29 Mars 2024

Letër për Kryeministrin, Hashim Thaçi!

Shkruar nga Halil Xani

Jam Halil Xani nga Polaci i Skenderajt. Ju shkruaj në emër të bashkëfshatarëve të mi të cilët në mungesë të rrugës janë të izoluar nga bota. Një rrugë të cilën mezi e "nxorëm" me protesata para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës para 7-8 vitesh, pati filluar të ndërtohet (për faqe të zezë) para gjashtë vjetësh, por nuk ka përfunduar ende.

Gjatë gjithë kohës jemi fajësuar pa të drejtë kinse ne po e pengojmë ndërtimin e kësaj rruge, por e vërteta është se as sot e kësaj dite pronarit të shtëpisë, Gani Kabashit, ende nuk i është dhënë asnjë cent për shtëpinë e as një garancion se do t'i kompensohet.

Komuna jonë që shtroi në asfalt edhe rrugët e rrugicat e fshatrave më të largëta malore as që provoi ndonjëherë ta ndërtojë rrugën tjetër të fshatit që lidhë disa lagje me shkollën, me tregun, me qytetin dhe me botën e njëkohësisht edhe fshatrat tjera që patjetër duhet të kalojnë kësaj rruge.

Zotëri Kryeministër, Ju ishit në fshatin tonë në zgjedhjet e fundit. Ne Ju pritëm me shpresë se do të na dëgjoni pak minuta, por pasi na thatë: Dilni në votime edhe më shumë se herën e kaluar dhe na votoni neve, Ju u larguat dhe më kurrë nuk Ju pamë në këto anë.

Ne nuk e kemi vetëm hallin e rrugës. Nuk kemi as ujë të pijes, as kanalizim, as objekt shkollor, as…

E dimë Z. Kryeministër se keni shumë punë. E dimë se vërtet jeni të zënë. E dimë se pak mund të ndikoni edhe tek udhëheqja komunale e Skenderajt, por Ju lutemi, gjeni pak kohë dhe eni ta shikoni me sytë tuaj padrejtësinë që na është bërë që nga paslufta dhe askush nuk e din arsyen PSE?


Respect

Polac-Skenderaj 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)