28 Mars 2024

Koha është për dëmshpërblim lufte ndaj Kosovës e jo t’i kërkojmë falje Serbisë

 Shkruar nga Luan Asllan Dibrani

Deklaratat e tij të herëpashershme  të  përsëritura  prapë këto ditë citojmë “Është e panevojshme të kërkohet dënimi i krimeve të luftës është vrasje për së dyti ndaj dëshmorëve të kombit, mbi 12 mijë të vrarëve, 1641 të pagjeturve, 20 mijë grave të dhunuara e familjarëve të tyre të cilët ende kërkojnë drejtësi...

Turpin shqiptaret nuk e durojnë, sipas traditave dhe mentalitetit ,prandaj kujdes Baton Haxhiu, se as Rusia as Serbia nuk mund te shpëtojnë nga mëkatet tua ndaj popullit të shumë vuajtur shqiptar!!!...

Baton Haxhiun një njeri i cili nuk është i ngopur akoma me vrasjen masive dhe gjenocidin qe u zhvilluar kundër popullit tonë nga aparatura serbe.

Se shqiptaret me të mirë dhe ma të devotshëm, ata qe u sakrifikuam për çështjen e Kosovës me burgje, me luftë, me vrasje, me aktivitete gjithnjë kombëtare për ta çliruar Kosovën njëherë e përgjithmonë nga çizmja e armiqve, jemi të keqtrajtuar dhe keqpërdorur s’ka dyshim.

Gjithmonë jemi përbuzur nga vet qeveritarët tanë, nga vet politikat tanë duke filluar nga Ahmet Zogu që i vrau shumë patriot qe ishin projektues të pavarësisë së Shqipërisë!?.

Po ashtu edhe Enver Hoxha vrau njerëzit kundërshtar qe ishin të një mendje tjetër me ndërtuar Shqipërinë.

Ky fenomen po vazhdon edhe në Kosovën e pasluftës duke i vrare njerëzit ma të devotshëm dhe me vlera.

Një retorike simetrike, po ndodhe edhe tash ku pikërisht marr si shembull Baton Haxhiun një njeri i cili nuk është i ngopur akoma me vrasjen masive dhe gjenocidin qe u zhvilluar kundër popullit tonë nga aparatura serbe.

Por, kërkim falje Haxhiu nuk kishte kërkuar as njëherë nga Serbia qe “egërsisht” humben  e u zhdukën  me mijëra , qe po lypen fëmijët dhe të dashurit e tyre të varrosur nën osfalltet e Serbisë, në varre masive dhe akoma nuk janë e gjetur! Akoma mbesin të kufomat e masakruara të djegura dhe të fshehur nga Serbia dhe kumbarët e Baton Haxhiut…

Pse dhe kush e paguan Baton Haxhiun të përkrahë Serbinë e ku e gjithë bota demokrate me mjetet e veta intervenoj me ndaluar gjenocidin serb ndaj shqiptareve!!!???…


A thua ku paska qenë Baton Haxhia ne kohën e masakrave në Kosovë. A thua sipas Baton Haxhiut ne duhet kërkuar falje Serbisë për krimet qe ai i zhvilloj kundër nesh.

Jo, jo zotëri Haxhia, ju keni gabim me qëndrimin tuaj që kolltukët serb të kanë përgatitur të jesh argat i tyre. Pse ti e din?.

Ne do të jemi shqiptarë që babë-baba-dem e ruajtëm identitetin tonë pa Batona e si ju te tjerë shqipfolës.

Në vend të përgatiten lëndët, të mblidhen dëshmitë dhe faktet nga gjenocidi serb në Kosovë për dëmshpërblim, akoma ka tip tradhtarësh si Baton Haxhiu që saboton dhe krijon huti në opinion.
 
Pse ky tip matrapazi të jetë në krye të një mediumi drejtori i “Klan Kosovës”?, deri me tash  Kush e financoi këtë qe ta udhëheq këtë TV?.

Pse nuk ndërmerret një hap nga organet gjegjëse që ti mbyllet ai TV, kur është një njeri i dëmshmen për shoqërinë dhe popullin shqiptar?.

A ka qenë dhe a është pjesëtar i UDB-es, së Serbisë Baton Haxhiu, këtë le ta thonë organet gjegjëse të Kosovës?

Ky njeri sipas disa shënimeve nga zyrtar i ndjekjes penale Naim Miftari. Ky u gjet në shumë udhëkryqe të dyshimta që ka qenë edhe pjestar i UDB-es, së Serbisë. Ai shprehet ma tutje se kemi pas urdhër që ku ta shohim Baton Haxhiun me arrestuar dhe me dorëzuar në Likovc.

