29 Mars 2024

Kontamimimi i mjedisit dhe ushqimi i sigurtë

Shkruar nga Selatin Kaçaniku

Një nga obligimet parësore të institucioneve të Shtetit, të parapara me Kushtetuii e me ligje, është krijimi i një MJEDISI TË SHËNDOSHË E TË SIGURTË. Kjo është edhe e DREJTA E TETË THEMELORE  e paraparë edhe me dokumentet ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të konsumatorit, e po bindemi se do të jetë një nga kushtet kryesore edhe për Integrimet Europiane.

Shumë ekspertë, analistë ja ambientalistë me përvojë do ta kenë vështirë të zhbëjnë informatën për kontaminimin e tokës bujqësore me që për 13 vite institucionet dhe mekanizmat e Shtetit të Kosovës, por edhe asociacionet hezituan ta bëjnë këtë.

Me motton NË PARTNERITET  T I  IDENTIFIKOJMË E  T I  ZGJEDHIM PROBLEMET vite me rradhë, së bashku me KONSUMATORI-n, i janë ftuar të gjitha institucionet e Shtetit të Kosovës, zyrtarët e saj, partitë politike, asociacionet, shoqëria civile...që të angazhohemi bashkërisht edhe në këtë fushë. Përveç shoqërisë civile përgjigje tjera nuk kite ?!

Në këtë drejtim kamë punuar vite me rradhë edhe me të vetmen Radio Ekologjike që dikur e kishte Kosova ( ECO Radio GLOBI, i detyruar të mbyllet me presione nga me të ndryshmet ).

Po,  mjedisi i ndotur, i lënë pa kujdes, i pambrojtur me ligje, të cilit nuk i dalim  krah as ne që jemi shfrytëzues / konsumues të vlerave e të dhuntive të mjedisit mund t i dëmtojë e rrezikojë  prodhimet bujqesore ushqimore qe prodhohen nga toka jonë e plleshme e cilësore e Kosoves?!

Imagjinoni: Në vetëm 11.000 km2 të territorit të Kosovës janë minimum dhjetë ndotës të mëdhenjë.

1.Rajoni ku vepron TREPÇA njihet si rajon i rrezikuar nga oksidi i plumbit. Hulumtuesit nga SHBA kanë konstatuar plumb edhe në fetuset e shtatzënave. Disa kapacitete përpunuese të këtij gjiganti janë ndërtuar në mes të fushave pjellore në afërsi të të cilave sot nuk mund të kultivohen  disa kultura bujqësore ?!

2. Rrethi i TC KOSOVA njihet me prani në rritje të sëmundjeve të organeve respiratore dhe të zemrës. Ju kujtohet, disa herë publikisht e kamë thënë se: Po t i dinin qytetarët / konsumatorët e mjedist në Hade e Kryshec të drejtat e veta dhe po ta padisinin Shtetin njomak të Kosovës, Kosova do të falimentonte ?!

Poashtu dihet se vite me rradhë askush nuk u përgjigj...Thuaja se kjo po ndodhte në një Planet tjetër. Jo vetëm me qytetarët / me konsumatorët fati i njëjtë është edhe me prodhimet bujqësore?!

Poashtu, dihet se TC KOSOVA ka qenë ndotës i madh i ujrave me fenol dhe se sasi të mëdha fenoli janë sedimentuar e koncentruar brigjeve të lumenjëve, në poret e tokës pjellore...Qenë ftuar kompetentët dhe apelohen edhe sot t i bëjmë analizat për, përveç tjerash, t mos na shpërthejë edhe ndonjë \" bombë mediale \" e të “ befasohemi “ për pasojat e papërgjegjësisë sonë?!

3. FERONIKELI, ndotësi i tretë, me vite nuk i montonte impiantet e filtrimit të gasrave ndotës, anise i kishte ato, sepse më lirë i kushtonte të paguaj gjoba qesharake nga 6.000 Euro se sa t i amortizojë ato ja të paguaj energji elektrike?!

