eulex-in se ata , “janë të njejtë si Unmi-ku”,”janë ata që në vendet e tyre janë të dështuar”, “janë njerëz me qëllime dhe misione të dyshimta”,dhe realishtë, pjesërishtë,këto vlërsime, sot janë realitet , por kuptohet , atë kohë, pos që ishte një bindje dhe besim tek Eulex-i nëse rezistoje dhe refuzoje vendosjen e Eulexit, shumë lehte identikoheshe edhe si përkrahës i aferave dhe skandaleve, klaneve e grupacioneve të interesit,por edhe i qarqeve e përsonaliteteve të politikës së asaj kohe, që ishin të përfolur për afera te llojëllojshme që kishin kapluar Kosovën.

Të mendoje, ishte a pakapshme, e leje ma të bindeshe atë kohë, se një diplomat, gjeneral, apo zyrtarë i lartë i Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë,Holandës, Shteteve skandinave…. të cilët, vetem për 16 muaj qëndrim ,nga tatimpaguesit e tyre, kishin paraparë të merrnin një bugjet prej 2o5 milionë euro, për të rezatuar , në radhë të pare,  shembullin e sundimit të ligjit e sigurisë, por edhe vlerave univerzale të shteteve prej nga vinin, ti lejojne vehtes, të sillen me papërgjegjësi dhe të adaptohen, e pse jo, edhe te involvohen në realitetin që mbretronte në Kosovë, ishte një utopi, që as nuk paramendohej, dhe edhe sot është vështirë ti besohet.

Pas një periudhe mjaftë të gjatë e që arsyetohej me akomodim dhe njohje të realitetit,e që u përcoll nga një pjesë e madhe e stafit vetëm më ndërrim të garderobës nga ajo e Unmik-ut në ate të Eulex-it,kur “ kupa” ishte “mbushur” dhe ishte para shpërthimit,Eulexi filloi”gjahun” dhe një pjesë e madhe e kosovarëve mendon se kjo fushatë është ba në mënyrë selective , jo në katër cepet e Kosovës, por fillimisht ndaj clirimtarëve, pastaj ndaj të “padëgjueshmëve”,në bazë të letrave anonime, por edhe në bazë të diktateve të grupeve të caktuara të interesit, që ishin pjesë e bizneseve dhe apetiteve për përfitime përsonale dhe grupore.

  U bastisën disa Ministri e ministra,(por shumë të përfolur u “amnistuan”),departamente e drejtori,kompani publike e private, por fatkeqësisht, në vend, që hetimet e nisura të përfundojnë e mbyllen me vendime meritore, e të bazuara në fakte, dhe pa pardon ,shume raste, edhe sot e kesaj dite, jane të pambyllura dhe nën hetime, që su dihet fundi, dhe kur përsonat që nisën këto hetime , së shpejti do të largohen edhe nga ky mission dhe nga Kosova, atëherë me të drejtë ka vend për kritikë dhe rezerva se Eulexi gjatë kësaj periudhe mbi 2 vjeqare nuk përmbushi nevojat dhe parashikimet por edhe premtimet.

Eulexit I faturohen edhe dështime tjera që një pjesë e madhe e kosovarëve kanë menduar dhe shpresuar se kjo component euripiane ka fuqi ,moral dhe kredibilitet jo ti eleminoj por paksa ti zbus dhe ti identifikoj e ti fus në agjendë të gjyqasorit e segmenteve tjera shtetërore për ti zgjidhur në vazhdimsi.Eulex-it I zihet për të madhe që nuk veproi edhe në një rast kur në zgjedhjet e fundit u vodh dhe manipulua skajshmërisht ajo që në përendim quhet e shejtë e që është vota e qytetarit.Pra edhe këtu dështoi Eulerx-I dhe veshtirë është ti falet.

Eulex-i, kohëve të fundit u kritikua edhe nga disa institucione vendore e liderë lokalë ,por edhe disa nderkombëtarë,por u kritikua edhe nga “sulltani “ i Kosovës, Piter Feid.!

Pa Eulex-in, Kosova, me siguri do të zhytej edhe me shumë, në një pasiguri dhe dështim institucional më të theksuar, e në veqanti në aspektin e krimit të organizuar, korupcionit . ..por këto rezultate që ka arritur ky mekanizëm ndërkombëtarë që përfaqson Europën demokratike , karshi premtimeve, e ne veqanti pritjeve e nevojave tona, për rezultate në vijën e sundimit të ligjit e sigurisë, nuk përmbushën as paarshikimet e as zotimet që në start kur erdhën e që janë të përshkruara edhe ne preambulen e këtij misioni. Edhe sa I përket slloganit “partneritet për drejtësi” mund të themi se kjo është një marketingë dhe parullë që nuk përkon fare më kronologjinë e ngjarjeve dhe rrjedhave të këtij misioni në Kosovë që nga vendosja e misionit e deri më tash!

Megjithate, Zotërinjë, edhe pse jeni vonuar , Kosova ka nevojë për Juve, por JU duhet të veproni, sepse keni një rast të mirë për të dëshmuar se kush jeni dhe nga jeni.Pa ju me siguri do të behej më keq.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Korrik 2020

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", do të organizojë aktivitet në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA ku aktiviteti fillon me pastrimin e sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësat e Prishtinës. (Sheshit Bill Clinton, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të bëjë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”. (Parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA pjestarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinë do ta ngrisin flamurin. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)
 
- Kryeministri merr pjesë në fillmin e fushatë së korrje shirjeve në Kosovë. (Zona Industriale në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, ora 14:00)