21 Prill 2021

Kur në emër të shtetit mbrohet pushteti

Shkruar nga Ramiz Bojaj

Ajo që ka ndodhur me 14 janar (sulmi i shfrenuar policor kundër protestuesve të qetë në pikat kufitare me Serbinë) është shenja e parë e përpjekejve për aplikimin e shtetit policor. Veprimet e fundit të Albin Kurtit, bartin në vete zgjimin e ndërgjegjës kombëtare, natyrisht duke iu përmbajtur normave demokratike të protestimit kundër dukurive negative (mbrojtjes së sovranitetit, lufta kundër krimit, korrupsionit etj).

Arrestimi i pesë deputetëve (Glauk Konjufca, Liburn Aliu, Visar Ymeri, Afrim Hoti dhe Albana Gashi), është arrestim i votës së lirë qytetare, arrestim dhe burgosje e shtetësisë së Republikës së Kosovës, metoda këto të aplikuara vetëm në sistemet e diktaturave.
 
Dhuna policore e 14 janarit kundër ptotestave qytetare të Kosovës, të udhëhequra nga Lëvizja “Vetëvendosje”, tregon qartë se Qeveria “Thaqi 2”, është në panik total. Krahasimi i protestave të VV-së në Kosovë, me ato të 21 janarit në Tiranë, është turbulencë logjike, sepse të parat (VV) sulmuan praninë e Serbisë në territorin tonë dhe kërkonin fuqizimin e shtetësisë së shthurur në veri, ndërkaq në Tiranë u sulmuan isntitucionet e shtetit.

Nëse kryeministri Thaqi, mendon se duke dobësuar Serbinë këtu, rrezikohet edhe pushteti i tij, kjo është tezë qe duhet të studiohet më në hollësi. Ja se ç’thotë kryeministri Hashim Thaçi, pak kohë para protestave në një intervistë për REL:“Ata duan pushtet me dhunë. Duan që të cenojnë institucionet e vendit.

Kjo nuk është protestë në kuptimin e kërkesave politike dhe se ajo është e drejtuar drejtpërdrejtë kundër institucioneve të shtetit me prapavijë të qartë politike që nga Dheu i Bardhë e Merdar të zhvendosen përballë institucioneve të Republikës së Kosovës për të provokuar marrjen e dhunshme të pushtetit\".

Kjo paranojë, tregon se politikëbërja në Kosovë, është e bazuar në teoritë hipotetike, duke krijuar hipoteza të cilat më shumë ngjajnë me sindrome diktatorësh, se sa me ndonjë version real qeverisës. Qeveria “Thaqi-2”, e ngritur mbi vjedhjet e votave qytetare, e profilizuar me pykat e opozitës dhe me formatizimet e brendshme njëra pas tjetrës, po dëshmon se Republika e Kosovës, nuk posedon udhëheqje kredibile, e cila ka guximin të përballet me normat e vërteta të demokracisë.

Në fakt dhuna e shfrenuar policore kundër protestuesve të ulur dhe duarthatë, ka për qëllim të qojë mesazhin e “mbyllje gojës”, së zërit qytetar, përballë  keq qeverisjes, korrupsionit dhe segmenteve tjera mafioze, të cilat janë mbështjellë nën uniformitetin e institucionalizmit të shtetit.

Në këtë kontekst, rrjedh edhe përgjakja e tokës së Kosovës, nga PK-ja, (tashmë e instumentalizuar nga Qeveria jonë), duke dëshmuar se “pushteti” i kriminalizuar dhe kolltukët e butë të pushtetit, janë më të shtrenjta se plagët, se gjakderdhja, se demokracia, se shteti dhe vet sovraniteti i shthurur në veriun e vendit tonë.

“Trimëria” për të rrahur qytetarët shqiptarë duarthatë, e në anën tjetër, për të mos guxuar të prekën banditët serbë të armatosur në veri, deshmon se piunët e pangopur të pushtetit, nuk dinë të menaxhojnë shtetin e vlerave demokratike, e të mos flasim për atë të së drejtës humane a qytetare.

Qytetarët dhe Lëvizja “Vetëvendosje”, në pikat kufitare tek Dheu i Bardhë dhe në Merdare, mbrojnë shtetin e Kosovës, ndërkaq, Qeveria duke hedhur policinë mbi protestuesit e ulur, shqelmoi shqiptarinë, për t’i mbrojtur interesat e Serbisë në shtetin tonë. Deputeti i Vetevendosjes, Glauk Konjufca, vlerëson se Thaçi nuk e sheh si problem ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia, as strukturat kriminale në veri, por si problem të vetin e sheh lëvizjen “Vetëvendosje”.

Kjo tregon se kryeministrin tonë nuk e brengos shthurja e sovranitetit të Kosovës, bllogada e rrugëve, e as referendumi serb në veri për aneksimin e kësaj pjese të shtetit tonë. Kryeministrin tonë duket se e brengos, vetëm lëkundja e “karriges”, edhe ashtu të thyer, e pushtetit të tij.

