29 Maj 2020

Martesa e Naltёsisё sё tij Princ Leka II tё behet nё Prishtinё

Shkruar nga Bujar Abdullahu

Martesat mbretërore në të kaluarën, shpesh, janë lidhur për përfitime si nё aspekt politik, pёr shtrirje më të lehtë të pushimeve, ashtu edhe nё atё ekonomik, pёr rritje tё pasurisё, dhe, në të shumtën e herave, nuk kanë qenë rezultat i një dashurie idilike mes dy të rinjve.

Pёrgjatё shekullit tё XV dy familjet mё tё fuqishme angleze dhe me shume ndikim, ajo Lancaster dhe York, ishin nё rivalitet tё përbetuar, dhe nё tё njёjtёn kohё edhe nё rrezik permanent nga njëra–tjetra.

Rivaliteti i tyre ishte i atillё saqë nga njё konflikt i mundshëm parashikohej se ndikimi i tyre në Angli mund të bije në nivel të riparueshëm. Por, pёr tё mos arritur deri tek ky konflikt, trashëgimtari i mbretit Hendry VI, Henry i VII, nga familja Lancaster, pak kohё pasi mori fronin, jo se nuk u fut nё konflikt me York-asit por vendosi qё tё kërkoj dorën e Elizabeth-ёs, njёrёs nga vajzat e familjes York.

Me kёtё lëvizje, edhe pse aureola e dashuris nuk qëndronte mbi kёta dy tё rinj, interesi ishte ai me tё cilin Henri i VII, forcoj edhe mё pozitën e tij, me çka u bё mbreti i pakontestueshëm i Anglisё i shekullit XV. Si rezultat i këtij fuqizimi, mё pas, me shumё lehtësi ai i përballoj presionet e baronëve tё cilёt nё atё kohё ishin me shumё ndikim, dhe shpesh sheshazi paraqiteshin kundër qëndrimeve tё mbretit. 

Por ka edhe raste nga tё cilat martesat mbretërore kanë qen edhe arsyet e fillimit të luftërave në mes të palëve të cilët nuk kanë qenë të kënaqur.  Madje nё rastet më ekstreme, disa martesa kanë zënë vend brenda vet anëtarëve të familjes mbretërore me tё vetmin qëllim, ruajtjen e pasurisë dhe tё ndikimit politik. 

Këto raste janë pak e hiq aktuale, tani pёrgjithёsisht martesat mbretërore janë kurorë e dashurisё nё mes të dy të rinjve. Por kjo nuk do tё thotë se mbretëritë edhe tash nuk mundohen qё sadopak ta shfrytёzojnё njё lidhje apo ceremoni martesore pёr shtrirje tё interesave tё tyre, pa dyshim jo nё përmasë çfare i kishin dikur, por sё paku ruajtjen e pozitës udhëheqëse përball vendeve tё cilat dikur ishin nёn sundimin e monarkive tё fuqishme.

Shembull ёshtё Anglia përball shteteve tё Komonveltit. Nё kёtё kontekst duhet përmendur martesën e Princ William-it, me Princesёn Catherin, ceremonia martesore e të cilëve pёrveç qё karakterizohej me njё dasёm mbresёlёnёse, nё fotot e kësaj dasme kishin zenё vend shumё president, kryeministra, mbretёr etj., tё shteteve tё Komonveltit.

Shqiptarët kanё mret qё nga 1 shtatori i vitit 1928, herё i pranuar e herё i anatemuar, varësisht nga sistemet tё cilat kanё dominuar qyshse nga shpallja e mretnisё, por pavarësisht kësaj, shqiptarёt me mburrje mund ta thonë se  tash e 83 vite kanё mretni.

Naltmadhnia e tij Zogu I pas tij la njё histori tё bujshme; luftёn kundër serbёve pёr ruajtjen e vendlindjes sё tij, Matit, mos lejimin e ndarjes sё Shkodrёs, vendosmёrria e tij pёr mos ua lёnё nё dorё pushtuesve Shqipёrinё, rikthimi  i disahershёm triumfal nё Shqipёri, lufta e tij me klanet e ndryshme dhe komplotet e shpeshta, duke mos harruar asnjëherë aftёsinё e tij pёr qetësimin e situatës nё parlamentin shqiptar menjёherё pas atentatit dhe plagosjes sё tij me tre plumba.

