29 Mars 2024

Mafioziteti dhe Basketbolli

Shkruar nga Selatin Kaçaniku

Deklarimi juridik i falimentimit, i mbylljes ose i pushimit të aktiviteteve të një subjekti    (  edhe ) sportiv është valid nëse përmbyllen të gjitha fazat e procedurave të përmbylljes, mes të cilave bën pjesë edhe ftesa publike drejtuar pretendentëve për borxhet eventuale ndaj të cilëve mund t i ketë ky subjekt ( qoftë edhe ) sportiv ?!

Klubi i Basketbollit SIGAL PRISHTINA u mbyll mu për arsye ( të dyshimit ) të shmangëjes nga borxhet të cilat ia kishte basketbollistëve – borxhe këto të cilat nuk dëshironte t i zbatonte ?!

Bossat ( ndoshta )mafioz të KB SIGAL PRISHTINA me këtë rast harruan se i kanë hyrë në hak e borxh edhe:

-         Konsumuesve të vlerave sportive – tifozëve, anuesve, adhuruesve e shijuesve të vlerave të sportit të basketbollit për të cilët ata ekzistuan dhe mbi krahët, brohoritjet e duartrokitjet e të cilëve u ngritën dhe u afirmuan ?!

-         Sportit dhe dokumenteve që e rregullojnë sportin, basketbollin në këtë rast, e që burojnë nga Kushtetuta e Kosovës dhe vlerat e luftës. Pra, vendimi i shuarjes ( ndoshta )mafioze të KB SIGAL PRISHTINA nuk është çështje private e askujt. Por, edhe nëse do të ishte çështje private e kujdoqoftë brënda klubit do të duheshte zbatuar normat ligjore, duke vazhduar kështu t i shërbehet si shëmbull i mire  Konsumuesve të vlerave sportive – tifozëve, në rastin konkret PLISAVE, por jo vetëm atyre?!

-         Institucioneve dhe asociacioneve të sportit, veçmas të atyre të basketbollit, por edhe klubeve tjera me të cilat ka ndarë dhe duhet t i ndajë të gjitha të drejtat dhe obligimet  që dalin nga dokumentet që e rregullojnë këtë lëmë. Çdo sjellje ndryshe na jep të drejtë të dyshojmë ne qëllime të këqija e të liga, në veprime mafioze dhe të dënueshme ?!

-         Federatës së Basketbollit me zhvatje e detyrim për t i  mbyllur sytë para një akti që i gjason një akti kriminal – si të ishte federate pronë private e ndokujt ?! Bile-bile, po të ishte prone private e ndokujt do të ishin më të kujdesëshëm. Megjithat, është përgjegjësi dhe e metë e madhe e FBK-se që ka lejuar t i nënshtrohet presioneve.Me asgje nuk mund të arsyetohet inkuadrimi i një Klubi të posaformuar në garat e elites kombëtare të basketbollit – veq nëse nuk është dallaver ?!

-         Sponzorit e donatorit, të klubit dhe të Ligës, SIGAL. Me këtë emër do të duheshte të ishin poashtu të kujdesëshëm sepse në SIGAL janë bërë investime shumëfish më të shtrenjta seq ishte borxhi i KB SIGAL PRISHTINA, dhe nëse SIGAL-i do të pretendonte kompensimet për emrin e njollosur atëherë borxhi KB SIGAL PRISHTINA ndaj donatorit dhe sponzorit do t i merrte përmasat marramendëse ?!

U bë mire që MKRS u deklarua dhe e mori rastin në shqyrtim; Që anëtari i FBK, z. Ismet Beqiri u distancua dhe dha dorëheqje që është një akt moral tejet fisnik. Duhet lavdëruar edhe reagimin e dy anëtarëve të kryesisë së KB SIGAL PRISHTINA të cilët dëshmuan se në konfirmimin e vendimit me nënshkrimet e tyre doli se kishte edhe nënshkrime falso (?!); Që mediumet e informimit e përcollën nga afër këtë akt primitiv dhe u përpoqën sa më hollësisht ta informojnë Konsumuesin e vlerave sportive – tifozin pra…më pëlqeu shumë deklarimi kundërshtues i PLISAVE, lojtarit të 6-të dhe të pazëvendueshëm pa të cilët surrogati  PRISHTINA BC nuk do t i prekë yjet, ashtu siq bëri SIGAL PRISHTINA.

