16 Prill 2024

LDK,a je - Ti?

Partia e Rugovës ishte gjithmonë me popullin!

Shkruar nga Gani Qarri

Mjerisht Lidhja Demokratike e Dr.Ibrahim Rugovës, parti e cila konsiderohej edhe si Lëvizje Mbarëkombëtare e të gjithë shqiptarëve nën ish Jugosllavi e veçanërisht atyre të Kosovës, si dhe segment i mirënjohur politik me traditë shtetformuese,edhe në këtë gjendje kaq të rëndë për popullin dhe shtetin e Kosovës, vetëm dy ditë pas paralajmërimit të ish diplomatit amerikan Shaun Byrnes, se Hashim Thaçi me bashkëpuntorët e tij brenda LDK-s, do ta rrëzonte Qeverin Kurti, Isa Mustafa vërtet inicioi shkatrrimin e koalicionit dhe prishjen e qeverisë, akt pas të cilit me të drejtë dhe arsye u paralajmëruan edhe largime të bujshme nga LDK.

Në fakt LDK, prej se udhëhiqet nga një politikbërës i vjetër me karrierë jugosllavo-komuniste si Isa Mustafa, i cili u shërbeu me besnikëri edhe disa regjimeve më antishqiptare që nga Rrahman Morina, Millosheviqi e deri te Hashim Thaçi, pas ngjarjeve të fundit, shihet qartë se kjo parti në krye me Isa Mustafën është kapur tërësisht nga nëntoka kriminale dhe kurrë nuk ka qenë në krizë më të madhe të identitetit etik, politik dhe kombëtar se sa që ndodhet në momentet aktuale.

Përndryshe një parti si LDK,edhe në këtë gjendje kaq të vështirë për popullin dhe shtetin e Kosovës, kur e gjithë bota është hedhur në luftë kundër pandemisë më të rrezikshme që ka përjetuar njerëzimi qysh nga Lufta e Dytë Botërore, si Corona Virusi, të marrë për shkas vetëm aktin e shkarkimit të ministrit Agim Veliu për prishjen e Qeverisë, kjo nuk do të mund të paramendohej dhe as që do më koment se sa veprim antishtetror dhe antikombëtar kundër secilit qytetar të Kosovës, është veprimi i tanishëm i Isa Mustafës, i cili po shihet edhe si rrezik rajonal, e jo vetëm për shtetin e Kosovës dhe dënohet ashpër nga njerëz e organizata vendore dhe nga personalitetet më të larta botërore.

Orkestrimi i kryengritjes së Agim Veliut dhe kundërshtim i organizuar nga pleqtë e revoltuar të LDK-s në krye me Isa Mustafën, menjëher pas bisedimeve të Isa Mustafës me Hashim Thaçin,i cili iu drejtua edhe me ultimatum Albin Kurtit, gjoja për heqjen e taksës,po bëhet shkak i paramenduar mirë, për fundin e koalicionit qeverisës, të arritur me aq vështirësi, vonesa e pengesa, ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, në momentet më të vështira për gjithë vendin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

Sado që duke pasur parasysh sjelljet e Agim Veliut edhe para arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje,ky koalicion ishte pothuajse paraprakisht i dënuar të dështonte,edhe në këtë situatë që ndodhet vendi,të iniciohet prishja e Qeverisë, është vërtetë e paprecedat dhe tërësisht e papranueshme.

Gjendja bëhet edhe më alarmante,kur të kihet parasysh fakti se e gjitha kjo erdhi si pasojë e hileve të Isa Mustafës, në koeketim me Hashim Thaçin dhe udhëheqësit e inkriminuar të partive të PAN-it, jo për të shkuar menjëher në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat ata janë të vetëdijshëm se do ti humbin me rezultat edhe më të thellë se ato të 6 tetorit, por për të krijuar Ad-Hock një qeveri teknike sa për të vazhduar dialogun dhe finalizuar marrëveshjen me Serbinë për ndarjen e Kosovës, vetëm pse për të është angazhuar aq shumë tash e sa vite kuislingu Hashim Thaçi.

Kështu që faji kryesor bie kryekëput mbi politikbërësin jugosllavo-komunist Isa Mustafa, i cili përveçse u shërbeu me devotshmëri disa regjimeve antishqiptare duke filluar nga ajo e Rrahman Morinës dhe Sllobodan Millosheviqi, prej të cilëve, deri më tani nuk është distancua kurrë, Isa Mustafa duke përçarë e shkatërruar koalicionin e brishtë LVV-LDK, më në fund po realizon në plotëni edhe skenarin e Hashim Thaçit për ndarjen e shtetit të Kosovës dhe ndryshimin e kufijve të saj, sipas orekseve të Serbisë.




Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)