20 Prill 2024

Liberalizimi i vizave për Kosovën çështje imediate e kohës

Shkruar nga MA.Sc.Ilir Maqastena, sociolog   

Pse krijimi i Bashkimit Evropian! Për shum arsye, pas përfundimit të luftës së dytë botërore në vitin 1945, Evropa doli e  shkatrruar thuaj se në çdo segment shoqëror. Mirëpo jo vetëm kaq, kishte edhe një mori ngjarjesh të pakëndshme për gjatë Historisë Evropiane.

Idet e plasuara, nga mendimtar të kohës për krijimin e Bashkimit Evropian, nuk konsistonin, vetëm në ide politike, ato shtriheshin edhe në vendosjen e paqes, rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë, ngritjen e mirëqenies sociale për shoqërit Evropiane etj.

Pas konstituimit të BE-së, në kontinuitet vëreheshin ndryshime dhe plotësime, si institucionale, organizuese etj, dita ditës BE-ja, merrte anatomin pëfundimtare, prej shumë të arriturave të BE-së, vlerësohet krijimi i zonës së Shengenit, zonë e cila krijon mundësin për lëvizje të lirë qytetarëve Evropian.

Në hapësiren Evropiane, në Ballkanin Perendimor, Republika e Kosovës, është shteti i vetëm i cili nuk është përfshirë në liberalizimin e vizave.

Kosova, shteti i ri Evropian, me dinamizëm duhet të gjendet në zonën e Shengenit, pra të përfshihet në liberalizimin e vizave, tani më, një gjë e tillë, është çështje imediate e kohës, e hapësires gjeografike ku jetojmë dhe veprojmë, dhe e rrethanave të reja të krijuara nga bota moderne.

Kosovës, sa më parë ti jipen të gjitha mundësit për komunikime të llojeve të ndryshme me shoqërit Evropiane.

Bashkimi Evropian, duke filluar dialogun, dhe duke ofruar udhërrëfyesin, dhe përfundimisht duke e lejuar liberalizimin e vizave, do të thotë, përveç një ofrimi të më tejm mes BE-së dhe Kosovës, si i tillë do të jetë sinjal pozitive për integrim të plotë në Bashkimin Evropian.

Kriteret e përcaktuara nga BE-ja, për liberalizimin e vizave, janë bukur komplekse, po ashtu klasifikohen si kritere: juridike, politike, teknike.

Plotësimi i këtyre kritereve, është sfidë për Kosovën, në kuader të proceseve integruese, institucionet e Republikës së Kosovës, tani më me shpejtësi të tregoin, efikasitet dhe azhuritet, përveç tjerash të punojnë për kryerjen e detyrave që dalin nga ky proces bukur i ndërlikuar.

Më ekzluzivisht, mbarimi i detyrave që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Aktualisht, mungesa e passaportave biometrikë konsiderohet sfidë për liberalizimin. Prodhimi i pasaportave biometrik, është kriter i vendosur nga BE-ja, për pëfshirje në liberalizimin e vizave. Institucionet e Kosovës, edhe me këtë rast, janë në qendër të vëmendjes nga BE-ja, për zgjidhjen e këtij problemi.

Raportet të cilat dalin nga Bashkimi Evropian, gjegjësisht organet përkatëse të BE-së, për nga përmbajtja e tyre, kanë karakter të evidendimit të disa problemeve të cilat ende nuk janë zgjidhur, apo janë në zgjidhje e sipër.

Por, në thelb, pse është i rëndësishëm, fillimi i dialogut për liberalizimin e vizave, në kuadrin efekteve të prodhimit faktik – praktik, dialogu nuk kalon pa efekte sociale dhe psikologjike, qytetarët do të ndihen më optimist, njëherësh, është sinjal i fuqishëm, i vërejtur, ku jepë shpresë se Kosova po avancon drejt familjes së madhe Evropiane, institucionet e Republikës së Kososvës do të ndiheshin më të relaksuara, organizmat e ndryshëm shtetëror, do të shpejtonin edhe më shumë veprimet për t’ju gjetur zgjidhje problemeve që presin për ti zgjidhur, më pastaj fillimi i dialogut, do të prodhonte situata pozitive në fushën e Ekonomisë, tek investitorët e huaj do të krijohet siguri për investime, por jo vetëm kaq, ka edhe një mori efektesh pozitive.

Liberalizimi i vizave, është një proces, i cili deri në finalizimin e tij, është bukur kompleks, si i tillë, ka kostot e veta, por më gjërsishtë, cilat do të ishin të mirat që do ti sjell liberalizimi i vizave, në radhë të parë, do të rregulloheshin një sërë problemesh si: kontrollimi i integruar i kufijëve, rexhistrat civil, ri-integrimi i shtetasve të riatdhesuar, plotësimi i kritereve politike, ekonomike, juridike etj, nxjerrja e ligjeve të shumta, ligje këto të fushave të ndryshme, të cilat do të ishin në funksion të normimit të fushave të ndryshme shoqërore, pastaj, mundësia e lëvizjes së lirë në Evropë, kontakte dhe njohje, me vlerat, kulturat dhe traditat Evropiane, nga qytetarët e Kosovës me ata të Evropës, shkëmbimi i ideve si në tipet e projekteve shkencore, ekonomike, biznesore, teknologjike, etj, janë vetëm disa nga elementet pozitive të liberalizimit, por sikur edhe ana e kundërt, çka nëse nuk ka liberalizim të vizave, mos liberalizimi i vizave për Kosovën.

Pa dyshim sjell efekte jo të pranueshme, mund të kujtohet tragjedia e lumit “Tisa”, disa qytetarë të Kosovës, humbën jetën, po të ishte Kosova me liberalizim të vizave, nuk do të ndodhte kjo tragjedi, mos liberalizimi i vizave edhe më tutje krijon hapsira për trafikim me qeniet njerëzore, tentim për dalje ilegale në hapsiren Evropiane, mundësi për krim të organizuar, dhe një seri të fenomeneve negative që janë në dëm të shtetit të Kosovës.

Por, në mes shum angazhimeve, si, Qeveria e Kosovës, Kuvendet Komunale, institucioneve tjera relavante, kordinimi dhe harmonizimi  i punëve në teren do të sjell rezultate të konkretizuar, në këtë proces, Bashkimi Evropian, ka instrumenetet e posaçme të asistences, kështu, Komisioni Evropian, në kuadër të instrumentit të Para Anëtarësimit, për vitin 2012, do ndihmojë procesin integrues të Kosovës me një vlerë prej 70 milion Euro, ndërkaq për periudhën 2011 – 2013 me 203 milion Euro.

Fondet e alokuar, në kuadrin e instrumentit të para anëtarësimit, gjithësesi krijojnë kushte më të volitshme për liberalizimin e vizave dhe në fundë integrimin e plotë në BE.
 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)