18 Prill 2024

Kur politika i “fut hundet” gjithkundë

 Forca e varros drejtësinë. (proverb latin)

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Shumë herë na ka rastisë të dëgjojmë vlersime për ndonjërin nga kryetarët e institucioneve në Kosovë ,ndonjërin nga ministrat, deputetët, apo edhe zyrtarë tjerë te profileve, gjinive e moshave të ndryshme, se ai është përsonalitet i mire, i urtë, i shiqon punët e veta, nuk bënë keq, është pa sherr...

”E keni gabim që po shkruani, apo  po folni keq për këtë njeri”, janë vlersime që në veqanti gazetarët, marrin nga njerëz të ndryshëm që lëxojnë në gazeta, degjojnë në radio apo shiqojnë në televizion ndonjë emision, ku, herë –herë flitet dhe shkruhet  për veprime dhe sjellje  jo të mira të ndonjërit nga të përfolurit, e atij  shkrimi apo emisioni.”

Është i familjes së mirë, ia njoh babën, por edhe gjyshin, e kam dëgjuar edhe për babagjyshin se e ka pas  të mirë..”,  por shkohet aq largë  sa  “edhe dajët e miqët i ka të mirë” janë edhe këto komplimente , që ipen,  nga individë të caktuar, kur bëjnë vlersime për ndonjë të apostrofuar apo të përfolur,  edhe kur ai merret nga policia apo hetuesia për veprime kriminale, abuzime e  keqëqeverisje, dhe  këto vlersime shkojnë dhe automatikisht marrin ngjyrime politike .”

Janë inskenime apo veprime politike, janë skenarë e prapaskena të përgatituar nga armiqët dhe kundërshatrët politik, janë pjellë e sherbimeve  të partive politike , janë deklarata dhe dëshmi false, sepse unë përsoanalisht i presi dy krahët se  ai apo ajo është  fajtor-e për ato cka po shkruhet  në gazetë , apo po flitet në televizion, apo media tjera”janë komente, që i dëgjonë edhe në autobus kur shkon  apo kthehesh nga puna,edhe në kafene, por edhe në rrugë e gjetiu ,dhe ate  pothuaj në  të  gjitha qytetet dhe lokalitetet e Kosovës.

 Pse këso vlersime?!

Në radhë të parë kur politika i “fut hundët”gjithëkund ,kuptohet nuk është  habi të dëgjosh edhe këso vlersime, të cilat, në shiqim të parë, mund të llogariten  me pak pasoja, por  nëse shiqohet në aspektin më të gjatë kohorë,  e  në vëqanti në  krijimin e (mirë)besimit dhe respektit për institucionet tona,  edhe ashtu  shumë të brishta  e të përfolura për së keqi,  në tërësi  efekti negativ me përmasa  të mëdha e pasoja të paparashikueshme ,është bilanci që domosdo  po paguhet me cmim shumë të lartë .

Është e  pamundur, të mos kemi dëgjuar, se  gati për cilinëdo kryetar(me përjashtime të rralla) të cilit do niveli gjykatash në Kosovë,Kryeprokurori e prokurori,drejtorë policie  e në  hetuesi,kryedoganier ,por edhe zyrtarë tjerë të dikastereve të rëndësishme ,  që këtë dhjetëvjëqarin e fundit,  të jenë pranuar e  emëruar pa “izën” dhe “vizën” fillimisht të Rugovës,Haradinajt,Sejdiut,Krasniqit, Thaqit,e të gjithë adminsitratorëve  e faktorëve tjerë  nderkombetarë që ishin dhe janë në Kosovë.

