27 Maj 2020

Kush do t’i fitoi zgjedhjet

Shkruar nga Seremb Gjergji

Mjeshtëria e shpërndarjes së radhëve të karrigeve në Sheshi Skënderbeu nga ana e LDK-së dhe befasia e fuqishme e mbi 10.000 vetave që NISMA kishte në hapjen e fushatës në Prishtinë; janë dy (2) faktorët fitues të zgjedhjeve.

Por, kësaj radhë TË PAVENDOSURIT, janë të vetmit që do ta vendosin fatin e Kosovës.

Nga dita e dorëheqjes së kryeministrit, deri me sot (e premte) partitë fuqishëm kanë realizuar fushatë për të mbrojtur taborët e veta. Asnjëra nuk ka reflektuar asgjë në programet e tyre për ftuar votuesit që njihen TË PAVENDOSURIT.

Andaj fati i të gjithë Kosovës, kësaj radhe është në VOTEN e TË PAVENDOSURVE.

Renditja e partive fituese në këto zgjedhje, sipas meje është: LDK e para, PDK e dyta, NISMA e treta (3), pastaj tjerat.

VETËVENDOSJE edhe kësaj radhe do te vazhdoi të mbetët në opozitë derisa nuk përkushtohet me shkrim në tri pika: 1. Njeh shtetin dhe simbolet e Kosovës. 2. Kthehet pro Amerikës dhe interesave amerikane. 3. Bisedimet pa kushte me Serbinë dhe serbët e Kosovës. Pas këtij përkushtimi, fillon procesi i ndryshimit dhe mundësi e orientimit drejt “Republikës”.

Kjo fushatë e ka një rrenë të madhe: “Kosova i rritë të gjitha – nga paratë, shëndetësia, prodhimi i brendshëm e deri tek punësimi. Por asnjë hap drejt PËRSPEKTIVES së popullit të Kosovës – veçmas popullatës së re!?

Me programet aktuale ekonomike, RINIA e Kosovës do të vazhdoi të ikë komplet në shtetet e BE-së dhe SHBA. Deri në vitin 2022, në Kosovë do të mbesin vetëm 600.000 banorë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Maj 2020 - Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore, shqyrton po ashtu Programin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00 - pa prezencën e mediave)
 
- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Raportin e Ministrisë së Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, N 302, ora 10:00 - pa prezencën e mediave)

- Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00 - pa prezencën e mediave)

- Disa Organizata Jo Qeveritare dorezojn  Peticionin - 'Mos na helmoni!' - kundër deponisë së hirit të Korporatës Energjetike të Kosovës. (Tek Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, ora 13:00)

- Komuna e  Rahovecit, organizon debat publik me qytetarët për Taksa Komunale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovec, ora 13:30)

- Me hapjen e një përkujtimore të dedikuar viktimave të vetëvrasjes përmbyllet kampanja 'Linja e Jetës'. (Mbrapa Rektoratit në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ora 16:00)