28 Mars 2024

Koha që kuislingët dhe tradhtarët të shkojnë në burg

Shkruar nga Gani Qarri

Republika e Kosovës, megjithëse tash e mbi 21 vite, është vend i lirë dhe mbi 13 sosh edhe shtet i pavarur, i njohur ndërkombëtarisht nga mese 120 shtete anë e mbanë botës, pavarësia e të cilës me 22 korrik të vitit 2010, është vulosur përjetësisht edhe nga vet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si organi më i lartë juridik i OKB-së, përkundër të gjithave, me 25 gusht të vitit 2018 ,kuislingu Hashim Thaçi, pasi u fali dhjetëra mijëra hektar tokë të vlershme të Kosovës, FYROM-it dhe Malit të Zi, ai në Alpbach të Austrisë, kerkoi publikisht edhe ndihmën e ndërkombëtarve për ndarjen e saj dhe faljen e Veriut të vendit tonë, Serbisë, okupatore!

Ndaj Thaçi me sejmenët e tij me të cilët shiti territore e bani pazare tokat e Kosovës, rreth e përqark kufijve të saj, sikur ato të ishin pasuri private e trashëguar prej të atit, dhe në fund nisi tregtinë e fshehtë edhe me Aleksandër Vuçiqin për faljen e veriut të vendit tonë, Serbisë okupatore, herë duke i quajtur toka të Rankoviçit e pastaj duke kërkuar publikisht në Alpbach të Austrisë edhe ndihmën e ndërkombëtarëve për ndarjen e Kosovës dhe faljen e veriut të vendit tonë, Serbisë, po largohen me turp dhe pa asnjë lavdi nga skena politike duke pritur ngritjen e akuzave shtetërore, nga drejtësia e reformuar, për shitjen e interesave të vendit dhe tradhti të lartë kundër popullit dhe shtetit të Kosovës.   

Por,përkundër të gjithave kuislingu Hashim Thaçi dhe jugokomunisti Isa Mustafa, nuk e ndalën asnjëherë lojën meskine për bosnjëzimin e Kosovës, ndarjen e copëtimin dhe shuarjen e shtetësisë së saj, duke nënshkruar edhe marrëveshje në Bruksel për formim asociacionesh fiktive një etnike serbe në vendin tonë.    

Ndaj, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, kryeministri Kurti dhe Qeveria e re legjitime e vendit, nuk mund, as nuk guxojnë, të lejojnë kurrë më, që njëjtë si në kohën e kuislingut Hashim Thaçi dhe jugokomunistit Isa Mustafa me shokë, Serbia, brenda territorit tonë shtetëror, të krijojë asociacione dhe republika të reja "srpska" brenda territorit tonë dhe vazhdojë të vendosë edhe më tej, për çështjet e brendshme të Kosovës, sikur Vuçiq të ishte edhe kryetar i shtetit tonë, tash e mbi 21vite të çliruar, me ndihmën e SHBA-ve dhe NATO-s, nga Serbia.....!    

Kështu që akuzat e deritanishme të pështira e makabre të rivalëve të kriminalizuar politik të Albin Kurtit, nga udhëheqësit dhe partitë e inkriminuara thellë e më thellë, në korrupsionin galopant dhe krimin e organizuar deri në përmasa alarmante, për kinse figurën anti perëndimore dhe antiamerikanizëm të Albin Kurtit, ishin dhe mbeten vetëm akte të ulëta kamufluese, për mbulimin e tradhtive të tyre makabre, kundër popullit dhe shtetit sovran të Kosovës, që nga asociacioni njëetnik i komunve serbe, e deri tek tendenca për ndarjen e copëtimin e Kosovës dhe faljen e veriut të saj, Serbisë okupatore.    

Ndaj, një nga një, prej të parit deri tek i fundit, nga kompania e trishtë e Thaçit dhe Isa Mustafës & Co, duhet urgjentisht të vendosen në bankën e të akuzuarve për tradhti të lartë, kundër shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe pa vonuar asnjë moment më tej, të gjykohen dhe marrin dënimin e merituar për veprat e rënda antishtetërore dhe antikombëtare që kanë bërë, gjatë katapultimit, me manipulime, në krye të udhëheqjes vendore.    