Por MKRS duhet të jetë më e vendosur dhe t i përshpejtojë hapat rreth vlerësimit definitiv. Përndryshe do të mund të presionohet nga cajtnoti kohor i cili mund të ndikojë në formën dhe cilësinë e vendimit; Anëtarët tjerë të Kryesisë së Klubit duhet  poashtu të dëshmojnë për rastin për ta shpetuar nga humnera  jo vetëm KB SIGAL PRISHTINA por edhe sportin Kosovar në tërësi  i cili ka tepër nevojë për ndershmëri, kulture, edukate, mirësjellje…e pse mos ta themi: Ka nevojë edhe për patriotizëm të vërtetë e jo për matrapaz e shpekullant ?! 

Me klubet dhe prapa klubeve është e natyrshme të “ ordinojnë “ edhe partitë politike, zyrtarët e tyre dhe të institucioneve të Shtetit të Kosovës, por edhe biznesmenë të bizneseve të njohura të cilët akoma nuk e kanë thënë mendimin e tyre. Nuk do të ishte mirë që Konsumuesi i vlerave sportive – tifozi pra, i cili në një moment të caktuar është edhe elektorat edhe konsumues i ofertave biznesore, t i thërrasë të gjithë një nga një e me emra për t u deklaruar e për të pare se nga aspekti i etikës sportive “ për kend anojnë “ ?!

Institucionet e drejtësissë, në veçanti prokuroritë, shpresoj ta kenë përcjellë rastin nëpërmes mediumeve duke parë tabllotë e turpit të cilat na largojnë nga organizmat ndërkombëtar të sportit por edhe nga integrimet euro-atlantike të të gjitha formave.

Këtë turp kombëtar duhet të na e heqin qafe ata të cilët na e shkaktuan dhe mos të na ngarkojnë neve të turpërohemi e të ballafaqohemi me të. Në këtë drejtim të gjithë jemi të thirrur dhe të obliguar të bashkpunojmë e matrapazëve t jua themi publikisht se nuk duam sporte dallaveresh ?!

Mendojmë se:

-         Duhet të shqyrtohet përgjegjësia individuale dhe kolektive e kryesisë së KB SIGAL PRISHTINA, tani PRISHTINA BC;

-         Duhet të shqyrtohet përgjegjësia individuale dhe kolektive e FBK e cila lejoi që i njëjti ekip, por edhe le të ketë qenë ekip i ri, “ automatikisht “ të inkuadrohet në rangun më të lartë të garave në basketboll.

-         Ekipet anëtare të SuperLigës së Basketbollit të Kosovës do të duheshte të shqyrtojnë pjesëmarrjen në garat e kësaj Lige për shkak se ajo humbi tiparet e rregullaritetit. Në veçanti, nëse KB SIGAL PRISHTINA, tani PRISHTINA BC;

      dhe FBK-ja nuk do t i ndryshojnë vendimet, të shqyrtojnë arsyeshmërinë

      e zhvillimit të takimeve me KB SIGAL PRISHTINA, tani PRISHTINA BC ?!

-         Komuna e Prishtinës duhet ta rishqyrtojë vendimin për pranimin e shuarjes së klubit dhe nuk duhet të mjaftohet me trofetë e KB SIGAL PRISHTINA. Përkundrazi, Komuna Prishtinës duhet të kërkojë shpjegime e përgjegjësi për aq sa qytetarët e saj janë edhe Konsumues të vlerave sportive – tifoza pra, të drejtat, intereset dhe dinjiitetin e të cilëve duhet t i mbrojë.

-         Kompania e sigurimeve SIGAL, klientë të së cilës jemi edhe ne Konsumuesit e vlerave sportive – tifozat ( edhe PLISAT, edhe TORCIDAT, edhe SHQIPONJAT, edhe FORCA-t, edhe ARPAXHIKAT, edhe…), duhet ti kërkojë marifetbërësve nga KB SIGAL PRISHTINA, tani PRISHTINA BC si dhe nga ata në FBK,  satisfaksion të plotë moral e material që ne të jemi të sigurtë se SIGAL nuk qëndron prapa këtyre malverzimeve dhe që ne mos të detyrohemi të mendohemi se a do të vazhdojmë kontratat dhe partneritetin tone edhe në të ardhmen ?!

-         Sponzori aktual i SuperLigës së basketbollit, BKT-ja, do të ishte mire që, në këto rrethana të reja, për të cilat mbajnë përgjegjësi KB SIGAL PRISHTINA, tani PRISHTINA BC dhe FBK  të mendojnë mire se a kanë llogari e interes t i sponzorizojnë aktivitetet e dyshuara për dallavere, a kanë llogari të identifikohen me të dyshuar për matrapazë e  shpekullantë të basketbollit.
                   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)