28 Mars 2024

Krimpushteti sllavomaqedonas

Shkruar nga Ramiz Bojaj

Shteti i Maqedonisë vazhdon të mbetet në zgrip të ekzistencës së vet. Ekzekutmi i dy të rinjve shqiptarë, Imran Mehmetin dhe Besnik Shehapin, nga ana e policit sllav, nuk është as spontane e as e rastësishme, por  vjen si rrjedhojë e luftës speciale, (propagandës dhe shpifjeve antishqiptare) që vazhdojnë të kultivohen në qeverinë, institucionet dhe akademitë e ashtëquajtura shkencore sllavomaqedonase.

Krimi i dytë edhe më i rëndë (pas vrasjes në Gostivar), vjen nga tendencat e qeverisë maqedonase për shtrembërimin e e aktit mizor deri në fshehjen e krimit.

Inferioniteti artificial sllavomaqedonas dhe pushteti i krimbur në Shkup (fushatat antishqiptare), vazhdojnë të prodhojnë dhunë kundër civilëve shqiptarë. Motivet antishqiptare të politikëbërjes në Maqedoni po e dërgojnë këtë shtet në ushëkrye të ekzistencës.

Dora e zezë e policit sllavomaqedonas, i cili vrau dy të rinj shqiptar në Gostivar, Imran Mehmetin dhe Besnik Shehapin, na kujton ngjarjen e kobshme të 21 marsit të vitit 2001, kur policia maqedonase kishte ekzekutuar me gjakftohtësi, babë e bir, Ramadan dhe Razim Koraçin në qytetin e Tetovës.

Krimin e vitit 2001 e kishte organizuar shteti maqedonas (duke demonstruar ekzekutime para medieve) me qëllim të ndjelljes së frikës për shqiptarët. Ky rast mbeti përjetësisht i pa ndëshkuar dhe i pa ndriquar.

Ngjarja e tmerrshme e asaj kohe e kishte quar Maqedonin në luftë të hapur ndëretnike. UÇK-ja atëbotë i pat treguar vendin sllavomaqedonasve, të cilët është dashur të marrim mësim nga ajo kohë.

Marrëveshja e Ohrit, i dha fund luftës, por shteti Maqedon, sot e kësaj dite u mbeti borgj shqiptarëve, duke mohur shumë pika të marrëveshjes, qe kanë të bëjnë me principet e funksinimit të shtetësisë dy etnike.

Por, përmes krimit të fundit në Gostivar, qeveria sllavomaqedonase, e tregoi edhe njëherë fytyrën e vërtetë të saj, e cila “rehatinë” e brendshme mëton ta ndërtojë duke ushqyer dhe demonstruar urrejtje patologjike kundër shqiptarëve.

Menjëherë pas vrasjes së të rinjëve shqiptar, pushteti maqedonas fillon shantazhet dhe shtrembërimet për ngjarjen duke i dhënë motive spontane, deri tek “akti i vetëmbrojtjes”.

Zyrtarët e qeverisë së Mqedonisë, “vlerëson” rastin ende pa bërë asnjë ekspertizë e nevojshme nga ekspertët e forenzikës, jep deklarata të pavërteta politike, të cilat më tepër ngjajnë si kurdisje e rastit se sa përkufizim real i ngjarjes tronditëse.

Tingëllon tejet irrituese deklarata e zv.ministrit të MPB-së së Maqedonisë, Ivo Kotevski, i cili vlerëson se polici sllavomaqedonas ‘ka shtënë me armë së pari në ajër e më pas e perdori atë për tu vetëmbrojtur’. “Vetëmbrojtje” nga kush, nga njerëzit e paarmatosur! Po sipas tij, dy të rinjtë shqiptarë të paarmatosur, e paskan ‘sulmuar’, policin e armatosur sllav.

Edhe vlerësimi tjetër sindikatës policore maqedonase se ‘provokimi, kërcënimi, frikësimi etj., janë arsyet e mundshme për incidentin ku pjesëtari i policisë vrau dy të rinj shqiptarë. Kjo ngjarje duhet të na mësojë se si qytetar ka kufinj në çdo provokim’, vlerëson SPM-ja.

Por, se di nëse i kujtohet qeveritarëve maqedonas, se edhe durimi qytetar e ka fundin e vet. Këtë duhet marrë parasysh, pushtetmbajtësit në Maqedoni, para se të jetë vonë. Kjo tregon se shteti i Maqedonisë gjithnjë e më shumë po hyn në krizë të ekzistencës së vet.

