28 Mars 2024

Kriza në Kosovë është e porositur

 Shkruar nga Shefqet Dibrani

Kundër shkrimit spekulativ të Pal Shtufit, "Rënia e Qeverisë Kurti", publikuar në profilin e tij në FB më,12 prill 2020, si dhe nëpër disa portale dhe në rrjetet sociale.

Pal Shtufi, në shkrimin e tij mjaftë spekulativ, "Rënia e Qeverisë Kurti", nuk ka arritur të shpjegojë mënyrën qysh është importuar kriza në Kosovë, e më ketë pse ra edhe Qeveria Kurti?!

Si u prodhua kriza nga analistët dhe mediat, por më keq se si në mënyrë të pashembullt u keqësuan raportet Kosovë-Amerikë.

Çfarë roli patën TV-të e mediat në Kosovë?! Si i kanë paraprirë këta analistë kësaj fryme antiamerikane, pikërisht nga studiot televizive që terrorizuan popullin edhe në kohë Pandemie me COWID-19.

A nuk janë këta analist, (madje disa edhe profesor universitar), që për 20 – vjet, kanë mision të qartë, për t’ia pamundësuar Amerikës, për t’i zgjeruar kufijtë e demokracisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Prandaj, kushti i parë për një autor publik do të duhej të ishte përgjegjësia për fjalën e tij publike!

Shkrimi i Pal Shtufit nuk e plotëson këtë kusht, përkundrazi hap dilema, nxit dyshime, sidomos kur ka zbuluar edhe disa veprime jo të mençura, që thuhen në këtë shkrim spekulativ.

Të nisemi me fotografinë shoqëruese:

Kush janë këta persona në fotografi? A po i njohim? Sigurisht të gjithë! Por nuk e di nëse Pali e dinë se në strukturat e partive demokratike ka rregulla, po ashtu ka standarde për tu avancim në poste udhëheqëse.

Pra nëse gjërat i shikojmë nga ky prizëm, zbulohet tërë mozaiku spekulativ i personave në fotografi, kurse Pal Shtufi s’ka qenë kurrë më parë në strukturat e LDK-së, sa ishte gjallë dr. Ibrahim Rugova, jo se jo!...

Për lexuesit e shumtë po shpjegojë se autori i këtij reagimi, po flet me kompetencë, pasi nga fillimi ishte strukturë e organizuar në LDK, prandaj i njeh zhvillimet që në zanafillë.

Në vetën e parë: Kam qenë iniciues dhe themelues i Nëndegës së LDK-së në St. Gallen, pastaj delegat nga kjo nëndegë në Kuvendin Themelues të Degës së LDK-së, përfaqësues i Degës së LDK-së në Zvicër, gjegjësisht delegat në Kuvendin e II dhe të III të Partisë në Prishtinë.

Dhe jo çfarëdo delegati?! Le të shpaloset incizimi i Kuvendit të III-të të LDK-së, i mbajtur në Restorantin “Dora”, në kompleksin Qafa në Prishtinë.

Pastaj kam qenë anëtarë i Kryesisë së Degës, 1998-2002, 2013-2015 dhe kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër, 2015-2016, mandat që nuk na njohu as Isa Mustafa, por për fat të keq as këta që duken si “Kolonë e Pestë” brenda LDK-së, e duke përjashtuar Vjosën asnjëri prej tyre nuk ka pasur vullnet për të intervenuar te Isa Mustafa, për ta zgjidhur problemin, (fatkeqësisht as Pali për LDK-në e tij të Zemrës?!).

Ndoshta ai këtë intervenim nuk e ka bërë për shkak të madhështisë që ka një personaliteti me famë, ndoshta..., por ndikimi i tij brenda strukturave të LDK-së, siç qenka deklaruar duket qesharak dhe tejet spekulativ.

Në foto, duke përjashtuar vetëm Lutfi Hazirin, asnjëra, pra as Pal Shtufi, nuk kanë qenë strukturë e LDK-së për të gjallë të dr. Ibrahim Rugovës?! Në të kundërtën le të dëshmojë Pal Shtufi, ose le të flasin secili për veten e tyre, cila ishte rruga e tyre demokratike për tu avancuar në struktura udhëheqëse të LDK-së?!

Të shkojmë radhazi:

Vjosa Osmani, pa qenë fare strukturë e LDK-së është angazhuar si këshilltare në Kabinetin e Presidentit të Kosovës dr. Fatmir Sejdiu.

Ajo bashkë me Isa Mustafën karrierën e tyre politike në LDK, e nisin aty, në Kabinetin Presidencial.

