18 Shtator 2019

Marritë e disa "furraxhive"

Shkruar nga Gani Qarri

Pa kaluar as dy ditë të plota, apo më mirë të themi, qysh nga dita e parë e vënies së taksës nga shteti i Kosovës ndaj prodhimeve kancerogjene të Serbisë, për çudi disa nga furrtarët bashibozuk, nuk hezituan për asnjë minutë të vetme, që ata të parët të solidarizohen me Serbinë dhe ngritin menjëherë çmimet e bukës e prodhimeve të saj-popullit të vet.

Ka një numër të rryer furrtarësh serbofil e serbishtfolës, që me mendjen e turbulluar nga nostalgjia e kohës së okupimit serb, ende kujtojnë se edhe frymëmarrjen, atyre vazhdon t`ua sigurojë Serbia.

Madje ndonjëri prej tyre mu në vlugun e luftës, kur Kosova me fshatra e qytete të saj digjej e shkrumbohej nga ushtria dhe policia pushtuese serbe,(vëlla i njërit prej komandantëve lokal)pa fije turpi, dhembje as ndërgjegje kombëtare, në stacione autobusësh, na e maste bërrylin publikisht, duke u tallë hapur me ndjenjat dhe përpjekjet tona për liri e çlirim me shprehjet fyese; "Ju po doni liri dhe republikë aaa...na merrni në "topuz" timin, lirinë dhe Republikën e Kosovës".... keni kujtuar se është kollaj të luftoni me Serbinë....keni me pa...Millosheviqi do tu shtijë të gjithëve në “bir të minit” etj.

Për aq më keq, dhe sikur mos të mjaftonte as kjo, disa nga furrtarët dhe jo vetëm ata, por edhe ndonjëri nga komandant lokal të UÇK-s, të cilët në fund-verën e vitit 1998, duke pirë e festuar deri në mëngjes me komandantin e njësive speciale kriminale policore të Serbisë për Gjakovë me rrethinë Millutin Preshqeviqin, dorëzuan armatimin e sjellë nga Shqipëria për UÇK-n, në kohën kur në Kosovë bëhej luftë, ata strehonin familjet e veta, në qytetet kryesore të Serbisë, për të cilët thuhet se kaluan “pa ferrë në këmbë”.

Në anën tjetër, sipas dëshmive të vet kolonelit të ushtrisë okupatore të Serbisë, të ashtuquajtur Lakiq Gjoroviq, qindra femra hasjane përfshi edhe vajza minorene 14 vjeçare, përderisa komandantët lokal fshiheshin apo edhe bënin qejf ndokund, të pa mbrojtura nga askush, përdhunoheshin në grupe edhe para prindërve, nga ushtarët dhe paramilitarët serb në zonat kufitare me Shqipërinë të grumbulluara kryesisht në Lugishtë të Hasit me rrethinë. 

Sipas tij, kjo duhet të ketë ndodhur më 12 prill të vitit 1999, kur shqiptarët e Kosovës nga fshatrat e Hasit në veriperëndim të Prizrenit, si dhe në Damjan dhe Tanaj, në juglindje të Gjakovës,u mblodhën në mal tek Guri i Korbit,në rrethinë të Lubizhdës së Hasit, ku forcat serbe, i kanë përdhunuar, vrarë, rrahur, plaçkitur dhe dëbuar ata në Shqipëri.

Në mesin e të vrarëve ato ditë, ishte edhe djali i xhaxhait tim Ademi, ndërsa ajo që duhet të ceket me këtë rast, është fakti se vërtetë ata i vrau ushtria dhe policia serbe, por personi që përzgjodhi të rinjtë, se cili duhej të vritej e cilët të dëboheshin në Shqipëri, sipas dëshmitarëve okular, ishte një shqiptar i maskuar, i cili me siguri ende është gjallë dhe mban ndonjë funksion me rëndësi, në qeverinë komunale, në Gjakovë, Prizren apo edhe në Prishtinë dhe njëjtë si atëherë edhe tani ai punon për Serbinë

Bijtë e kapove të po atyre ditëve bashkë me shokë bukur të shumtë, sot jo vetëm se na vijnë me mendjemadhësi mbytëse dhe me cinizëm të pa shembullt, na fishkëllejnë për skaj, gomat e makinave me tabela të Serbisë, por vetëm dy dekada pas katrahurave të lartcekura gjenocidiale të Serbisë edhe nëpër restorante e lokale fshatrash nuk hezitojnë të flasin gjuhën e okupatorit dhe ndjehen krenar të hanë m... serbisht, duke u treguar tepër kapriçioz dhe pafundësisht të mërzitshëm e gërditës, sidomos para njerëzve dhe familjeve që kanë humbur të afërmit e vet, si dhe vuajtur aq shumë gjatë viteve të luftës dhe kohës nën okupimin serb.