4. Injoranca jonë karshi problemit të ndotjes arrinë kulminacionin te rasti i SHARRCEM-it i cili si ndotës i madh që është mori ÇMIMIN E FILANTROPISË KORPORATIVE?!
5. Ndotësit e pestë me rradhë jemi të gjithë ne që jemi të motorizuar dhe nuk jemi të vetëdijshëm se sa mbi 250.000 automjete gazvjellëse helmojnë mjedisin, se sa mund të ndikojmë në shëndet e në bujqësi. Qeveria jonë e shiti shumë lirë bujqësinë e shëndetësinë kur lejoi sërish importimin e automjeteve të vjetra me \" aftësi marramendëse \" për ta  ndotur e helmuar mjedisin?!

6. Shfrytëzimi ja shndërrimi i lumenjëve në kolektorë ujrash të zeza, ujrave fekalë toksinat e të cilave sedimentohen e depërtojnë në poret e tokës së punës, na bën të “ prezantohemi “ si tejet të pakujdesëshëm ndaj mjedisit dhe ndaj prodhimit vendor?!

7. Ndotësi dhe përgjegjësi i rradhës është Shteti i cili i lejon, i neglizhon, i \" participon \" këto ndotje dhe i amniston këta ndotës, pa qenë i vetëdijshëm për pasojat në bujqësi, në shëndetësi...në cilësinë dhe sasinë humane të Shtetit me mbi 70% të popullatës me moshë nën 35 vjeçe ?! Ky Shtet me neglizhencën e vet dhe me injorancën e zyrtarëve \" stimulon \" ndotjen me \" prodhimin \" e gasrave me procesin e djegëjeve për ngrohje - duke mos i shfrytëzuar format alternative të ngrohjes - më të lira, më të shëndetshme, më të lehta...?!

8. Edhe ndërkombëtarët janë në të njëjtën shkallë me vendorët, aq më parë kur kemi parasysh faktin se ata ishin me të drejta të pakufizuara e ekskluzive dhe edhe sot i pëshpërisin në vesh vendorëve ?! Do t jua kujtoj vetëm rastin e intervenimit të KFOR-it në mbylljen e Shkrietores TREPÇA në Zveçan ( e cila “ punonte në të zezën “ ), jo për shëndetin e popullit por për t i mbrojtur ushtarët e rrezikuar nga ndotja. Dhe, mos të harrohet: KFOR-i një kohë të gjatë furnizohej e ushqehej ekskluzivisht nga jasht. Një nga Qendrat logjistike e furnizimit ishte në Shkup ?! E për mosbërje mos të flasim: Deri te rezultatet e konstatuara në Raportin e  Komisionit Europian (EULUP), nën mbikëqyrjen e Profesorit Wolfgang Spyra - “Përkrahja e mëtejme e shfrytëzimit të tokës”, kemi ardhur të gjithë së bashku, institucionet e Shtetit më së shumti. Ndokush prej tyre duhet të mendohet se a e meriton akoma postin që e ka, e këtë pyetje ndokush duhet ta bëj “ retroaktivisht “ ? TREPÇA një kohë të gjatë menaxhohej nga ndërkombëtarët: Disa privatizime dhe lidhjet e kontratave të dëmshme bëheshin nën ndikimin ( mos të them presionin ) e ndërkombëtarëve; Rasti i shitjes së SHARRCEM-it jasht tenderit është rast që shpjegon kulminacionin e shkeljes së ligjeve dhe të ngritjes së individit ( ja të grupit të interesit ) mbi ligjin?! 

9. Ndotësi i rradhës mund të jetë pasoja nga bombardimet e luftës të cilat nuk u hulumtuan përkundër dyshimeve se u hodhën edhe bomba me \" radiaktivitet të ulët \" ?!
10. Ndotësi më enigmatik është makineria (para)ushtarake e Sërbisë e cila dyshohet të ketë bërë gjatë luftës ( tërheqjes ) kontaminim të qëllimshëm të mjedisit për qëllime afatgjata e me pasoja të (mundshme) tmerrshme ?!

U tha se Raporti është dorëzuar javën e kaluar në një takim të përbashkët ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencionit të Veterinës dhe Ushqimit dhe Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, me ç rast është vendosur që të krijohet një komitet ndërministror, i cili do t’i drejtoj hulumtimet e mëtutjeshme dhe do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Neglizhimi i faktorit kryesor, i  atij të cilit të gjitha këto institucione ia destinojnë frytin e punës – konsumatorit don të thotë shkelje mbi të drejtat e konsumatorit, tentim fshehje të së vërtetës dhe manipulime – nga më të llojllojshmet. Kjo dëshmon edhe kontinuitet në “ mosbërje “: E vërteta është ditur vite me rradhë por, poashtu vite me rradhë nuk është ndërmarrë asgje dhe vite me rradhë e vërteta është fshedhur nga konsumatori.