Për Isën e di se edhe sa ishte këshilltar i Sejdiut nuk ka qenë në LDK. madje as sa ishte Kryetar i Prishtinës, pra deri sa është zgjedhur Kryetar i LDK-së nuk ka qenë kurrë më parë anëtarë i LDK-së, se sa për ta paguar anëtarësinë në LDK të mos flasim as për sot, pasi dihet se ai kurrë për vete nuk e ka pas paguar as 3%, e përfolur për keqpërdorime të mëdha.

Për fat të keq, pa qenë më parë strukturë e LDK-së janë përzgjedhur këshilltar të Presidentit Sejdiu edhe dr. Xhafer Tahiri, tash kryetar i Vushtrrisë, dr. Korab Sejdiun dhe Teuta Sahatqija, kjo e amputuar në Kabinetin e Presidentit, nga Organizata Joqeveritare “SAHATI” i Veton Surroit.

Ndërsa dy zonjat tjera që duken në këtë fotografi, Vlora Dumoshi dhe Hykmete Bajrami, janë strukturë e Kombinatit Metalurgjik të Partisë “RIINVEST” në Prishtinë, i themeluar nga Isa Mustafa në vitin 1994/95, pra atëherë kur Serbia i pat mbyllur shkollat dhe universitetin në gjuhën shqipe.

 Si pioniere, si fatose ose më mirë të ironizojmë, si anëtare e re në Grupin e DEBATIK-ëve në LDK-së, mund të llogaritet vetëm e bija Enver Malokut, Doruntina, por tash përveç Pal Shtufit(?!), të gjithë e dinë se ajo është viktimë e pazareve dhe shantazheve të komunistit Isa Mustafa.

Ndërsa Pal Shtufi, përveç kësaj fotografie, ngazëllimin e tij në LDK, nuk mundet ta lidhë më larg se sa muajin “Shtator 2019”?!...

Shtrohet pyetja:

Cilën strukturë organizative të LDK-së, e paska përfaqësuar në Fushatë Zgjedhore dhe në atë foto Pal Shtufi?

Ky e dinë se të gjitha strukturat e LDK-së në Diasporë i ka shkatërruar vet Isa Mustafa, prandaj për ta fituar një proces zgjedhor në Kosovë nuk ka mjaftuar vetëm angazhimi i Pal Shtufit. E pasi ai paska këshilluar?!

Është dashur ta dijë se më mirë se ai, kanë mundur të ndihmojnë LDK-në, Hafiz Gagica e Donikë Gërvalla nga Dega e LDK-së në Gjermani, ndërsa nga Dega e LDK-së në Zvicër, rol të rëndësishëm për një fushatë të suksesshme do ta kishin pasur, mr. Shaip Latifi, Hajdar Sadrija, ing. Nazmi Peci, prof. Deme Jasharii, ing. Isa Maliqi, prof. Shefqet Ilazi, juristi Jusuf Demaj, prof. Zize Liza Pepshi, ing. Gani Demi, Pali Zef dhe dr. Shaqir Shala, por edhe shumë aktivist të tjerë, të cilët në nivelin lokal, nëpër komunat e tyre janë me ndikim, ndërsa pa asnjë modesti edhe shkrimtari dhe veprimtari ndër ma të vyeshmit, autori i këtij shkrimi, të paktën në dy-tre debate televizive që kishin të bënin me diasporën, do të ishte më i suksesshëm dhe më i arsyeshëm, por në asnjë mënyrë Pal Shtufi, i cili, kurrë më parë s’ka qenë në strukturat e LDK-së.

Nuk ndihmohet fushata zgjedhore, nga ata që me angazhimet e tyre ishin shumë më afër vijës së UJD-it Jugosllav të Veton Surroit, ose pjesë e kallamkusurit jugosllav të Isa Mustafës. Kjo “Kolonë e Pestë”, është mjaftë aktive, ashtu siç është mjaftë anti-LDK-iste, antirugoviste, antidemokratike dhe antiamerikane, të cilët sot, bashkë me Isa Mustafën, na përfaqësuakan dashurinë e Popullit të Kosovës për Amerikën! E tmerrshme por e saktë, sa poshtë kemi rënë?!

E kjo dashur e tanishme e tyre, ka të bëjë për ta shpëtuar lëkuren e tyre, sepse po të ishte edhe “Kolonë e Pestë”, për këto 20-vjet nuk e kishin stërkequr më shumë SHTETIN, dhe nuk kishin vepruar më shumë kundër Kosovës në njërën anë, kurse në anën tjetër kanë mision për ta sabotuar projektin amerikanë për të ngadhënjyer demokracia në Kosovë dhe përgjithësisht në Ballkanin Perëndimor.

