28 Mars 2024

Kulla prej letre e qeverisë Thaçi

Shkruar nga Metush Zenuni

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit 2010, treguan edhe një herë se Kosova dhe partitë politike në Kosovë janë ende larg zhvillimit të sistemit demokratik, të këtij shteti të ri dhe të sapo dalur nga lufta e robëria një shekullore serbe. Fitues në këto zgjdhje me shumë parregullësi doli edhe kësaj radhe Partia Demokratike e Kosovës, e udhëhequr nga Hashim Thaqi, parti kjo që me veprimet e saj në këto dy palë zgjedhjet e fundit doli se vetëm emrin e ka demokratik, ndërsa në fakt aktiviteti i saj është diktatorial, servil dhe imponues karshi partive tjera, poashtu aspak demokratike.

Ajo çka ende po i mungon Kosovës 12 vjet pas çlirimit dhe 3 vjet pas shpalljes së pavarësisë është mungesa e tolerancës demokratike si dhe jo profilizimi ideologjik i partive politike në Kosovë. Pos Partisë Socialiste dhe asaj Social Demokratike që kanë orientim të majt, si dhe Lëvizjes Vetëvendosje, e cila më shumë është një parti nacionaliste, partitë tjera në Kosovë të gjitha pretendojnë të jenë parti të spektrit të djathtë, por në fakt edhe LDK, PDK dhe AAK, në praktikë janë të majta.

Pamvarësisht profilizimit ideolpgjik, të gjitha partitë politike në Kosovë gjatë zgjedhjeve të fundit në Kosovë u morën me vjedhje të votave, ose në mes partive, ose duke e vjedhur vetveten, ne favor të kandidatëve që ishin të ledhatuar dhe servil të liderit të partisë. Ky sindrom i rrebelizmit të skajshëm, i vjedhjes dhe tentimit të fitores me çdo kusht pa zgjedhur mjete e metoda, e përcolli edhe kësaj radhe partinë më të madhe në vend, Partinë Demokratike të Kosovës. Edhe pse me një refuzim të arsyeshëm të partive politike për njohjen e rezultateve të zgjedhjeve, Hashim Thaqi dhe partia e tij, falë makinacioneve e paturpësisë politike deri në pakuptim ia arritën që të formojnë Qeverinë THAQI 2, duke lidhur koalicion shumë të panatyrshëm dhe shumë të dëmshëm për demokracinë e vendit me AKR-në e Behgjet Pacollit, parti kjo që në koalicion me parti e grupe të vogla ia arriti që të marrë 7% të votave.

Marathona e krijimit të Qeverisë zgjati me muaj, derisa Hashim Thaqi arriti ti bëj mirë llogaritë edhe brenda partisë së tij, ku kishte ofruar një kastë servilësh e deputet që pos mahalla apo fshati i tyre askush tjetër nuk i nijhte. Ndoshta të tillë i duheshin Hashimit për të rivendosur diktaturën në Kosovën e lodhur nga varfëria dhe lojërat politike .

Se Qeveria THAQI 2 është një kullë prej letre e dëshmoi edhe forma e votimit të Kryetarit të Kosovës, i cili u zgjodh në këtë post vetëm falë kërcënimit që i bëri Hashim Thaqi grigjës së tij servile dhe falë Pushikarit e Dellit arritën që z. Behgjet Pacolli, ta zgjedhin Kryetar të Kosovës në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës dhe në kundërshtim me të gjitha parimet morale e demokratike.

Me gjithë zërat e pakët të Jakup Krasniqit e të Fatmir Limës, po në atë seancë të Parlamentit u zgjodh edhe Qeveria Thaqi 2, e cila është vazhdimësi e politikës korruptive dhe e aferave të ndryshme për vjedhje e parregullësi të shumta. Reagimet kundër zgjedhjes së Behgjet Pacollit për Kryetar vendi ishin nga të gjitha anët dhe nga të gjitha shtresat e popullit, pos të atyre të PDK-së te cilët më herët e akuzonin z. Pacolli se është pro Rus, por meqë i shpëtoi nga humbja e pushtetit dhe i dha mundësi për vazhdimin e vjedhjeve dhe terrorizimit të qytetarëve, militantët e PDK-së e quanin normale koalicionin me Pacollin dhe me parti Serbe, boshnjake e rome(!!!)

