24 Prill 2024

Kosova kërkon dhe pret një "JO" të prerë nga Hashim Thaçi

Shkruar nga Xhevat Bislimi

Pranimi që Republika e Kosovës të paraqitet në nismat dhe takimet rajonale me një rezolutë tashmë të "vdekur", 1244, ka ngjallur pakënaqësi dhe indinjatë mbarëkombëtare në Kosovë, në gjithë hapësirën shqiptare dhe kudo në botë, ku ka shqiptarë...

Po të shikohet holl e hollë, edhe në PDK nuk mund të gjesh anëtar "serioz" që do të pranonte kthimin e Kosovës në kuadrin e rezolutës 1244, tashmë të tejkaluar.

Mund të ketë ndonjë nga radhët e "prurjeve" ose nga ata anëtarë të PDK-së (si në çdo parti) që "në ballë të popullit dhe të këmbët e tij" shohin privilegjet dhe pasuritë e tyre të "fituara" me shumë mund e djersë...

Ringjallja e kësaj rezolute (1244) pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës (shtetit sovran e demokratik), pas afër njëqindë njohjeve të fituara, pas "mendimit" tërësishtë të favorshëm dhe pa ekuivoke të Gjykatës Ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, pas Luftës mbarëkombëtare antipushtuese të UÇK-së do të thotë RINGJALLJE e pakënaqësisë mbarëkombëtare dhe e një "konflikti" të ri krejtësisht të panevojshëm, kësaj here jo vetëm në Kosovë...

Kjo do të ishte edhe hyrje ose ringjallje e "antiamerikanizmit" dhe "antievropianizmit" të padëshiruar nga asnjë shqiptar... Partitë politike dhe qytetarët e këtij vendi, shqiptarë e pakica tjera kombëtare dhe etnike (përveç pakicës serbe - 5 %) kërkojnë dhe presin nga Hashim Thaçi, me të drejtë, një "JO" të madhe, të qartë dhe të prerë për këtë çështje jetike për Kosovën dhe për çdo qytetar të saj...
 
P.S. Po t'i thuhej "JO" krijimit të komunave dhe zonave të mbrojtura serbe, "JO" krijimit të komunës së Kllokotit (e para komunë) pa u zgjidhur "çështja" e Veriut të Kosovës sot të gjithë do ta kishim më lehtë... Prandaj, është rasti dhe koha e fundit që klasa politike në pushtet të mësojë nga "gabimet"...

(Autori është anëtar i Kryesisë së PDK-së)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)