Kjo luftë kaq e ashpër Antiamerikane që po ndihmohet nga analistët nëpër TV-të, nuk ka të bëjë aq me Albin Kurtin, i cili për naivitetin e tij ka rënë pre e këtyre shantazhimeve antiamerikane, ku struktura të moçme të komplotistëve Sovjetikë e Jugosllav, tashmë për interesa të Serbisë, janë ngjallur dhe janë aktivizuar duke u futur në veprim, qoftë edhe përmes LDK-së?!

Të kthehemi tek spekulimi mediatik, pasi ai qenka “Si rugovist i pandryshueshëm, natyrisht që jam edhe lojalist i LDK-së”, dhe siç ka pohuar edhe vet se “në të njëjtën kohë, jam fanatik i së vërtetës, të cilën e them edhe atëherë kur më kushton shtrenjtë; edhe atëherë kur ajo është kundër LDK-së; edhe atëherë kur shumica nuk e pranon të vërtetën”.

Pra, le të shpjegojë Pali, pse ia lejoi vetës t’i anashkalojë të gjitha strukturat e LDK-së në Diasporë, madje duke i shpërfillur edhe ata qindra veprimtarë në Amerikë, (në Prishtinë gjatë vjeshtës së kaluar ishte veprimtari i hershëm i LDK-së në Amerikë, prof. dr. Ramazan Bekteshi), a është mirëpritur edhe profesori njësoj, se Pali qenka pritur me lule, të paktën duke buzëqeshur duket mjaftë i bukur?!

Natyrisht për njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, jo vetëm nga shkurti i këtij viti, por qe 20 vjet e kanë ditur se asnjë Qeveri nuk ka për ta udhëhequr Kosovën, nëse ua prek interesat bandave të kriminalizuara, ndërsa përbrenda LDK-së, është ditur se s’ka me pas as reforma dhe as demokraci, me të ardhur në krye të saj Isa Mustafa?!

 Pra në LDK, askush nuk mund të zë vend në strukturat drejtuese sepse nga Kryesia e LDK-së dhe nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, janë përjashtuar të gjithë themeluesit e LDK-së, madje edhe në nivelin lokal. Rasti bëhet edhe më tragjik kur dihet se një pjesë e tyre janë gjallë, janë aktiv, madje disa janë ende të angazhuar në procesin edukativo-arsimor në universitet dhe në detyra të tjera intelektuale.

Tash, kollaj është me konstatua për papjekuri politike, por papjekuria zakonisht vjen nga këshilltarët e dobët dhe nga ata që si “Kolonë e Pestë”, iu kanë futur në gji LDK-së.

 Si ka mundësi ndryshe të thuhet, kur ashiqare shihet se janë futur dhe janë afruar për ta udhëhequr fushatën ata që nga “Shatori i vitit 2019”, qenkan angazhuar në LDK, të tjerë janë futur në Lista Zgjedhore vetëm “dy orë”, para se të dorëzoheshin Listat në KQZ?!

Secili anëtarë i rëndomtë i LDK-së, e ka ditur se për tu fituar zgjedhjet e Tetorit 2019, është dashur në Listën Zgjedhore të LDK-së, të futeshin edhe 4-5 emra me ndikim nga Diaspora e LDK-së në Evropë dhe Amerikë, si dhe të bëhej pak më mirë edhe sistemimi i emrave brenda listës ekzistuese.

Fatkeqësisht, spekulimet e Pal Shtufit janë të tejdukshme, sidomos kur shtiret se i dinë të gjitha, edhe atëherë kur porosia e Amerikanëve “më parë shkonte te Albini se te LDK- ja”?!

Mendoj se është tejet spekulative, sepse gjërat nuk janë aq të thjeshta siç shtrohen këtu, dhe në raste të tjera nëpër mediat dhe TV-të e shumta, ku analistët dhe strukturat tjera të kapur nga parapolitika po bëjnë kërdinë. Pali bëhet edhe më qesharak kur shkruan se: “Letra e Isës e 16 marsit, nuk ishte e para, ishte sa për ta njoftuar publikun. Ishte, si të thuash, si kambanë e fundit.

Kush e ka lexuar e sheh përgjërimin e Isës në atë letër. Unë për vete kurrë nuk e kam pa Isën duke lutur dikë si Albinin për heqjen e taksës, pra, për ruajtjen e qeverisë”.

