28 Mars 2024

Letër mirënjohje për senatorin Bob Dole

Shkruar nga Jim Xhema
 
Senatori Bob Dole, për më shumë se tri dekada,  dha kontribut të çmuar për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.

Në ditëlindjen e 98-të të senatorit Dole - 22 korrik 2021 - kujtojmë dhe vlerësojmë lartë përpjekjet e tij kritike për të parandaluar agresionin serb, duke i dhënë drejtim ndërtimit të paqes dhe pavarësisë për Kosovën si një shtet sovran.

Janë tri veprime konkrete të cilat e bëjnë të veçantë kontributin e tij për 30 vjet, sa ka shërbyer si Senator i SHBA-ve dhe Drejtues i Shumicës.
 
1. Senatori Dole udhëhoqi përpjekjet në Kapitol Hill për të mbështetur demokratizimin e Jugosllavisë, duke mbështetur të drejtën e shqiptarëve të Kosovës dhe të tjerëve, për vetëvendosje.

Sipas ambasadorit amerikan Philip Kosnett, “Vizita e Dole më 29 gusht 1990 ishte pika e kthesës për lirinë e Kosovës. Vizita e tij ia  hapi sytë e bashkësisë ndërkombëtare për abuzimet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut. "

Sekretari i  Shtetit James A. Baker III, shkroi se para vizitës së Senatorit Dole në Beograd në qershor 1991 kishte shprehur "Shqetësimin e vazhdueshëm të SHBA-ve në lidhje me abuzimet sistematike të të drejtave të njeriut kundër shqiptarëve të Kosovës,  që jetonin në gjendje lufte (ligj ushtarak) për dy vjet tani".

Kjo solli vijën e kuqe të Presidentit George W. Bush më 1992, "Vërejtja e Krishtlindjes", duke kërcënuar  me një përgjigje të njëanshme ushtarake të SHBA-ve nëse Serbia ushtron dhunë kundër shqiptarëve të Kosovës.

Pa paralajmërimin e Presidentit Bush, forcat serbe do të kishin shfryrë tërbimin e tyre në Kosovë, aty ku nisi konflikti Jugosllav.
 
2. Senatori Dole siguroi mbështetje nga të dyja palët për ndërhyrjen ushtarake të Presidentit Bill Clinton më 1999 për të "parandaluar përsëritjen në Kosovë të asaj që kishte ndodhur në Bosnjë".

Ai dënoi masakrën e Raçakut, e cila solli Misionin Verifikues të Kosovës (KVM). Megjithatë, ai ishte një nga të parët që kolaudoi se KVM-ja nuk po punonte.
Ai gjithashtu ndikoi në negociatat e Rambujesë. Sipas sekretares amerikane të shtetit Madeleine Albright:

“Kur arrita në një pikë vërtet të vështirë në Rambuje, thirra senatorin Dole. Ai ka qenë vërtet fantastik. Ne biseduam shumë se si ta çojmë këtë proces përpara. Unë e thirra atë sepse nuk isha në gjendje t’i veja në lëvizje shqiptarët dhe ai e bëri atë. ”

 Megjithëse Rambujeja në fund dështoi, ishte e rëndësishme të shteroheshin të gjitha opsionet diplomatike duke e bërë kështu ndërhyrjen ushtarake një mundësi të fundit.

Senatori Dole bashkëme kolegët e senatit amerikan si John McCain, John Warner, Joseph Lieberman, Christopher Dodd e rë tjerë, mobilizoi mbështetjen e të dyja palëve për aksionet e NATO-s, gjë e cila në fund ndikoi në vendimin e Presidentit Clinton për të ndërhyrë.

3. Senatori Dole, kundërshtoi fuqishëm ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e territoreve. Më 24 gusht 2018, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton tha se SHBA-ja nuk do të kundërshtonte një shkëmbim territorial midis Kosovës dhe Serbisë me kusht që Prishtina dhe Beogradi të punojnë për një "zgjidhje të pranueshme për të dyja palët".

Senatori Dole kundërshtoi fuqishëm projektin e Millosheviçit, të ringjallur nga Aleksandar Vuçiq, për të ndarë Kosovën në baza etnike.  

Ai mendonte se Serbia nuk duhet të fitoj përmes negociatave atë që nuk ia doli ta fitonte përmes spastrimit etnik. Për më tepër, senatori Dole kundërshtoi fuqishëm kërkesën e administratës Trump ndaj Qeverisë së Kosovës për koncesione nën kërcënimet për tërheqjen e forcave të SHBA-ve nga Bondsteel.

Ai e kishte të qartë se prania e trupave amerikane ishte esenciale  për të parandaluar agresionin nga Serbia.
 
Senatori Dole është një patriot amerikan i cili ka fituar respektin më të madh nga shqiptarët në të gjithë botën, në veçanti nga shqiptarët e Kosovës. Në ditëlindjen e tij, ne vlerësojmë rolin e tij të jashtëzakonshëm në Kosovë. Pa Senatorin Dole, Kosova nuk do të ishte e pavarur sot.

Ne, gjithashtu nderojmë shërbimin e tij si një hero e veteran i luftës, shërbimin e tij për interesat e SHBA-ve gjithandej neper botë dhe përkushtimin e tij jetësor ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 

 
 
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)