16 Prill 2024

Me çfarë gjuhe foli lidershipi Kosovar?

DITA D. Dita e zgjedhjeve dalëngadalë po ofrohet....Fjalimet dhe oratoria  e përdorur e kandidateve për deputet e sidomos për poste të larta qeveritare në zgjedhjet e vitit 2010 në Kosovë, pa mëdyshje që janë bërë interesant për shumicën e atyre që në një mënyrë apo tjetrën i përcjellin këto diskurse publike elektorale.

Duket që vokabulari dhe arsenali i tyre për dallim nga zgjedhjet e kaluara nacionale ka një përparim në kuptimin e asaj që hetohet se si gjuha ashtu edhe agjenda e premtimeve është shumë më cilësore dhe më e afërt me brengat dhe shqetësimet e publikut kosovar. Kuptohet, në zgjedhjet nacionale të viti 2007, agjenda e deputeteve dhe sidomos liderëve partiak me shumë adresohej kah kërkesat për ta bërë shtetin dhe pavarësinë nga Serbia, sa problemet e natyrës sociale e ekonomike.

Nëse bëjmë një krahasim të këtyre fjalimeve (herë herë të zjarrta(!?) dhe debateve publike hetojmë që  gjuha e përdorur dallonte si në formë ashtu edhe në përmbajtje me ato të vitit 2007. Dallonte, po ashtu si me  intonacionin ashtu edhe me mënyrën e qasjes ndajë ofertës për publikun e gjerë.

 Dallimi në fakt, rezultoi jo si pasojë e risive që futën liderë dhe  subjektet politike aktuale në agjendat e tyre në formë të joshjes për publikun, por si shkak i diktatit të proceseve (për të mos thënë të jashtëzakonshme!) tjera që ndodhën në superstrukturën juridiko-politike (hyrjes së subjekteve të reja politike, pastaj raporteve negative ndërkombëtare për punën e institucioneve, si edhe sidomos perceptimit të qytetarëve për qeverisjen), atë politike, e sidomos ekonomike.

Padyshim që shkaqet duhet kërkuar edhe ne qasjen e ashtuquajtur solidare me publikun, gjegjësisht me qytetarin, për të mos thënë edhe: popullin, e në fakt termin që më së shumti është manipuluar në këto zgjedhje!

Aftësia pra,  për të bërë debate demokratike për problemet  ekonomike, sociale e sidomos ato politike sot, në fakt është një formë moderne e udhëheqjes së kampanjave në të gjitha vendet që janë duke përjetuar “dhimbjet” e tranzicionit botes.

Sot në kohën e teknologjisë masive është shumë e rëndësishëm që aktorët që  janë pjesëmarrës kreativ të këtyre debateve publike, të shfrytëzojnë benificionet apo strategjitë më të sofistikuara në drejtim të animimit të masave të gjëra apo qytetarisë. Në vendet siç është Kosova, padyshim që nuk nevojitet ndonjë  strategji e tillë e sofistikuar edhe për një arsye fundamentale: e që ajo ka të bëjë me statusin dhe gjendjen e mbi 7o% te popullatës që kanë përveç problemeve sociale edhe sosh ekonomike e morale.

Kur janë në pyetje gjuha e kandidatëve për lidership të Kosovës, padyshim që këtu përveç kësaj mjeshtërie kandidatët e përzgjedhur është dashur të mësojnë edhe leksionin e kundërvënies si edhe teknikat kualitative të eskivimit të përgjigjeve së bashku me njohjen e asaj që shquhet si “aftësi racionale” e diskursit publik në proceset zgjedhore të një vendi.

Është një praktikë dominuese e proceseve zgjedhore në botën perëndimore se nëse një kandidat  që gjendet në arenën konkurruese politike arrin t\'i njohë dobësitë  e kundërshtarëve të vetë politik, atëherë ai me një siguri shumë më të madhe do të mund: T’i kontestojë „argumentet“ e forta që kundërshtarët  zakonisht i japin atij në debatet nëpër mediat elektronike; T’i paraqes  faktet në formë pro et contra; T’i fuqizojë disa nga argumente shtesë që eventualisht i ka lanë mënjanesh; T’i  shpalos në mënyrë kreative  argumente më të fuqishme  në fund të debatit, në mënyrë që të përshtypjen më të mirë mundshme në publik.

Nëse  u adresohemi gjuhës dhe sidomos mënyrës së përdorimit të këtij mekanizmi në raport  me kundërshtarët apo rivalët potencial për postet e institucioneve qeveritare, në procesin zgjedhor të këtij viti, hetojmë që shumica e kandidatëve nuk e shfrytëzuan sa duhet mekanizmin e “rinjohjes së CV-ve ”, për t’i sfiduar ata për postet dominuese në hierarkinë qeveritare.

Qasja e kësisoj padyshim përveç poenëve politik do të dërgonte edhe mesazhe të sigurta për vetveten(!) që nënkupton një qasje tejet të sofistikuar debutuese . Ka shume raste që dëshmojnë  për  peshën e mënyrës se si thuhet një çështje ne debatin publik kur ballafaqohen përveç koncepteve ideologjike, programore, sociale, ekonomike, etj.

Për ta ilustruar peshën e mënyrës se si duhet të thuhet premtimi i lidershipit partiak, apo të paktën duhet t\'i thuhet publikut ky premtim pak para se të vendosin ata të shkojnë në kutitë e votimit,  le të na shërbejë si mostër  adekuate shembulli i dy kandidatëve amerikan Wesley  Clark , i cili në fazën e parë elektorale ishte njëri ndër kandidatët më serioz për ta marr postin e Presidentit të 43 të SHBA-ve dhe kandidatit tjetër George Bush, i cili në këtë fazë nuk kishte edhe aq shumë gjasa ta pushtonte këtë post! Pra , mënyra se si iu tha sovranit amerikan, bëri që Clark të pësoi ndërsa Bush të fitoi për një nuance të ngushtë elektorale...

Por, nëse u adresohemi mënyrës se si i thanë premtimet ne fushatën elektorale 2010, mund të themi se: ato ishin shumë më të bollëkshme; shumë më të specifikuara si për nga cilësia ashtu edhe për nga  përmbajtja: shumë më të adresuara nëpër shtresa sociale...etj. Gjithashtu, analiza jonë tregon se në këto zgjedhje, për herë të parë kemi një rrezatim shumë më optimist dhe shumë më pozitiv, se sa në zgjedhjet e vitit 2007. 

Në fakt, këtë optimizëm, padyshim që e kanë ngritur: ngjarjet negative të identifikuara si probleme dhe sfida nacionale (krimi i organizuar, veriu i Kosovës, papunësia, varfëria, e tash së voni edhe ideja e bashkimit kombëtar me Shqipërinë(!)etj.: shpresa se do të realizohen premtimet e dhëna sidomos ato të sferës sociale: ofertat e zgjidhjeve sociale, etj.

Se sa ishte relevante gjuha e lidershipit në procesin e animimit të elektoratit më së miri do të mund të kuptojmë ditën e diele...kur edhe do të vendoset jo vetëm legjitimetit i kuvendit por edhe i qeverisjes  së ardhshme që do vishet me petkun  e legaliteti  të  lidershipit Kosovar!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)