Kjo jep të kuptojmë se shteti maqedonas ende nuk ka marrë mësim nga lufta e fundit, e cila erdhi si shkas i shtypjes dhe urrejtjes qe sllavët trumbetonin kundër shqiptarëve. Përgënjështrimi qe Zëvendësministri shqiptar i MPBM, Xhelal Bajrami i bënë kolegut të tij sllav, Kotevskit, duke i tërhequr vërejtjen qe mos të tentojë të fsheh natyrën e krimit. Bajrami, pohon se, “vrasja është kryer me paramendim”.

Tentativa e fshehjes së krimit, (me ligj dhe kanun) cilësohet si bashkëveprim, ose dy herë krim. Kjo na kujton ngjarjen tronditëse të vitit, 2001, ku po kjo MPB, maqedonase, kishte ‘hetuar’ armët e ‘sulmuesve’ (babë e bir), për ti ekzekutuar krejt barbarisht.  Por qe më pas doli të ishin të paarmatosur dhe se të vetmem mjete në posedim të tyre dolën të ishin telefonat mobil.


Parulla postmortum: “Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur”


Duket tejet neveritëse, kur vetëm një ditë pas vrasjes së dy shqiptarëve në Gostivar, pikërisht në sheshin kryesor të Shkupit sheh tifozët sllavomaqedonas duke brohoritur parulla antishqiptare: “Shqiptarë të vdekur”, dhe “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”.

Parulla të tilla na kujtojnë fushatat ultranacionaliste serbe, në kohën e terrorit serb në Kosovë. Kjo na jep shembullin më të mirë se në Maqedoni urrejtja sllave kundër shqiptarëve është ‘virtyt’, me të cilin ushqehet një komb pa identitet, maqedonasit, të cilët me një shtrëngim të vogël dalin serbë, bullgarë por edhe grek.

Prandaj, nuk janë aspak te rastësishme edhe lindja e “Enciklopedive”, famëkeqe të mbushura me gënjeshtra, shtrembërime historike e deri tek shpifjet e paskrupullta antishqiptare. Pra, ekzekutimi i të rinjve shqiptarë në Gostivar nga policia sllaomaqedonas, tendencat e shtetit maqedonas për fshehjen ose shtrembërimin e aktit qyqar, e deri tek thirrjet për vrasjen e shqiptarëve, janë referencat të cilat pasqyrojnë realitetin faktik në Maqedoni.

Pra, sllavet janë dëshmuar se nuk e duan e as nuk ndjenjë aspak përgjegjësi për shtetin e Maqedonisë. Kjo për faktin se ndjenjat e brendshme anojnë kah lidhjet me Serbinë, Bullgarinë dhe Greqinë. Pra, barra e ekzistimit të Maqedonisë bie mbi shqiptarët. Shqiptarët janë treguar gjithmonë të kujdesshëm dhe të matur edhe në Iliridë.

Ndikimi shqiptar në ekzistimin e Maqedonisë është treguar esencial është treguar edhe në vitet e fundit, por sllavomaqedonasit duket të kenë harruar luftën e vitit 2001. Leksionet qe morën maqedonasit në atë kohë duhet tu sherbejnë edhe sot, para se të bëhen refugjatë, duke përfshirë edhe forcat policore e ushtarake sllave.

I njëjti absurditet po kaq i vrazhdë duket edhe sulmi i vagabondëve serbë në Beograd, të cilët ‘prënë’ në fyt të riun shqiptar, Xhemil Limanin.

Kriminelët e sulmuan shqiptarin nga motivi i vetëm “E shoh se qenke shiptar”, për të prerë në fyt viktimën. Serbia dhe Maqedonia janë dy shtete të cilat “mbahen” si vende norma e standarde evropiane, por mjafton të jeshë shqiptar që ta përjetosh këtë “evropianizim”.

Nuk do t’i ndërlidhja këto raste (dhe shumë ngjarje tjera), me segmentet shtetërore, por kur institucionet maqedonase tentojnë të fshehin krimin e dyfishtë të policit sllav,kjo tregon se ky shtet është i nndërtuar dhe funksionon në shtyllat e kalbura të ekzistencës së vet, ku në çdo kohë mund ti shembët çatia e shtetit.

Edhe në anën tjetër (fjala është për Serbinë), sikur të ishte sulmuar qoftë edhe një kriminel serb, Jeremiqi do ta bëntë çështje ditore edhe në OKB.