 Tash sipas këtij pasusi duket se vërtetë edhe Pali paska qenë i afërt me Isa Mustafën, por nuk dihet pse nuk e ka këshilluar se nëpërmes Diasporës së LDK-së, dhe angazhimit të mijëra veprimtarëve të kësaj partie, do t’ia kishin siguruar fitoren e sigurt LDK-së, dhe Kosova nuk do të vinte në këtë gjendje ku ka rënë për fajin e këshilltarëve të angazhuar sa për t’ia vazhduan Isës jetesën politike në njërën anë, e në anën tjetër duke i rrezikuar edhe raportet e mira me SHBA-të dhe vendet e BE-së.

Po ashtu Pali na mban ligjëratë ideologjike kur shkruan se “Siç dihet, nuk është në fuqinë e as në traditën e LDK-së për të bërë veprime spektakulare politike. Jo!

Rënien e kësaj qeverie e kanë shkaktuar tre faktorë”, dhe i numëron 3 faktet kryesore, por askund nuk e përmend rolin që ka luajtur “Kolona e Pestë”, brenda LDK-së, të cilët kurrë më parë nuk kanë qenë strukturë e LDK-së, aq më pak sa ishte gjallë dr. Ibrahim Rugova.

Spekulimet tjera janë të mëdha dhe të dëmshme, por e vërteta nuk do të thuhet asnjëherë, pa u shpjeguar se si arriti ish nomenklatura e sistemit serb në Kosovë dhe bijtë e funksionarëve të lartë komunist, bijtë e UDB-ashëve, BIA-s serbe dhe të diplomatëve të atij sistemi, të bëhen milioner, t’i pushtojnë mediat, të kenë sistemin e Sigurisë Kombëtare nën kontroll, të kenë fuqi ndikuese e penguese në sistemin e drejtësisë, të zënë poste udhëheqëse nëpër Bordet shtetërore e Ndërmarrjeve Publike, nëpër Trustet e Fonde ku ruhet kapitali i Kosovës, nëpër banka e ndërmarrje ekonomike e financiare, dhe analisti në fjalë menduaka se kjo strukturë kaq e organizuar paska qëndruar duarkryq?!

Po ashtu menduaka se edhe shërbimi rus e serb, në këto 20 vjet paska qëndruar duarkryq. Pastaj duarkryq paskan qëndruar edhe ato qindra Organizata Fetare nga Lindja e Mesme?!

Gjithë këto shërbime të mbitokës e të nëntokës, bashkë me “Kolonën e pestë” brenda vet LDK-së, nuk paskan pas asnjë qëllim “këshillues?!” e pengues për iniciativa qytetare, dhe nuk paskan pasur qëllim për ta devijuar edhe votën e lirë të qytetarëve kur ato vota flisnin për ndryshime dhe për përgjegjësi.

E, nëse ky rast iu paska shpëtuar të gjithëve, padyshim “Plani B”, i këtyre shërbimeve ka qenë për t’i shantazhuar proceset, gjë që u treguan të suksesshëm, janë këto arsye pse themi se të gjithë faktorët e involvuar në këto procese bartin përgjegjësinë për gjendjen e krijuar.

Shihe more angazhimin aktiv në LDK, sa herët e paska nisur Pal Shtufi?!

Duke mos ia mohuar angazhimin e të vëllait në Degën e LDK-së, sidomos gjatë viteve të nëntëdhjeta, ky për vete shkruan se “Në shtator 2019 shkova në selinë e LDK-së. Takova Vjosa Osmanin dhe njerëzit më të rëndësishëm të kësaj partie.

U tregova se kam vullnet ta përkrah LDK-në dhe Vjosën”, por nuk e ditka se dy Degët e LDK-së në Diasporë, (ajo në Gjermani dhe kjo në Zvicër), qysh ne pranverën e vitit 1990, por edhe një herë, më 10 maj 2015, në Kuvendin e VIII-të, kanë treguan zyrtarisht e strukturalisht se kanë vullnet për t’i ndihmuar proceset, për ta ndihmuar LDK-në, e së këndejmi edhe vet Isa Mustafën, sepse Vjosën po se po!

Ky veprim i tij, jo që është i papjekur, por është veprim i pamoralshëm politik që po e bëjnë intelektualët e Kosovës, sepse Partitë Demokratike, nuk duhet të pranojnë dhe as nuk duhet t’i zgjedhin këshilltarët e tyre jashtë strukturave partiake, në të kundërtën siç po veprohet në Kosovë, është devalvuar rëndësia e të qenit i angazhuar dhe strukturë në Parti.

E siç duket nga shkrimi i tij, ai paska pasur ndikim në tërë fushatën zgjedhore, por le t’na shpjegon publikisht, cilën bazë deleguese e paska përfaqësuar(?), nëse jo ndonjë “Kolonë të Pestë?!”, e cila ka pasur për qëllim që përmes LDK-së, t’i shantazhojë proceset, dhe për aq sa mundet të krijojë këtë antipati, thuaja Kosova është më afër Rusisë e Serbisë, se sa në partneritet të mira me SHBA-të dhe vendet e BE-së.

