26 Prill 2024

Kosovës i duhen zgjedhje para dialogut politik me Serbinë

Halil Bashota

Aktualisht qeveria nuk e ka fuqinë politike dhe as kredibilitetin institucional për të hyrë në bisedime të tilla, ngase në partnerët e koalicionit nuk duhet të llogarisë kur janë në pyetje çështjet madhore.

Edhe pse në retorikën e takimeve ndërkombëtare me karakter të marrëveshjeve në mes shteteve, gjithmonë aludohet që të ketë një epilog të qartë qoftë në arritjen e objektivave të këtyre takimeve apo edhe në vetë përfundimin më sukses të tyre.

Sido që të jetë, në takimet e deritanishme në mes Kosovës dhe Serbisë, asgjë nuk është arritur. Aq më pak pas ndërrimit të qeverisë në Serbi, duket që çdo gjë është fundosur përfundimisht. Kjo në serinë e formateve diplomatike më tepër do të shihej si dështim. Dështim ky i cili për herë të parë, kësaj radhe vjen më shumë nga mos serioziteti i palëve, sesa nga mos vëmendja e duhur e komunitetit ndërkombëtar.

Meqenëse do të ketë edhe një përpjekje të re për bisedime në mes dy shteteve fqinje, e cila pritet të jetë në nivele më të larta politike, dhe se nuk do të lë më hapësirë të quhet dialog teknik apo politik, ngase të gjithë e dinë saktë madje edhe çka do të arrihet me këto bisedime. Por në opinionet e të dy popujve, gjithashtu edhe në atë ndërkombëtarë do të trumbetohet që është duke u biseduar.

Por sa të vështira do të jenë bisedimet me Serbinë kur ajo heziton edhe më tej ti përmbush obligimet e saja të mëhershme, kjo mbetët të shihet në seriozitetin e palës negociuse. A do të bisedohej me të kur ajo nuk i përmbush asnjë nga pikat e marrëveshjes!

Kush do ta përfaqësoj Kosovën në këto takime! Cila qeveri, dhe a do të ketë një unifikim të ekipit negocius apo thjesht do të përfaqësohet nga vet qeveria, me një person të caktuar, siç ishte edhe më herët, kur Edita Tahiri, bisedonte për vulat doganore, marrëveshjet tregtare, diplomat universitare etj,etj. Thjesht një nivel jo profesional i takimeve, që më shumë do të ishte një takim rutinor politik por që pagëzohej si dialog “teknik”.

Kosova assesi nuk guxon të hyj në një takim të tillë e ndarë, por ajo duhet të ketë një grup negociator që përfaqëson të gjithë spektrin politik në Kosovë, dhe përfaqësohet me një zë sa i përket takimeve me shtetin fqinj. Por, sa do të ishte e mundur kjo! Aq më tepër kur opozita nuk e pranon vazhdimin e mandatit të presidentes nga gjykata kushtetuese dhe e mbështetë fuqishëm zgjedhjen e presidentit të vendit nga vota e lirë e qytetarëve.

Në anën tjetër koalicioni qeveritar nuk duket të jetë më i miri sa i përket një kompozicioni të tillë për bisedime me Serbinë. Ndërsa partia më e madhe e cila udhëheqë me pushtetin ka vetëm një përgjigje: “nëse doni shkojmë në zgjedhje”.

Krejt kjo të jep përshtypjen që sa herë të përmendën bisedimet e reja me Serbinë pritët të ketë zgjedhje në vend, dhe se askush nuk dëshiron të bartë mbi vete një përgjegjësi aq të madhe, kur janë në pyetje bisedimet për veriun dhe rikompozimin e pakicave serbe.

Aktualisht qeveria nuk e ka fuqinë politike dhe as kredibilitetin institucional për të hyrë në takime të tilla, ngase në partnerët e koalicionit nuk duhet të llogarisë kur janë në pyetje çështjet kaq madhore.

 Ndaj skenari më i mundshëm do të ishte organizimi i zgjedhjeve të reja parlamentare me ç`rast do të zgjidhet edhe presidenti i vendit sipas dispozitave kushtetuese nga vota e lire e qytetarëve, ndërsa për partinë që do të dilte fituese në ato zgjedhje do të ishte një riafirmim politik shumë i domosdoshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)