E mos të harrojmë: Edhe biznesi, përderisa konsumaon  për nevojat vetanake e jo për shitje ose rishitje është konsumator. Dmth. Edhe bujku është konsumator dhe i varur tepër shumë nga MBZHR; Shtetasi, populli, qytetari, konsumuesi i pasurisë / dhuntisë së mjedisit, pra edhe biuzneset / ekonomia presin shumë me (pa) arsye nga MMPH; Edhe pacienti konsumues i shërbimeve shëndetsore i varur shumë nga mjedisi pret shumë me (pa) arsye nga MSH; Edhe…të gjithë presim me arsye sepse jemi taksapagues, jemi elektorat që i fuqizojmë përfaqësuesit tanë për të bërë më të mirën për ne.

Ekzistojnë standardet dhe parametrat shkencor e komercial se si të veprohet në mjediset e ndotura nëse ato nuk ofrojnë kushte optimale ( ose minimale ) për të zhvilluar agrobiznes. E dimë se në afërsi të këtyre ndotësve nuk mbijnë, nuk rriten as therrat ?!

Nga përvoja, nga soditjet tona nga afër, e dime se reagimi medial nuk e shkaktoi ndotjen as rrezikun e kontaminimit të mundshëm të prodhimeve bujqësore, qofshin ato bimësi ose kafshë / shpezë. Reagimi ishte pasojë e heshtjes dhe të mosbërjes asgjë të institucioneve tona për 13 vite rrjesht ?!

Por, dalja në publik e raportit gazetaresk në momentin kur BE ka premtuar ndërmjetësim për rregullimin e problemit CEFTA; Kur reciprociteti dhe angazhimet për mbrojtjen e prodhimit vendor janë aktualizuar; Kur konsumatori brënda vehtes po bën angazhime vetëdijësimi për t u orientuar nga prodhimet vendore; Kur edhe prodhuesit vendor po shprehin interesim më të madh për tregun vendor; Kur...Paraqitja e Raportit dhe dalja e lajmit në tregun medial janë tejet indikative.

Përfundim: Prodhimet bujqesore ushqimore qe prodhohen ne token e plleshme e cilësore të Kosoves jane te rrezikuara, në veçanti afër vendeve ku ndodhen ndotësit e mëdhenjë të mjedist. Kemi ndotje të madhe në sipërfaqe të tokës, në ujë e në ajër. Fatmirësisht që kemi edhe rajone të paprekura nga ndotësit ndaj nuk është koha për alarm.

Por, Shteti me institucionet dhe mekanizmat e vet e ka për obligim primar Kushtetues e ligjor  t i sigurojë shtetasit, popullit, qytetarit, agrobiznesit...konsumuesit të vlerave mjedisore MJEDIS TË SHËNDOSHË E TË SIGURTË, paalternative, pa asnjë kusht ! Mungesa e përkushtimit në përmbushjen e obligimeve Kushtetuese e ligjore nga Shteti është shkaku i vërtetë i ndotjes ndërsa të gjitha të tjerat, edhe shkrimet mediale, janë pasojat me të cilat ne e kemi bërë shprehi të merremi ose ndokush, që ka interese tjera, po na \" detyron \" të merremi me to.

Këshillë: Për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e konsumatorit; Për të penguar \" ftohjen \" e konsumatorit nga prodhimi vendor; Për të penguar vazhdimin e invazionit të prodhimeve nga jasht me cilësi, sasi e përbërës të dyshimtë; Për të ndaluar pengesat e zhvillimit ekonomik të Kosovës me importe të cilësisë së dyshimtë e me çmime damping... Institucionet e Shtetit duhet të merren me këtë problem shpejtë e seriozisht. Duhet të vazhdohen hulumtimet dhe të merren me \" shërimin \" e mjedisit e jo të kërkojnë fajtorin aty ku nuk është.
   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)