Kurti jo vetëm që ka plotësisht të drejtë në qëndrimet e tij parimore kundër formimit të asociacionit antikushtetues, për vetëm rreth 20 mijë serb në veri të vendit, derisa në Kosovën Lindore jetojnë mese 100 mijë shqiptar nën okupimin serb, pa asnjë të drejtë kombëtare, por asociacioni i nënshkruar nga kuislingu Hashim Thaçi dhe jugokomunisti i gërditshëm Isa Mustafa, do të futej thellë në zemër të Republikës së Kosovës, si kalë i trishtë "Troje" që rrezikon hapur të tashmen dhe të ardhmen e shtetit tonë të lirë e të pavarur.    

Kjo ngrehinë e rrezikshme, shkatërron tërësisht rregullimin e brendshëm kushtetues e shtetëror të vendit dhe shkakton apriori, bosnjëzimin praktik e institucional të Republikës sonë të pavarur, akt makaber ky, që për kohë të shkurtër, do të qonte apriori në ndarjen përfundimtare të shtetit të Kosovës, gjë që sidomos pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, dhe rrëzimit të partive mafioze e të kriminalizuara, nuk guxon kurrë të ndodhë.    

Edhe akuzat makabre, të udhëheqësve të kriminalizuar politiko-mafioz, të cilët për mbi 21 vite e izoluan nga mbarë bota demokratike vendin dhe sollën Kosovën në gjendje të pa rrugëdalje, me korrupsionin më galopant të mundshëm dhe krimin e organizuar më alarmant në rajon, janë duke u demantuar fuqishëm me fakte dhe rënë përfundimisht në ujë shpifjet e tyre të ulëta, nga vet mbështetja e fuqishme ndërkombëtare që i vije pareshtur kryeministrit Kurti.  

Madje për aq më tepër, po këto vende, me mesazhe të forta përkrahjeje dhe porosi të qarta, pas 20 vitesh kaosi e maskaradash politike të kastës së kriminalizuar politiko-mafioze, e cila sundoi vendin në mënyrë arbitrare për mbi dy dekada me radhë, duke vjedhur e zhvatur me forcë çdo gjë të vlershme të saj, kërkojnë publikisht nga z.Kurti dhe Qeveria e re, reforma të thella dhe veçanërisht vendosjen e rendit e të ligjit në gjithë vendin.  

SHBA dhe Be, kërkojnë luftimin me vendosmëri të korrupsionit e krimit të organizuar që kanë kapluar të gjitha institucionet dhe metastazuar shtetin anë e mbanë, sidomos pas marrjes së kompetencave nga ndërkombëtarët dhe kapjes së shtetit nga politikbërësit e inkriminuar vendor, në tërë periudhën e pas pavarësisë.    

Për aq më tepër, megjithëse Republika jonë për 13 vite me radhë, njihet si shtet i pavarur e sovran, pikërisht shkaku i politikës mafioze, hajnisë së hapur, zhvatjes grupore e klanore, korrupsionit masiv, si në asnjë vend tjetër në rajon, si dhe krimit të organizuar deri në përmasa alarmante,nga partitë e kriminalizuara, bëri që Kosova të mbetet gjithmonë vend i varur dhe i mbajtur në këmbë pothuajse vetëm nga ndërkombëtarët.   

E gjithë kjo për vet faktin e dhembshëm nga që, pikërisht shkaku i këtyre politikanëve bandit e hajna, zhvatës e kriminel, shteti ynë i brishtë i kapur përmbi dy dekada nga ta, përveçse mbeti gjithmonë i varur dhe mbajtur në këmbë vetëm nga ndërkombëtarët, tash e mbi 21 në liri nuk prodhohet pothuajse asgjë e vlershme e kualitative për tregun e brendshëm as atë të jashtëm, duke përmbushur edhe nevojat e konsumit të brendshëm vendor, për qytetarët, me mallra të dyshimta serbe dhe tërësisht të kualitetit dytësor e të dyshimta për shëndetin e njerëzve, të futura pa asnjë taksë doganore në Kosovë, nga Serbia, sikur shteti ynë, të ishte ende nën juridiksionin dhe okupimin e saj.

