18 Shtator 2019

Kjo është dhurata më e bukur që pranova nga një femër

Shkruar nga Agim A Hoxha

I thelluar në biseda të ndryshme socio-ekonomike me një mik timin në një pastiçeri afër sheshit të Prishtinës, papritmas shfaqet një femër rrethë të 50-ve, vendosë në tavolinën tonë një figurë si varëse çelësash dhe një letër ku shkruante "Ndihmoje shoqatën e shurdhë-memecëve duke blerë varësen 1€ ".

Thënë të drejtën për një moment ndaloi koha, ndaloi biseda, ndaloi gjithçka... Ajo vazhdoi të shpërndante nëpër secilën tavoline mesazhin dhe varësen.

Kur erdhi tek ne megjithese s'mund të fliste me shenja disi më pyeti "Dëshiron ta blesh? " ndërsa unë me fjalë dhe gjeste i thashë PO dhe e mora me shumë kënaqesi.

Fytyra e saj e lodhur nga vështirësitë e jetës edhe pse nuk arrinte të fliste, për një moment u shndërrua e tëra në buzëqeshje, buzëqeshje më të bukur ende skam parë...

 Edhe pse jam mentalisht i fortë, rrugës për tek stacioni i autobusëve e shikoja varësen dhe padashje më tradhtuan lotët...

Nëna ime para 6 viteve kishte gjakderdhje në tru dhe pas operacionit ka vështirësi në të folur, sa herë shohë ndonjë grua të moshuar e shohë edhe nënën time, e bashkëndjeva jetën e asaj gruaje dhe e imagjinova përballjen e saj për gjithë ato vite, vështirësitë dhe pamundësinë për tu shprehur që nga lindja!

Në anën tjetër, gjërat ndodhën aq shpejtë sa që nuk arrita të siguroj asnjë informacion apo adresë me qëllim që t'i dalim në ndihmë shoqatës përmes mediave, komunës ose njerëzve të vullnetit të mirë qoftë duke blerë produktet që shet kjo shoqatë, pa anashkaluar shoqatat tjera që shesin produkte dhe ngrisin fondet e tyre, marrë parasysh sfidat ekonomike dhe papunësinë nëpër të cilat është duke kaluar shoqëria kosovare.

Imagjinojeni, në planetin tonë me 7.5 miliard banorë, ka njerëz që kanë plotë gjëra e rrëfime për të treguar për jetërat e tyre por që nuk mund të flasin dhe ka njerëz si ne që flasim por jemi të varfër për nga fjalët sepse fatkeqësisht ato nuk po ndihmojnë, jemi të shurdhër për nga veshët edhe pse dëgjojmë por jo edhe hallet e njerëzve dhe të verbër edhe pse shohim por nuk shohim me çka përballen njerëzit e varfër dhe njerëzit me nevoja të veçanta në sfidat e tyre të përditshme, zemrat tona jane shndërruar në hekur, kërkohet shumë kohë, shumë energji dhe shumë zjarrë që të ngjallen, ngjajshëm si farkëtari kur e përpunon hekurin në zjarrë.

Buzëqeshja e asaj gruaje ishte aq e sinqertë me gjithë qenien e saj dhe aq origjinale sa që do të qëndrojë gjatë në kujtesën time ndërsa varësen me atë figurën e buzëqeshur do ta ruaj si motiv në jetën time me një mesazh të bukur që e mësova:

"Sado e vështirë të jetë jeta, mos harro se dikush e ka më të vështirë se ti, prandaj, ndihmo me aq sa ke mundësi, mos nënvlerëso veprën e mirë sado e vogël ose simbolike që të duket, dhe bëhu i dobishëm për shoqërinë duke i'a rikthyer buzëqeshjen dhe shpresën njerëzve ".

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 shtator 2019

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë. (Xhamia e Çarshisë në Prishtinë, ora 9:10)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Kaçanikut ku do të takoj kryetarin e kësaj komune, Besim Ilazin, për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i komunës, ora 9:30)

- Specialistët stomatologë të papunë do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë. (Para Ministrisë së Shëndetësisë, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit ndërmjet qytetarëve dhe kandidatëve për deputetë nga subjektet politike lidhur me temën “Qasja e subjekteve politike rreth çështjes së gjinekologut në nivel komunal”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Kalanë e Artanës. (Kalaja e Artanës, ora 10:30)

- Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, mbanë konferencë për media, ku do të lansojë Fondin për Mbështetjen e Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme në vlerë prej 4 milionë euro. (ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kati i 3-të,  përballë New Born-it, ora 10:30)

- Oda e Afarzimit të Kosovës në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë në Tiranë dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore organizojnë ngjarjen “Regional B2B Event”. (Holiday Inn në Shkup, 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mirëpret fituesit e medaljeve të Taekwandos. (Kabineti i Ministrit në MKRS, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e tretë në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër ku i ftuari i radhës do të jetë Nenad Rašić, Kandidat për Kryeministër nga koalicioni Slloboda. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjianit, Lutfi Haziri, nënshkruan kontratat me tetë përfituesit e nën-granteve, në kuadër të projektit "Te rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindje". (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Punëtorët teknik te qendrës studentore do të protestojnë para drejtorisë së qendrës studentore. (Para drejtorisë së qendrës studentore, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Ulpianën. (Ulpianë, ora 11:40)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon promovimi i shtegut për çiklistë, si fazë testuese. (Rruga Zagrebi në Prishtinë, ora 12:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Janjevën. (Janjevë, ora 12:20)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon tryezë diskutimi “Ecja, çiklizmi dhe transporti urban”. (Kolegji Tempulli, rr. Eduard Lir 156, ora 14:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur bën promovimin e publikimeve dhe organizon panel diskutimin “ Njohja e Kosovës bashkëkohore”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 15:30)

- Iniciativa për Histori Gojore organizon lansimin e aplikacionit mobil Prishtina Ecë. (Kafe—librarinë dit’ e nat’, ora 17:00)

- Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në takimin e organizuar nga Gruaja Demokratike. (Hotel Venus, Magjistralja Prishtinë-Lipjan, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! shpalos prioritetet qeverisëse. (Atelja e Sallës së Kuqe, ora 17:00)

- Federata e Piingpongut e Kosoves, organizon ndeshjet e ligës së parë, e ndeshja derbi pritet të jetë ajo ndërmjet Shkollës dhe Hasan Prishtinës. (Prishtinë, ora 18:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim më banorë të fshatit Rufc. (Rufc, ora 19:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim më banor në fshatin Gadime. (Gadime, ora 21:00)