\"Problem i kryeministrit Thaçi eshte programi i Vetevendosjes. Ne nuk duam nenshtrim nga mekanizma te huaj. Qeveria aktuale eshte nenshtruar ndaj Serbisë, ka nënshkruar disa marrëveshje në Bruksel, duke mos respektuar Kosovën\". Serbia invadon mallërat e veta në Kosovë për të shtrirë ose ruajtur ndikimin e saj ekonomik, politik dhe strategjik në territorin tonë.
 
Atentat mbi demokracinë
 
Kërcënimi i vazhdueshëm i qeveritarëve tanë kundër protestave të qeta të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ngjanë me deklaratat e diktatorëve, tashmë të rënë si Gadafi, Huseini etj., të cilët paralajmëronin se “demokracia e shtetit të tyre ka për qëllim invadimin e pushtimeve nga të huajt”, të cilat kishin për synim pacenueshmërinë e pushteteve të tyre. Ndryshe nga segmentet qeveritare, (MPB-QK, etj,) OJQ-të mbajnë qëndrim më objektiv, vështruar nga situata në terren.

Ajo që ka ndodhur me 14 janar është shenja e parë e qartë e shtetit policor që nuk e duron protestën. Qendrim tejet parimor mban udhëheqësi i organizatës “ÇOHU”, Avni Zogiani, duke theksuar se shteti jodemokratik bazohet në dhunë dhe frikësim të masave popullore.

“Nervoza e kryeministrit Hashim Thaçi ka prodhuar dhunë. Thaçi dhe ministri i Brendshem Bajram Rexhepi, kanë kërcënuar me javë të tëra qytetarët e Kosovës. Fakti që në Kosovë është ndërtuar një pushtet antidemokratik është ekspozuar me këtë protestë.

Qeveritë jodemokratike bazohen në forcë, sepse nuk kanë tjetër mënyrë për ta mbajtur kontrollin”. Përderisa, protestuesit e qetë nuk rrezikonin jetën e askujt, as rendin dhe ligjin, reagimi i shfrenuar i PK-së, ishte tejet i panevojshëm. Kjo dëshmon PK-ja, nuk është bazuar në parimet e funksionimit të rendit kushtetues dhe ligjit, e as në profesionalizëm. Kështu vlerëson Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut.

“KMDLNJ vlerëson se intervenimi i policisë ka qenë i ngutshëm dhe i panevojshëm sepse askush nuk ka qenë i rrezikuar gjatë kohëzgjatjes së protestës. Qarkullimi i automjeteve ka qenë krejtësisht i reduktuar andaj është dashur të bëhen përpjekje që të tejkalohet kjo situatë në mënyrë paqësore. Në raste të veçanta, policia ka tejkaluar autorizimet duke përdorur forcë ndaj të arrestuarve”.

Por, qeveria, si qendra e urdhërdhënies për dhunë kundër qytetarëve, shpreh konsideratë për aksionet e policisë, të cilat rrahen, arrestuan dhe burgosën (përpos protestuesve të zakonshëm), edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, duke arritur, kështu, kulmin e absurditetit. “Qeveria e Kosovës qëndron fuqishëm në mbështetje të policisë së Kosovës, e cila me profesionalizëm mbajti nën kontroll të plotë situatën”.

Mbajtja nën “kontroll” e situatës, duke përgjakur lirinë dhe demokracinë e Kosovës!- Arrestimi i pesë deputetëve (Glauk Konjufca, Liburn Aliu, Visar Ymeri, Afrim Hoti dhe Albana Gashi), është arrestim i votës së lirë qytetare, arrestim dhe burgosje e shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Edhe sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani ka thënë se problemi nuk është tek Vetëvendosja, por tek strukturat paralele të Serbisë. \"Në Kosovë nuk është problemi Vetevendosja!, por tek strukturat ilegale të Serbisë. Nuk bën të rrihen brutalisht njerëzit kështu.Por, ënyrën më të keqe e kanë zgjedhur serbët në veri...besoj këtë e dinë të gjithë”.
 
Albin Kurti, zëri i ndërgjegjes kombëtare
 
Veprimet e fundit të Albin Kurtit, bartin në vete zgjimin e ndërgjegjës kombëtare, natyrisht duke iu përmbajtur normave demokratike të protestimit kundër dukurive negative. Por, shkuarja në veri e VV-së, ka të bëjë edhe me mbrojtjen e identitetit shtetëror të Republikës së Kosovës, nga keqtrajtimi i vazhdueshem qe Serbia po ia bën shtetit tonë.

Servilizmi i tepruar ose kompromisi i pafund ndaj ndërkombëtarëve, i disa qeveritarëve tanë, e kanë dergjur deri në absurditet shtetësinë dhe sovranitetin tonë. Jo rastësisht Kosova është i vetmi shtet në rajon, pa liberalizim vizash, vendi më i korruptuar në Ballkan, dhe me shumë të panjohura rreth rrugës integruese euroatlantike.