Ndërsa, kur janë në pyetje shqiptarët, rrallë mund të gjeshë një reagim unik nacional nga të gjitha qendrat me ndikim, duke u nisur nga Tirana, Prishtina, por edhe nga Shkupi.

Krimi shtetëror si metodë frikësimi

Qeveria e Maqedonisë e ka sjellur dhunën. Përpos mediave të pavarura (përjashtoi pro qeveritare),edhe ish-kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe eksperte për të drejtat e njeriut, Mirjana Najçveska, thekson se kjo qeverisje (pushteti maqdonas) ka sjellë dhunën e fundit.

‘Kjo qeverisje ka sjellë dhunën dhe pasigurinë e qytetarëve. Kjo qeverisje po mohon të drejtën dhe procedurat demokratike’, thekson znj. Najçevska. Provokimet, sulmet, shpifjet dhe etiketimet që sllavomaqedonasit adresojnë kundër shqiptarëve, deshmon për identitetin në krizë të një shteti të brishtë (Maqedonisë) nga pikëpamjet e një kombi të paformuar (maqedonasit si triadë, serbe, bullgare por edhe greke).

Pra, faktet po tregojnë se komuniteti sllavomaqedonas më me dëshirë do ta ndanin Maqedoninë për të jetuar me paraardhësit e tyre, bullgarë, serbë apo grekë, se sa të ‘bashkëjetojnë’, me fqinjët shqiptarë.

Pra, shteti i Maqedonisë vazhdon të mbetet në zgrip të ekzistencës së vet. Ekzekutmi i dy të rinjve shqiptarë, Imran Mehmetin dhe Besnik Shehapin, nga ana e policit sllav, nuk është as spontane e as e rastësishme, por  vjen si rrjedhojë e luftës speciale, (propagandës dhe shpifjeve antishqiptare) që vazhdojnë të kultivohen në qeverinë, institucionet dhe akademitë e ashtëquajtura shkencore sllavomaqedonase.


Uniteti shqiptar i domosdoshëm

Mungesa e unitetit politik të shqiptarëve në Maqedoni,ka ngritur deri në inferioritet palën sllavomaqedonase, jo vetëm për të vonuar ose shpërfillur marrëveshjen e Ohrit, por të vazhdojë të shpifë e të nëpërkëmbë interesat e shqiptarëve.
Edhe vlerësimi i publicistit dhe bashkëkombasit tonë nga Maqedonia Kim Mehmetit, se shpërfillja e vullnetit politik shqiptar vjen si rezultat e përçarjeve të spektrit tonë politik. “Fatkeqësisht, ne shqiptarët e Maqedonisë kemi përfaqësues politik që nuk iu dëgjohet zëri çfarëdo fatkeqësie që i  ndodh popullit të vet.  
Edhe në rastin e Radushës, kur u ekzekutuan katër shqiptarë pa i shpallur gjykata të fajshëm, askush nuk doli ta dënojë këtë veprim. Pjesëmarrja e tyre në qeveri është një tatim që shqiptarët ia paguajnë këtij shteti”.

Ky vlerësim i Mehmetit, tregon një të vërtetë të madhe qe ka mbërthyer herë njërin e herë tjetrin spektër politik shqiptar në Maqedoni, të cilët, përpos ‘qorbës’ se pushtetarëve nuk përfaqësojnë interesat e duhura të popullit shqiptar. Bazuar në realitetin ekzistencial, duket të jetë e pashmangshme krijimi i shtetit dyetnik në Maqedoni. 

Edhe për këtë qasja ndërkombëtare BE, SHBA, etj., duhet të jetë aktive dhe e vendosur në mënyrë që të ruhet fleksibiliteti i demokracisë reale edhe në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor.

Faktorizmi kredibil i popullit shqiptar në Maqedoni, mund të rritet në bazë të unitetit politik, aq shumë i nevojshëm dhe i domosdoshëm, për të arritur synimet për më shumë prosperitet dhe mirëqenie kombëtare. Rol tejet jetik në këtë drejtim mund të luajnë Shqipëria dhe Kosova, mbi të cilat ka rënë përgjegjësia për gjithë çështjen shqiptare në Ballkan, të cilët ende vazhdojnë të vuajnë nga padrejtësitë historike.


(Autori është publicist dhe drejtor për marrëdhënie me publikun në Institutin për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)