Nuk duhet harruar faktin se ka shumë furrtarë, që kanë ndihmuar rregullisht Kosovën, vendlindjet si dhe nevojtarët kudo,por një numër dhe soj pak më tjetër, të cilët siç duket, kanë mbetur  pa dëshirë të punojnë në Kosovë, përveç gjuhës dhe mentalitetit puro serb të mbjellë në kokat e tyre boshe, ata sikur ende ndjejnë për obligim, jo ti bëhen krah vendit të vet të lirë e sovran dhe solidarizohen me popullin dhe shtetin e Kosovës, por me çdo kusht, edhe në momente vendimtare si këto, duan të identifikohen me Serbinë.

Matrapaz të tillë vrapojnë edhe në gjendjen aktuale, që të parët ti rrisin çmimet, duke shtrenjtuar nevojë e pa nevojë elementin kryesor për mbijetesë-Bukën e përditshme dhe ushqimin primar të fëmijëve dhe familjeve shqiptare, gjë që është me të vërtetë shumë turp, për çdo kritikë dhe që kërkon urgjentisht, të dënohet me ligj.

Në këto momente të solidaritetit të shprehur gjithëpopullor, nuk është turp vetëm për ata, por edhe për familjet e tyre dhe të gjithë trevën e Hasit, trevë e cila tradicionalisht është e njohur për mikpritje dhe bukëdhënje të njerëzishme e pa interes, kujtdo dhe ndër shekuj me radhë.

Ndaj të gjithë ata “furraxhi” shumëfytyrësh e delenxhinjë të pacipë, që në vend se njerëzve në nevojë, këto ditë tu ofrojnë edhe ndonjë bukë pa para, pa fije turpi thyejnë rregullat tradicionale të solidaritetit dhe keqpërdorin momentet më delikate në vend, kur shteti gjendet në një situatë serioze si kjo e tanishmja, pikësëpari duhet të bojkotohen nga vet populli dhe të mos ua blejë më bukën askush, si dhe të sanksionohen sa më rëndë në bazë të dispozitave ligjore në fuqi, në mënyrë urgjente nga organet përkatëse të shtetit dhe komunave, duke ua mbyllë lokalet menjëherë dhe hequr përgjithmonë edhe licencat për punë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 shtator 2019

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë. (Xhamia e Çarshisë në Prishtinë, ora 9:10)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Kaçanikut ku do të takoj kryetarin e kësaj komune, Besim Ilazin, për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i komunës, ora 9:30)

- Specialistët stomatologë të papunë do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë. (Para Ministrisë së Shëndetësisë, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit ndërmjet qytetarëve dhe kandidatëve për deputetë nga subjektet politike lidhur me temën “Qasja e subjekteve politike rreth çështjes së gjinekologut në nivel komunal”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Kalanë e Artanës. (Kalaja e Artanës, ora 10:30)

- Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, mbanë konferencë për media, ku do të lansojë Fondin për Mbështetjen e Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme në vlerë prej 4 milionë euro. (ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kati i 3-të,  përballë New Born-it, ora 10:30)

- Oda e Afarzimit të Kosovës në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë në Tiranë dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore organizojnë ngjarjen “Regional B2B Event”. (Holiday Inn në Shkup, 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mirëpret fituesit e medaljeve të Taekwandos. (Kabineti i Ministrit në MKRS, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e tretë në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër ku i ftuari i radhës do të jetë Nenad Rašić, Kandidat për Kryeministër nga koalicioni Slloboda. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjianit, Lutfi Haziri, nënshkruan kontratat me tetë përfituesit e nën-granteve, në kuadër të projektit "Te rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindje". (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Punëtorët teknik te qendrës studentore do të protestojnë para drejtorisë së qendrës studentore. (Para drejtorisë së qendrës studentore, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Ulpianën. (Ulpianë, ora 11:40)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon promovimi i shtegut për çiklistë, si fazë testuese. (Rruga Zagrebi në Prishtinë, ora 12:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Janjevën. (Janjevë, ora 12:20)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon tryezë diskutimi “Ecja, çiklizmi dhe transporti urban”. (Kolegji Tempulli, rr. Eduard Lir 156, ora 14:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur bën promovimin e publikimeve dhe organizon panel diskutimin “ Njohja e Kosovës bashkëkohore”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 15:30)

- Iniciativa për Histori Gojore organizon lansimin e aplikacionit mobil Prishtina Ecë. (Kafe—librarinë dit’ e nat’, ora 17:00)

- Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në takimin e organizuar nga Gruaja Demokratike. (Hotel Venus, Magjistralja Prishtinë-Lipjan, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! shpalos prioritetet qeverisëse. (Atelja e Sallës së Kuqe, ora 17:00)

- Federata e Piingpongut e Kosoves, organizon ndeshjet e ligës së parë, e ndeshja derbi pritet të jetë ajo ndërmjet Shkollës dhe Hasan Prishtinës. (Prishtinë, ora 18:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim më banorë të fshatit Rufc. (Rufc, ora 19:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim më banor në fshatin Gadime. (Gadime, ora 21:00)