Pra, pikërisht nga rrjedha e “erës” së këtyre dështimeve, plani i dhunës policore është mjeti më i pajustifikueshëm i një qeverie, për të mbyllur ç’do reagim ose pakënaqësi qytetare. Kjo na jep të kuptojmë se vetëm të dëgjueshmit e servilët janë ata qe sot  duhet qeverisur vendin tonë, për të vazhduar me planin e përbashkët (me ndërkombëtarët) rreth lojalitetit ndaj bandave kriminale serbe në veri, të cilat shkelin pacipërisht sovranitetin e shtetit tonë.

Duke ndjekur rrugën e servilizmit ndaj ndërkombëtarëve, Qeveria e Kosovës, bënë kompromise të pafundme me bandat kriminale serbe. Kjo len përhstypjen se komuniteti i jashtëm, duke shpërblyer autoritetet tona qeverisëse, toleron tej mase veprimtarinë korruptive, mafioze dhe kriminale qe i kanë mbërthyer institucionet tona shtetërore.

A nuk ngjanë kështu, kur bandat në veri tolerohen të posedojnë edhe armë (festimi me breshëri armësh i krishlkindjeve ortodokse), e në anën tjetër, protestuesit shqiptarë sulmohen krejt brutalisht, edhe pse këta të fundit kërkojnë mbrojtjen e sovranitetit dhe ligjshmërisë?!
 
Mbyllja e kufirit me Shqipërinë, plan i servuar
 
Ndalimi i autobusëve me bashkëkombas nga Shqipëria e Maqedonia tregon se Qeveria e Kosovës, është fatkeqësi e re qe i është servirur këtij populli, ndër më të vuajturit dhe më të përgjakurit në Ballkan. Pra, në kufirin e Morinës janë ndaluar dy autobusë (me afër 100 përkrahës të Lëvizjes \"Vetëvendosje\"), nga Dogana e Kosovës, me pretekst se i është prishur sistemi digjital i komunikimit.

Kjo na kujton, prishjen e sistemit kompjuterit të sigurisë edhe gjatë vjedhjes së para do kohshme në Policinë e Kosovës (vjedhjet në dhomën e dëshmive dhe dhjetëra kilogramëve drogë), të cilat nuk u “zbuluan” kurrë nga Qeveria. A nuk ishte kjo lojë nervash për qytetarët dhe dhunim i ligjshmërisë së Kosovës, për faktin se rojat e policisë atë botë, i kishte zënë gjumi, për tu zgjuar, pas ikjes së hajdutëve!

Ajo që ka ndodhur me 14 janar (sulmi i shfrenuar policor kundër protestuesve të qetë në pikat kufitare me Serbinë) është shenja e parë e përpjekejve për aplikimin e shtetit policor. Veprimet e fundit të Albin Kurtit, bartin në vete zgjimin e ndërgjegjës kombëtare, natyrisht duke iu përmbajtur normave demokratike të protestimit kundër dukurive negative (mbrojtjes së sovranitetit, lufta kundër krimit, korrupsionit etj).

Arrestimi i pesë deputetëve (Glauk Konjufca, Liburn Aliu, Visar Ymeri, Afrim Hoti dhe Albana Gashi), është arrestim i votës së lirë qytetare, arrestim dhe burgosje e shtetësisë së Republikës së Kosovës, metoda këto të aplikuara vetëm në sistemet e diktaturave.

(Autori është publicist dhe drejtor për marrëdhënie me publikun në Institutin për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike).

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Prill 2021

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për media për hidrocentralet. (Tek ura në Brezovicë, 100m para kthesës kryesore për qendër të skijimit, ora 9:15)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me moton "Shpëtoni Planetin" shënohet Dita e Tokës për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për të mbrojtur mjedisin për brezat e ardhshëm. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 10:00)

-  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitetet me rastin e shënimit të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës. (Hapësira e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës Arian Zeka. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim së bashku me UN-Habitat dhe agjencitë e tjera të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, do të organizojnë inaugurimin e Sistemit Solar Fotovaltaik në ndërtesen e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetare e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Sallla “1 Tetori”, ora 12:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do ta pres në aeroport Ministrin e Jashtëm te Gjermanisë, Heiko Maas. (Aeroportin e Prishtinë, ora 14:00 - vetëm pamje)

- OJQ Projekti 5 Cent organizon ngjarjen për "Ditën e Tokës", ku do të bëhet mbjellja e 51 fidaneve me rastin e shënimit të kësaj dite. (Oborri i SHFMU “Ibrahim Rugova” në Obiliq, ora ora 14:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Kabineti i Presidentës, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:30)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas do të zhvillojnë takimin bilateral. (Kabineti i ministres Gervalla, ora 17:00) vetëm pamje)