Ndaj, duke pasur parasysh të gjitha këto fakte të frikshme, akuzat e deritanishme të pështira e makabre të rivalëve të kriminalizuar politik ndaj udhëheqjes së re të vendit, janë demantuar fuqishëm edhe nga mbështetja e fortë amerikane dhe shtetet mike nga BE, deri te kancelarja e shquar gjermane, figura më e çmuar politike evropiane dhe botërore Angela Merkel duke i premtuar Qeverisë së posa zgjedhur dhe kryeministrit Kurti partneritet të pakusht dhe bashkëpunim të sinqertë me këtë shtet të madh e të fuqishëm evropian, në të gjitha lëmit.    

Mbështetja ndërkombëtare që Kurti si kryeministër i ri, po e merr në vijimësi nga vendet e dëshmuara, për mike të sinqerta të Kosovës, vijnë me mesazhe të qarta, për reforma të thella në sistemin e kapur të drejtësisë dhe prokurorinë pothuajse inekzistente të vendit, vendosjen e rendit e të ligjit, luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar që ka metastazuar në të gjitha institucionet e shtetit për dy dekada me radhë, e sidomos në periudhën e pas pavarësisë.     

Ndaj SHBA dhe Gjermania me plot të drejtë i bëjnë thirrje publike Qeverisë Kurti-II, që përveç betejës kundër pandemisë me Covid-19, pas mbi dy dekadave kaosi e anarkie në vend, z. Kurti përfundimisht ti realizojë në terren reformat e thella e rrënjësore, ta bëjë luftimin pa kompromis të korrupsionit galopant dhe krimit të organizuar alarmant, që për mbi 21 vite me radhë u thellua dhe lulëzoi nga vet politikanët mafioz, rrjetet e gjithfarshme të nëntokës kriminale dhe mafio-oligarkët më të pështirë të cilët përveçse e varfëruan qytetarët dhe bënë vendin, pothuajse të pa-jetueshëm për shqiptarët, ata edhe izoluan totalisht Kosovën nga e gjithë bota demokratike.     

Ndaj, z.Kurti është kryeministri i parë që pas dy dekadash, rritë shpresën se përfundimisht, do ta ndryshojë për të mirë, imazhin e shtetit tonë të brishtë, të shkatërruar nga hajnat, zhvatësit dhe bandat mafioze politike, ndalojë urgjentisht lojën meskine të pazareve me tokat e Kosovës të zhvilluar nga kuislingu Hashim Thaçi me kompani dhe trajtoj me ligj e shfuqizojë aktet tij bizare, për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës.    

Ta shfuqizojë urgjentisht dhe hedhë poshtë menjëherë me votat e shumicës në Kuvend, marrëveshjen kundërligjore të nënshkruar nga kuislingu Hashim Thaçi dhe jugokomunisti i pështirë Isa Mustafa për formimin e asociacionit kundër kushtetues të komunave serbe për vetëm 20 mijë banor të kësaj pakice me qëndrim tërësisht antishtetëror dhe kundër shtetit tonë sovran e të pavarur, akt që rrezikon hapur rregullimin e brendshëm shtetëror e politik dhe qon në bosnjëzimin e Kosovës.    

Kështu që pikësëpari, Qeveria e re, duhet ta trajtojë me ligjet e shtetit për tradhti të lartë, marrëveshjen kundër kushtetuese të asociacionit, shitjen e interesave të vendit, rrezikimin e tërësisë territoriale dhe shtetësinë e Kosovës, ta hetojë kërkesën kundër kushtetuese e kundërshtetërore të kuislingut Hashim Thaçi, me thirrjet e njohura të jashtëligjshme publike të tij, drejtuar edhe faktorëve ndërkombëtarë për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës, duke e sjell vendin në prag të ekzistencës dhe shuarjes së tërësishme të shtetësisë së Republikës së Kosovës si shtet i lirë dhe i pavarur, dhe pas rreth dy dekadave, kuislingët e renegatët dhe shitësit e tokave të Kosovës, ti dërgojë përfundimisht në burg, për tradhti të lartë shtetërore e kombëtare.  


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)