Unë shumë herë kam deklaruar se Baton Haxhiu është UDB-ash i Serbisë. Në vitin 1998-1999 nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka pasur një flet arrest intern për Baton Haxhiun si bashkëpunëtor i UDB-së, i cili edhe sot është një bashkëpunëtor i tillë”, thotë Naim Miftari sipas artikullit “Pse Baton nuk i kërkove Serbisë dhe Jabllanoviçit të kërkojnë falje për gjenocidin në Kosovë” të botuar ne “Bota Sot” e dates 04.02.2015 nga autori Nehat Shaqiri.

Vete fakti qe ky tip tradhtari është ende gjalle, pa u ballafaquar kurrë me drejtësinë ka lëne shume të dyshoj për rrjedhat dhe politikën e sinqertë të politikanëve të dalë nga lufta që janë edhe vet të devalvuar me këto paqavëra siç është Baton Haxhiu.

Si është e mundur që një spiun, një tradhtar i tillë, që e njeh e tërë shqiptaria si një mercenare i fëlliqur dhe hapur është në shërbim të shkaut, edhe sot e kësaj dite.

Të jetoj dhe punoj pa u trazuar, pa frike, pa fije turpi, dhe atë në vende ma kyçe siç janë mediat (televizioni, shtypi)etj.

Ky është skandal!?. Kjo lenë përshtypjen se Kosova është e okupuar nga bandat, tradhtarët dhe matrapazet antishqiptar duke përjashtuar “Qeverinë Kurti” qe posa filloj u rrënua nga të lartpërmendurit.

Pasojat e këtij krimi ndaj Kosovës janë pa gjatë luftës dhe mbas luftës(me vrasjet e luftëtareve më të devotshëm, me kapjen e shtetit me dhunë, me gënjeshtra patriotike si çlirimtar qe e keqpërdorën edhe emrin e UÇK-së.

– Baton, ti po e vërteton se je një bastard kriminel dhe i poshtër pro serb, siç ke detyra dhe obligime të ngarkuara nga elaboratet dhe kuzhinat serbe për destabilizim në shtetet shqiptare të Ballkanit këtu ne Kosove po edhe ne Shqipëri, qe shpesh gjendesh ne sy kritik në opinionin e atjeshëm!!!.

 Këto plane tuat i din populli dhe nuk do të avancosh më, në dëmin e popullit tonë shqiptar. Kombi shqiptar nuk ka kohë të pres dhe të merret me planet e juaja. Ai ka përpara platformën e vet për bashkimin kombëtar. Le të mbes ky shkrim si apel i bojkotimit dhe izolimit të gjithë “shqiptarëve” si tipat e Baton Haxhiut.

Edhe këto ditë prapë përsëriti Baton Haxhiu  me një deklaratë në televizionin T7,duke folur për marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, mes të tjerave ai ka thënë se ndër pikat e marrëveshjes duhet të jetë edhe Amnistia mes dy vendeve. Sipas tij pas 20 vitesh nga lufta s’ka çfarë dhe kush të dënohet më!!!

Deklaratë tejet skandaloze  pran gjendjes reale Baton Haxhiu. A thua  si mundesh aq me  komodidet , me aq pa fytyrës, te kërkosh  të falen dhe te bëhen ndryshime kufijsh  kur asnjëherë në periudhën komuniste as ju, as familja juaj nuk keni pësuar ndonjë goditje politike.

Privilegjet duhet ti keni pasur ma te mira, këpucët nuk do t'ju kenë vrarë kurrë, as ngrire  këmbët në dimër, nuk keni fjetur ndonjë herë pa bukë, pa shtroje, mbuloje. Sytë nuk do t'ju kenë lotuar  kurrë!Familja  e juaj nuk është torturuar kurrë nëpër burgjet politike serbe!

Kurrë kujt, nuk i ke bërë, ti as familja jote  vizite  pas grilave me gjemba siç jemi kalbur ne, neper burgjet serbo-sllave, Skamjen nuk e ke përjetuar as  ndëshkimin e ish pushtit serb se  për ndryshe nuk do të shpreheshit kështu aq në forme mizore dhe brutale , te pa ndërgjegjshme dhe te pa kurrfarë morali njerëzo!!!...

Deklaratat e tij të herëpashershme  të  përsëritura  prapë këto ditë citojmë “Është e panevojshme të kërkohet dënimi i krimeve të luftës është vrasje për së dyti ndaj dëshmorëve të kombit, mbi 12 mijë të vrarëve, 1641 të pagjeturve, 20 mijë grave të dhunuara e familjarëve të tyre të cilët ende kërkojnë drejtësi...

Turpin shqiptaret nuk e durojnë, sipas traditave dhe mentalitetit ,prandaj kujdes Baton Haxhiu, se as Rusia as Serbia nuk mund te shpëtojnë nga mëkatet tua ndaj popullit të shumë vuajtur shqiptar!!!...



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)