16 Prill 2024

Kosova po vuan nga korrupcioni, hajnia…e jo nga mos oratoria

Kalben njerëzit e ndershëm aty ku lartësohen lajkatarët - S.Frashëri

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Leximi i letrës përshëndëtëse te Presidentes se Kosovës z.Atifete Jahjaga, në përvjetorin e 12 te PDK-së, që ndodhi ditë më parë, hapi debate të shumta, si koluareve e lokaleve hoteliere,por edhe në mediat kosovare, dhe një pjesë e atyre, që kritikuan permbajtjen e fjalimit të saj, kishin të drejtë, dhe vërejtjet janë të arsyeshme e të dobishme, por fatkeqësisht, një pjesë e opinionistëve, që ishin, më të zëshmit, janë disa, të cilët, njihen si “lobista”, të ish, Presidentëve, që pati Kosova gjatë këtij 12 vjeqari të pasliftës.

 Më konkretisht, menjiherë pas këtij “skandali” sic u quajt nga disa, pati edhe opinione gojore e shkrime, kur Presidentja Jahjaga, u akuzua se ajo, nuk po din te lexoj dhe se është analfabete, se po ka tremë nga mediat, se është e instrumentalizuar nga Thaci dhe PDK-ja, se nuk po komunikon mirë me opinionin, se nuk është serioze dhe e matun para audiencës, se është e vetëdashuruar, por edhe po injoron, por pati edhe shumë vlersime tjera jo të këndshme, që janë dëgjuar e komentuar për të parën e vendit.

 Nëse duam të jemi të sinqert, dhe bëjmë krahasime, pa i hyrë askujt në hak,dhe i futim ne “rentgen” edhe gjithë Presidentët e deritashëm që pati Kosova, mendoj se Jahjaga, nuk meriton të nëncmohet,dhe ti atribohen gjithë ato akuza, që janë dëgjuar dhe po dëgjohen, por Ajo, duhet të respektohet e përkrahet, me qëllim që të përmirsohet sa më parë, në ato drejtime, ku vërehën, devijime e lëshime, pasi që shiquar realisht dhe nëse kthehemi mbrapa, as Presidenti i parë i Kosovës së pasluftës, Ibrahim Rugova, nuk mbahet mend për fjalime, që kanë kënaq veshin dhe sytë e dëgjuesit apo shikuesit.

Edhe Presidenti I dytë, Fatmir Sejdiu,profesor Universiteti që ka ba një përvojë të gjatë ne amfiteatër të Universitetit, e që mbahet mend për fjalime dhe prononcime të cilat i adresonte para audincës studentore, por kur u ba I pari I vendit,me prononcimet dhe fjalimet e tija, nuk konkretizonte dicka që duhet vequar e respektuar, por ato i gjasonin fjalimeve maratonike para Komiteteve të Lidhjes Komuniste të kohës së Titos.

Kurse, sa i përket Behxhet Pacollit,nuk besoj se Kosova, ka përjetuar, nëncmim më të madhë, se një kalibër i tillë, të bëhët, i pari, i këtij vendi, i cili, jo vetëm para mediave, por edhe ne takime e udhëtime, gjithnjë ka treguar, se ai është dhe mundet me qenë vetëm një tregtar dhe biznesmen, që dinë të shesë apo blej, por jo të bëjë politikë shtetërore.

Atifete Jahjaga, duhet të përkrahet, respektohet e mbeshtetet në cdo aspekt,sepse në radhë të pare, ka mbështetjen e parëzervë, të atyre, që na kanë cliruar dhe po tentojnë të na bëjnë shtet, dhe po na mbrojnë, edhe tani, kur sërbët e veriiut dhe Beogradi zyrtar, po na qon selame,ata të cilët edhe e emëruan në këtë post dhe me zarf të nxjerrun nga xhepi,meqë ne nuk ishim kërkah, dhe na kujtohet loja “e pistë” që zhvillohej pas shkakrkimit te Pacollit,pastaj duhet të përkrahet, sepse, mbi të gjitha, Jahjaga, gjatë kësaj kohe prej se është ulur në postin e Presidentes, nuk është identifikuar si pjesë e përfitimeve përsonale dhe tenderomanisë e hajnive të shumta, që kanë përfshirë gati, gjithë kastën politike kosovare, e që janë të zezat më të mëdha, që po vijnë dhe janë shkruar, edhe në raportet ndërkombëtare, që ka përpiluar dhe po përpilon gjithnjë si: Brukseli, Washingtoni e qendrat tjera vendimëmarrëse të botës.

Shkurt e shqip, gjatë kësaj periudhe, prej se është në postin e Presidentes,z Jahjaga nuk është përfolur për malverzime dhe nuk ka vjedh dhe nuk po vjedh paranë publike, për cka të gjithë presidentët e mëhërshëm kanë qene mjaft present në mediat kosovare.

Pra,ska dilemë, se Presidentja Atifete Jahjaga, gjatë, gjithë kësaj periudhe, ka reflektuar, edhe veprime që mund të quhen mosëdije apo mosëgjeturi, e që nuk përkojnë me pozitën dhe përsonalitetin e njeriut të parë të një vendi,por që mund të falen dhe të përmirsohen,dhe nëse analizojmë mirë këto veprime ato janë pa pasoja të mëdha, në raport me demin, që ka shkaktuar një deklartë apo paraqitje e saj,, apo në raport, me veprimet dhe të bëmat, që kanë shkakatuar, gati të gjithë politikanët tjerë kosovarë, deri më tash,e që janë reflektu dhe faturu në kurriz dhe dëm te këtij vendi.

Nuk është për të mos besuar, se për shumë gabime, që po përcjellin agjendën dhe prezentimet e Presidentes, fajtorë dhe shkaktarë, janë edhe disa këshilltarë të saj, të cilët,si duket për tu rehabilituar, për të kaluaren e tyre,pa ndonjë rezistencë, bëhën, pjesë e skenarëve të dyshimtë, dhe të cilëve, nuk u “ha palla “,kur është në pytje interesi I tyre, apo ndoshta edhe janë të shantazhuar!

Në dy shkrimet e mëhershme, që i pata drejtuar Presidentes, me rastin e marrjes së këtij posti, e pata porositur shumë miqësisht, që në raport me mediat të mos sillet si Kryeministri Thaci,por të komunikoj dhe sillet komod, me gjitha mediat,gjë që nuk mund të mburret, se ka qenë shumë transparente në këtë drejtim, edhe pse me kohë gjërat mund të lëvizin në të mirë, dhe porosia e dytë që të mos bie pre e lakmisë,por mosëangazhimi konkret I saj për të ndërmarrë masa ndaj atyre që po keqëmenagjojnë me paranë, në veqanti në zyrën e Prokurimit në Presidencë, dhe mosëlajmërimi i gjësendeve të “avulluara”{”vjedhura”},në zyrën e saj, e që kanë një vlerë të lartë artistike,është një veprim oportun,që do të thotë pajtim dhe solidarizim me hajnin, që kurrsesi Presidentja nuk është dashur ta lejoj.

Këtë më së miri e dinë vet Presidentja, sepse në këtë post ka ardhë nga segmenti i policies, dhe edhe mosëlajmerimi i rastit, është bashkëpjesmarrje në vepër, që domosdo sanksionohet.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)