Pra,   involvimet dhe diktatet “nga lartë” apo “të mëdhenjët” që po përcjellin Kosovën, këtë dhjetëvjeqarë  (e që nga disa po vlersohet,kinse, si fazë tranzicioni )në krijimin dhe konsolidimin   e institucioneve,  e në veqanti në pavarësimin e këtyre institucioneve, në masë të madhe, kanë krijuar hendeqe dhe  bariera të cilat janë rëflektuar drejtëpërsëdrëjti në efikasitetin dhe pavarsinë e paanësinë e këtyre institucioneve, e posaqërishtë, në krijimin e një klime  mosëbesimi tek popullata,  e cila  fatkeqësisht  për shkak të atmosferës  së krijuar politike  është e ndarë në blloqe,  por edhe në baza partiake,   që ka përca dhe  tensionu  situatën,  dhe pa pikë rezerve   mund të themi se kjo situatë , pos në  institucionet qëndrore  ,edhe në nivelin lokal  është “yrnek” i sindromit  “Rama” apo”Berisha” nga Shqipëria.

Jemi dëshmitarë të  të gjitha  hetimeve të zhvilluara në këtë Kosovë,qoftë  më herët nga Unmi -ku,tani  Eulexi, por edhe gjykatat kosovare, që  i kanë  hapur gjatë këtij dhjetëvjeqari (me perjashtime të rralla)pothuaj gjithnjë  i kanë parapri vlersimet  jo vetëm individuale apo familjare, por edhe nga selitë e partive politike ,  janë komentu se janë veprime  me prapavijë politike dhe me qëllime të caktuara, dhe  të dirigjuara nga ky apo ai politikan , ky apo ai klan, apo grupacion politik.

Edhe deklarata e fundit e  të parit të Prishtinës,dhe kryatarit të LDK-se Isa Mustafa, se  arrestimet e gjashtë zyrtarëve të kësaj komune janë kryekëpytë  më prapavijë politike dhe të motivuara nga shik-u, janë në vazhdën e vlersimeve  që japin edhe shumë qytetarë  e në veqanti elektorati i LDK-së , e  që  janë të motivuara  nga presionet dhe emërimet e trysnitë,  që i ka ba dhe po i banë politika kosovare ,me rastin e gradimeve  dhe avancimeve  dhe ate, jo vetem ne institucionet shtetërore ku është ndikimi më i madhë  ,  por edhe në ato institucione  ku puna dhe funksionimi i tyre kryekëputë vlersohet dhe  varet nga  pavarësia  për të vepruar  e kuptohet edhe profesioanalizmi dhe efikasiteti në punë.

Per momentin, nga realiteti në teren, dhe nga ato që po vërejme dhe po përjetojmë e  shohim, pikërishtë liderët kosovarë me veprimet e tyre, që po ua mundëson klima politike që është krijuar dhe është instaluar gjatë këtyrë dhjete viteve, për  interesa të tyre të ngushta përsonale dhe partiake, janë ata që po e pengojnë  punën, profesioanlizmin dhe zhvillimin e institucioneve  tona,  dhe po krijojnë  hapsirë  edhe  për  paragjykime,  por  edhe bindje herë herë “ndoshta”  edhe të gabuara se “të pafajshëmitt” po pësojnë, po vuajnë, dhe  janë viktimë e dikujtë apo disave,  që po e bëjnë me qëllime të caktuara.

Pra politikajtë janë ata që po e mbështjellin  e dredhin cdo gjë, dhe kuptohet atyre  kjo po u konvenon, sepse,  vetëm në këso rrethana e situata ata  qeverisin, përfitojnë dhe janë të fuqishëm, por edhe të rrezikshëm e të dëmshëm.

Edhe pse me vonesë , në një  deklaratë para deputetve të Kosovës, ditë më parë  ish ministri i transportit Fatmir Limaj , e dha një mesazh shumë të qartë i cili iu drejtua në radhë të parë  policisë, gjyqësorit... kur tha’ Mos e dëgjoni politikën,largë duart nga politika,mos  i bani hyzmet politikajve...”

Por ky mesazhë është vështirë se mund të jetë  i kapshëm për momentin  pasi që politika është futur shumë thellë dhe ka lëshuar rrënjë  edhe pse kuptohet,   dikush duhet të sakrifikohet për të vepruar dhe ndryshuar këtë gjendje ,  sepse sa më vonë  bëhët edhe më keq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)