Vetëm 35 ditë zgjati aventuara Don Kishoteske e Behgjet Mabeteksit nga Marevci për të shpalosur tër paditurinë e tij, për të shpalosur mjerimin dhe dëshirën e tij të shfrenuar për të qenë Kryetar i Kosovës me çdo kusht, ndoshta edhe i porositur nga miqt e tij në Rusi, Serbi dhe Libi. Gjatë kësaj periudhe të shkurtër, Don Kishoti mori edhe hapa të guximshëm për të bindur qytetarët e veqanarisht veteranët e luftës se ky Don Kishot është trim dhe ka guxim edhe të shkojë në pjesën veriore të Mitrovicës, ndërsa aventura e tij e dytë ishte shkuarja në Shqipëri dhe fjalimi i tij ,,emocional“ në parlamentin shqiptar i përcjellur me të qeshura nga deputetët e Shqipërisë për budallallëkun e tejskajshëm të Pacollit, i cili aty kërkoi hiq më pak se Bashkimin Kombëtar.

Fatkeqësisht për te dhe shpurën e tij servile që pos parasë nuk shohin asgjë tjetër, vendimi i gjykatës kushtetuese e shkatërroi Kullën prej letre te dyshes Pacolli - Thaqi dhe e ktheu vendin në krizën e mëparshme. Ky truk i Hashimit sa për të rizgjedhur veten Kryeminstër dhe sa për të miratuar buxhetin që e kishte premtuar në fushatë, u kuptua më në fund nga mjeranët e AKR-së dhe nga vet Behgjet Pacolli, të cilit iu ndalën ëndrrat ende pa i fillluar mirë.

Për të mbajtur me çdo kusht në këmbë Kullën prej letre, në skenë doli i gjithëdijshmi, i gjithë gjindshmi dhe Mbreti i Kosovës Kristofer Dell, ambasadori i SHBA-së, i cili me urgjencë i mblodhi fëmijët plang prishës Hashim Thaqin, behgjet Pacollin dhe Isa Mustafën, i qortoi ata se nuk po e luajnë lojën korrekt dhe si denim, nga një zarf magjik që nxori nga xhepi i tij, i kumtoi atyre se ka vendosur që një police ta emëroj për Presidente të Kosovës.

Luajt e politikës Kosovare, para Mbretit Dell, u sollën si fëmijë të zënë në faj dhe nuk guxuan të bëjnë as kundërshtimin më të vogël, pos që shikuan njëri –tjetrin me sy të mekur dhe me buzë në vaj. Për të vazhduar cirkun në kurriz të popullit, u thirr prap një seance Parlamentare, prap antikushtetuese dhe pos Vetëvendosjes askush nuk guxoi ta kundërshtojë vendimin e mbretit të Kosovës, që Adifete Jahjaga, deri atë moment fare e pa njohur dhe shumë e re në moshë të zgjidhet Kryetare e Kosovës për një afat të pacaktuar derisa të bëhet edhe një plan tjetër për të risunduar Kosovën nga klasa e korruptuar e Kosovës .

Përderisa Qeveria Thaqi 2 po i vazhdon projektet e saja të lenë përgjysmë pas ,,tërmetit“ politik të shtatorit 2010, qytetarët e Kosovës janë zhytur edhe më shumë në varfëri, të rinjët duke mos pasur perspektivë për ditë e më shumë po ikin nga Kosova në format më të egra dhe më të dëmshme për Kosovën, ndërsa familjet Kosovare po bëjnë jetë në varfëri ekstreme, pa bukë, pa rryme, pa ujë dhe të izoluar nga bota demokratike e Evropës në burgun e quajtur KOSOVË.

E vetmja shpresë për të rrëzuar Kullën prej letre të Hashim Thaqit të gjithëpushtetshëm është vetëdijësimi politik i qytetarëve të Kosovës se klasa sunduese në Kosovë po fyen rëndë ata, se po i shfrytëzon qytetarët e saj për interesa të një klani mafioz, të cilët qëllim të vetëm kanë mbajtjen e pushtetit, përmes të cilit arrijnë të pasurohen brenda natës dhe të shfrytëzojnë resurset shtetërore për qëllimet e tyre personale. Sa më shpejtë që të ndodhë ky zgjim, aq më shpejtë do të bien maskat e matrapazëve politike dhe aq më e shkurtër do të jetë jeta e pushtetiti diktatorial në Kosovë.

 
(Autori është Magjistër i Shkencave të Historisë Bashkëkohore dhe Kryetar i Klubit Politik ,, Afrim Zhitia” Prishtinë)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)