20 Prill 2024

Kolona e Pestë

Shkruar nga Shefqet Dibrani

Kolona e Pestë, është formacion i dyshimtë, që ka mision të caktuar!

Në Kosovë, Kolona e Pestë, mund të llogaritet Klani nga RIINVESTI, pastaj nënë seksione janë formacionet “Lidhja  e Beso.”, të cilët tërësisht dhe krejtësisht në mënyrë jo të rregullt dhe antistatutare janë katapultuar në strukturat udhëheqëse të LDK, për t’i shantazhuar e paralizuar proceset.

Edhe pse veteranet dhe themeluesit e LDK-së, (mbi 70% janë gjallë), ata janë eliminuar nga Kryesia e LDK-së, nga KP i LDK-së, nga Kryesitë e Degëve të LDK-së, dhe nga delegat të Kuvendit Zgjedhor, si dhe nga privilegji për të qenë Deputet në Parlamentin e Kosovës.

Ky zinxhirë ka vazhduar duke i eliminuar, prandaj askund nuk janë marrë këshilltar a sistemuar nëpër ministri e borde a komisione profesionale.

Nga ky prizëm mund të konstatojmë se të gjithë ata që janë në vartësi të Isa Mustafës, deshën apo jo, janë pjesë e Kolonës së Pestë, dhe kanë mision për të sabotuar të gjitha proceset demokratike në Kosovë, për të cilat kanë investuar vendet e BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mos harruar Japoninë dhe vendet tjera aleate.

Një analizë profesionale dhe më të kompletuar për udhëheqjen e Kolonës së Pestë në LDK, të prirë nga Isa Mustafa, do ta publikojmë së shpejti.

Dorën në zemër Isa Mustafa, e tha një të vërtetë të pakontestueshme, sepse Ai kështu ka vepruar qe 40 vjet rresht.

Populli për Isa Mustafën, është letër shpenzuese, prandaj ky përfaqësues tipik i Kolonës së Pestë, në emisionin Argument Plus në TV21, të datës 08.05.2020, e ka thënë saktë e pa ekuivokë një të vërtetë se në Kosovë: “Qytetari nuk vendos se kush do ta udhëheq vendin”, d.m.th. votuesi është pjesë e orkestrës për të emituar demokraci, sa për të krijuar alibinë se Isa Mustafa dhe Kolona e Pestë, e respektojnë votën e qytetarit dhe me këtë adutë, për ta mashtruar Amerikën, Bashkimin Evropian, se ai ka hequr dorë nga idiotizmat komunist me të cilët ia ka shtrirë zullimin Kosovës.

Tashmë vetëm u bë e qartë, nga goja e tij, se për qeverisjen e Kosovës vendos Dallaverexhiu i pashembullt, humbësi i të gjitha zgjedhjeve, keqpërdoruesi i Fondit të Trepërqindëshit, shkelësi i kushtetues, krijuesi i Asociacionit të Komunave Serbe në zemër të Kosovës, njeriu që me nënshkrimin e tij ia fali Malit të Zi, 8500 hektarë tokë.

Për Qeverinë e Kosovës vendos ai i cili erdhi në krye të LDK-së pa qenë anëtar i LDK-së. Pra o qytetar, për Qeverinë e Kosovës, vendos vetëm Isa Mustafa, i cili asnjëherë nuk iu nënshtrua votës së brendshme në LDK, ai që nuk ka dhënë asnjë llogari për veprimtaritë e tij, që nga diferencimet ideopolitike në vitin 1981 e gjerë në ditët e sotme.

Kolona e Pestë, është aktive më shumë se kurrë më parë, ajo është në Mision për ta shkatërruar LDK-në dhe Kosovën.

#ArgumentPlus #Mustafa-Qytetari nuk vendos se kush do ta udhëheq vendin#ArgumentPlus #Mustafa-Qytetari nuk vendos se kush do ta udhëheq vendin

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)