29 Mars 2024

Krymenistër,tash për tash “flej dath”

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Mos e kap tigrin për bishti,por nëse e ke kap tash mos e lësho! (Proverb angolas)

      Nje kundërshtar politik i Kryeministrit Thaci,para disa ditësh,pak para  se të futeshim ne nje debat televiziv, më tha  dicka që rrallë kush  mund të besoj, se  nga goja  e këtij përsoni mund të  dali një pohim i tillë.

    ”Nuk ka kush, për momentin që e zëvëndëson   Thacin në Kosovë. Kam pasur biseda  por edhe kërkesa  për  propozim të ndonjë  përsoni nga ana ime,  edhe nga  disa ndërkombëtarë me ndikim në Kosovë, që të japi ndonjë emër konkret ,por më besoni se as unë, nuk kam as ide, por as solucion adekuat,  për të propozuar dikend, që  në këto rrëthana dhe kushte. në të cilat. po kalon Kosova , do të mund  të  kryente punë” tha pos tjerash  ky lider politik.

    Dha, edhe emra të  përsonaliteteve ndekrombëtare, me të cilët,(sipas tij) ka kontakte të shpeshta, dhe  shtoi, se tash për tash,  në këto rrethana, në të cilat po kalon Kosova,(e që janë kontribut i Thacit) por edhe po ballafaqohet edhe rajoni, Hashim Thaci,  është  lidershipi, i cili, po e “luan lojën “ më së miri.

    ”E kam kundërshtarë të ashpër politik, dhe me shumë veprime  të tia  nuk pajtohem ,    por nuk ka dilemë se vetëm falë këtyre “shkathtësive” , ai ka arritur të faktorizohet,  dhe të na mund të gjithë neve” tha   ky oponent i liderit të PDK-së dhe Kryeministrit aktual duke shtuar se “mbrapa vehte ,Thaci ka edhe nje pjesë të  faktorëve ndërkombëtar me ndikim”.

     Pse  e tha   këtë konstatim, të cilin nuk e elaboroi më gjatë , e që  me siguri është mendim i tij  përsonal, por duke u bazuar në rolin  dhe ndikimin e  gjithë liderëve në subjektet politike kosovare, atëherë mund të themi,  se ky mesazh ka edhe qëllimin   por edhe prapavijën e caktuar.

   Ska dilemë  se Kryeministri Thaci, deri tash, pa  vështërsi (te gjitha protestat i ka përmbyll pa turbulenca të mëdha) po i tejkalon gjitha pengesat me të cilat po ballafaqohet, e që  vështirë mund  të gjindet dikush tjetër në Kosovë, në këto rrethana  aktuale, me të  cilat po ballafaqohet vendi ,që do  do ti tejkalonte!

   Duke u nisur nga gjendja e rëndë ekonomike me të cilën po ballafaqohet popullata,pastaj situata e krijuar veqanarisht kohëve të fundit , në arsim, shëndetësi,e në  sektorë tjerë, kur nuk iu përmbushën premtimet për rritje të paralajmëruar pagash , por edhe fërkimet , arrestimet,  eleminimet  politike, .... janë vetëm disa “mini fakte”  që tregojnë se,   kryeministri Thaci”ndoshta”  “me qëllim” po  e mban situatën  e tensionuar për të mbijetuar, e për të mbetur  sa më gjatë në politikë e  për të pas pushtet apsolut.

   Ndoshta , është edhe  ndonjë skenar që për momentin sipas tij dhe “këshilltarëve të tij” është  “ilaqi” më i mirë  për të eleminuar edhe kundërshtarët politik, por edhe për tu faktorizuar ,se  ai është  NJËSHI në Kosovë, që si lider i një subjekti  më të madhë në vend, të   bindë edhe gjithë faktorët  relevant vendor, por edhe ata ndërkombëtarë,  për fuqinë me të cilën disponon,( që të kenë kujdesë) e që mund të ndërlidhet edhe me konstatimin e kundërshtarit të tij  politik  i cili (deklarativisht) e  pranoi  sic e ceka më lartë !

    Nëse kësaj , ia shtojmë edhe faktin se para disa ditësh , Kryeministri Thaci,  për 1oo ditë të Qevrisjes 2 , ka arritur  të kompletoj një kabinetë qeveritarë,  me zëvendës Kryeministra, Ministra,  e zevendesministra, me nje numër  mbi 6o sish,  e që (me përjashtime të rralla) sikur shefi tu thoshte , jo vetëm që (mos) veproni  kështu apo ashtu, por edhe të kërkonte, që ata të futeshin në grevë, është një bindje dhe një opinion, se ata pa hezitim, do të përfillnin nje gjë të tillë, dhe do të bënin gara, se cili, do të fillonte i pari, dhe do ti hynte në hatër më shumë Shefit.


  Pra, realisht mund te themi se , Kryministri Thaqi, me veprimet e tija dhe politikën që instaloi, që nga  koha kur mori timonin e Qeversë  , pos që  dalë nga dalë ,arriti ta “pastrojë” partinë e tij nga “të padëgjueshmit”, ndërkohë ,ofroi afër veti  përsonalitete  dhe figura  që “kujdestarojnë” ditë e natë, vetëm për të qenë afër  tij, dhe për të përfituar edhe ata dicka në këtë “hallakamë”, pastaj Parlamentin e “armatosi” me  antarë të Shik-ut e  me disa ”anonimus” përsona, si dhe e veqanta  dhe “specialitet” i posaqëm i tij, është se  ka arritur që të krijoj shtrirje edhe në subjektet tjera politike me njerëz që janë në shërbim të tij .

Kur e them këtë të fundit, po e ilustroj me nje fakt:.
 
   Vetëm disa ditë, para se të fillonte fushta parazgjedhore e dhjetorit të vitit të kaluar, për zgjedhjet e përgjthshme, në një takim  rasti  me Kryemisnistrin, kur e pyeta se si i ka punët dhe disponimin para zgjedhjeve të përgjthshme,  pos shume qëndrimeve tjera optimiste ,më pat  dhënë emra  përsonash të cilët, sipas tij, janë “njerëz te tij” në subjektet tjera politike, të cilët  pa problem  punojne për PDK-ne dhe përsoanlisht  llogaritë në ndihmën e madhe të  tyre.

   Me besoni, kur sot, shohë këta njerëz se  si veprojnë, ku janë pozicionuar ,dhe cilat janë raportet e tyre , pikërsisht më Kryeministrin Thaci ,me bindje të plot e them .”Tash për tash, Kryeministër, flej dath”.

   Por, nje gjë duhet ditur Kryeministër,kujdesë nga të huajt të cilët  jo rrallë miqët më të mdhenjë i “konvertojnë” në “armiqë” apo thënë më butë në kundërshtarë ,por gjithashtu  duhet pranuar , se nuk ka të përjetshëm asgje,  jo vetëm në poste, por as në këtë botë.!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)