Por asgjë, besoj asgjë, nuk krahasohet me përpjekjet e tij pёr krijimin e njё shteti funksional me njё administratё moderne, pёr themelimin e ministrive dhe ngritjen e grupeve punuese për funksionalizim të këtyre ministrive, pёr njё shtetit të së drejtës dhe ligjit, etj., pra ishin këto veprime tё Naltmadhnisё sё Tij ato tё cilat, po ta kishin mundësin e vazhdimit, sot secili parashikim jam i bindur se do tё ishte nёn nivelin e raliteti tё shtetit tё krijuar nga Mbreti Zog I.

Akoma shqiptarët kanё mretni e mret, asaj tani i prinё Naltmadhnia e Tij Mbreti Leka I dhe pasardhësi i Tij Naltёsia e Tij Princi Leka II.

Shtrirja e mbretërive ishte diçka e zakonshme nё tё kaluarёn, por fatkeqësisht Mreti Zog I nё periudhën para shpalljes sё Shqipёrisё monarki, pra nё kohёn kur ai ishte ministёr i punёve tё brendshme, kryeministër e mё vonё edhe president, por nё veçanti pas shpalljes së Tij Mret, gjendja e përgjithshme e shqiptarëve ishte e ngulfatur nga fqinjët por edhe nga interesat e ngushta dhe klanore të kundërshtarëve të Mretit,  saqё oborrit mretnorё iu bë e pamundur zgjerimi i mretnisё nё tё gjitha trojet e tij. Pёr mё keq periudha e mortajës komuniste kur ajo pllakosi Shqipёrinё e cunguar, ishte periudha mё e erёt pёrgjithёsisht pёr shqiptarёt e pa dyshim edhe pёr familjen mretnore.

Pёrkundёr vështirësive tё para shpalljes Mret i shqiptarëve, si dhe menjёherё pas themelimit tё Shqipёrisё monarki, shqiptarët kishin njё parlament, edhe pse “i egër”, ku p.sh. shumё kuvendarё tё këtij parlamenti kishin revole me vete nё sallёn e nxehtё tё debateve, megjithatë mund tё thuhet se ishte koha e fillimit tё demokratizimit tё Shqipёrisё.  Fatёkeqёsishtё ishte komunizmi enverist ai qё bёri kёrdinё, qё e ngulfati demokracinë ashtu tё njomё, ishte enverizmi ai i cili e la prapa tёrё shqiptarinё. 

Çka tash? Besoj se njё detyrё dhe pёrkushtim i familjes Mretnore, posaçërisht tani, duhet tё jetë shtrirja e idesё sё bashkimit nё tё gjitha trojet e saj. Thёnё thjesht jo tё gjithё shqiptarët jashtë Shqipёrisё juridike, ndjejnë se kanë mret, dhe mbetet qё Naltmadhёnia e Tij Leka I e nё veçanti Naltёsia e Tij Princi Leka II tё ndërmarrin hapa tё ndryshёm qё gjithnjë  e mё shumё shqiptarёt ta ndjejnё familjen mretnore si njё familje e cila ashtu si tradita, gjuha, fetё, kultura simbolet nacionale etj., tё jenё pjesё e identitetit tё tyre.

Njё veprim qё qysh tani mund ta ndërmerr Princi Leka II, ёshtё qё ceremoninë martesore, apo sё paku njё pjesё tё saj, ta organizoj nё Prishtinё. E dimё se Naltёsia e Tij ёshtё i fejuar me, Elia Zaharia princeshën e ardhshme shqiptare, vajzёn e aktores sё mirёnjohur Yllka Mujo, gjithashtu e dimё se fejesa e tyre ёshtё organizuar nё Hotel “Lutetia”, dhe kjo sa pёr falimnderim Francёs, posaçërisht Parisit, pёr pёrkujdesin e treguar ndaj gjyshit dhe babait të Tij, pas ikjes së tyre nga komunizmi enverist,  po aq edhe pёr shkak tё kulturës franceze, ku respekti pёr trashëgiminë mretnore çmohet e respektohet shumё. Tani, besoj e shpresoj se martesa e Naltёsisiё sё Tij tё ndodh nё Prishtinё.

Do tё ishte ky njё eveniment i qёlluar, i cili do tё mbetet gjatё, mbase përgjithmonë, nё kulturёn dhe memorjen tonё kolektive, do tё ishte kjo njё ngjarje me porosi dhe efekte kuptimplote nacionale dhe tё tjera, qёllimi kryesor i sё cilёs do tё ishte krijimi i lidhjeve dhe fijeve tё reja Shqipёri Kosovё aq shumё tё nevojshme sot. Qё kёto dhe shumё tё tjera si kёto tё arrihen Mreti dhe Mretnesha e ardhshme shqiptare duhet tё thonё “Po” nё Prishtinё.

(Autori ёshtё kryetarё i Partisё Nacionale Demokratike Shqiptare)

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi mbanë konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)