Nuk ka se si të mos çmendemi kur lexojmë këso analizash në të cilat shpjegohen se si qenkan grumbulluar ato 176 mijë votat e Vjosës, për ta shpëtuar LIDHJEN dhe Isa Mustafën, por jo edhe LDK-së?! Çuditërisht autori nuk e paska thënë asnjë fjalë se në anën tjetër LDK-ja i ka humbur të paktën 250.000 (dyqindepesëdhjetë mijë), vota nga Diaspora dhe familjarët e tyre në Kosovë?! Kalkulimet tjera janë vetëm spekulime mediatike.

Natyrisht, skandali i këtij spekulimi mediatik është e dhëna se Pal Shtufit, (siç pohon vet), qenka angazhuar në LDK nga muaji “Shtator 2019”, “dhe, nga ky bashkëpunim i mirë, Vjosa më ofroi të bëhem këshilltar politik i saj. Në fakt, unë nuk mund t'ia filloja kësaj pune në muajin shkurt, prandaj e patëm lënë që me 10 mars të filloja sepse kisha ca obligime në Zvicër. Në mars pastaj dihet si rrodhën ngjarjet dhe kështu mbeta këshilltar në tentativë”?!

Kjo deklaratë është një e keqe e madhe edhe për Vjosa Osmanin?! Me një fjalë është fillimi i zbërthimit të ndyrësisë spekulative, por autori e thotë një të vërtetë: d.m.th. Vjosa Osmani, paska anashkaluar Donikë Gërvallën, në shkëmbim të Pal Shtufit, sikurse që paska anashkaluar edhe prof. dr. Rexhep Gjergjin, në shkëmbim të Pal Shtufit?!

I përmenda vetëm këta dy që i kemi parë edhe gjatë fushatës zgjedhore se ishin afër Vjosës, pa i përmendur edhe mjaftë veprimtar të tjerë të LDK-së, veçmas po e ritheksoj emrin e prof. dr. Ramazan Bekteshit, i cili gjatë asaj kohe ishte në Prishtinë.

 Sigurisht ka pasur edhe me dhjetëra personalitete të tjera të famshme në SHBA, nga komuniteti ynë i atjeshëm, të cilët kurrë nuk do të lejonin për tu ashpërsuar e degraduar raportet Kosovë-Amerikë deri në këtë masë.

Prandaj, këtu po i them Palit një BRAVO, me shkronja të mëdha, se vërtetë e paskeni ndihmuar dhe e paskeni këshilluar ashtu siç do të duhej, Vjosën dhe LDK-në?! Prandaj kemi të drejtë të dyshojmë se roli negativ i BIA-s serbe në Kosovë dhe ndikimi diplomatik i Rusisë në arenën ndërkombëtare, ishin mjaftë të fuqishëm dhe janë në ofensivë.

SOT: Me gjithë krizën që ka Kosova, zgjidhje ka, por nuk ka vullnet nga aty me dal. Krizën në Kosovë nuk e zgjidh një Qeveri, (edhe nëse formohet nga LDK-ja), as këtë gjendje nuk do ta përmirësojnë Zgjedhjet e Jashtëzakonshme, (edhe pas kalimit të Pandemisë), siç po kërkon VETVENDOSJA?!

Për tu nisur e mbara, do të duhej fillimisht me u shpërbërë “Kolona e Pestë” në LDK-së, pastaj do të duhej të largoheshin nga vendet udhëheqëse e bordet e shumta dhe sidomos nga TV-të e mediat të gjitha ndikimet e strukturave të shërbimeve serb që po prodhojnë kriza të kësaj natyre.

Andaj marrë guxim t’i drejtohem Pal Shtufit, (që po shtiret se paska dije e kaq ndikim), le t’na krijon mundësinë e një takimi me Përfaqësuesit Diplomatik Amerikan dhe me ata të Sigurimit Kombëtar të SHBA-së, që merren me problemet e Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimorë, për t’ua shpjeguar në vetëm 15 minuta, përkatësisht me gjithë përkthim në vetëm 30 minuta, se si dilet (edhe tashti) nga kriza.

Pra t’i lëmë kalkulimet spekulative, pasi qartë shihet se kriza në Kosovë është prodhuar nga ndikimi i fuqishëm serb që vepron në Kosovë, të ndihmuar nga veprimet diplomatike të Rusisë në arenën ndërkombëtare!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)