19 Shtator 2019

Kënga e mjellmës e mashtruesve nga Brukseli, Beogradi, Prishtina dhe Tirana

Shkruar nga Behxhet Sh. Shala - Bajgora

U lëshuan brekushet askund nuk duken koçushet: Thuaja që një vit, pjesa dërmuese e qytetarëve të Kosovës, hiç këtu disa të kotillës së Hashimit e që në të njëjtën kohë ishin kondomë të Edit dhe Acës pamëshirshëm na dhunuan në mënyrën më të paskrupullt dhe të pandershme me lojën e korigjimit të rëndë apo të lehtë të kufijve, këmbimit të territoreve, anshlusit të Luginës së Preshevës apo, së fundi, për ta shpëtuar dhe shpëlarë blozën nga pafytyra, po flitet për demarkacionin e kufirit me Serbinë, mall që e ha pazari për faktin se ndodhë midis të gjitha shteteve fqinje.

Sikur edhe për taksën 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Dodikut, ku pati shumë ngjizës të deklaruar e të cilët pastaj e mohuan atësinë, edhe për këtë çoroditje territoriale ishin shumë të deklaruar, Hashimi, i pari, Kuraci i Austrisë, Makaroni i Francës, mashtruesja Mogerini nga Brukseli, rrugaçi Han nga Beogradi dhe disa burokratë nga Uashingtoni, Brukseli dhe qendrave tjera.

Çuditërisht, i biri i Fahriut e të cilin Ramushi e quajti bastard, u përmbajtë deri në fund duke e fshehur autorësinë.

Ai e kishte një formulim se: “Serbia duhet të fitojë diçka nëse ndërkombëtarët duan një kompromis me Prishtinën...” ndërsa, pas Berlinit, si Papë Françesku që i drejtohet masës në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, urbi et orbi, ai iu drejtua të gjithë serbëve, Sheshelit, Daçiqit, Vulinit, Marko Gjuriqit, Legias, së vejës së Arkanit, Dodikut, Johanes Hanit, Frederiçka Mogerini, Radoiçiqit, Veselinoviqit dhe serbëve të tjerë të përkushtuar për paqe, deri në asgjësimin e shqiptarit të fundit.

Realisht, në Kosovë dhunuesi numër një ishte presidenti Hashim i cili, 24 orë na ka terrorizuar dhe torturuar me lojën e kufijve, së bashku me sekserët politikë, njerëzorë, moral, “kombëtarë” e sidomos të biznesit, gazetarë, prostituta politike dhe mediatike, patriotë të Turkmenistanit dhe hajvanë të Kazakistanit.

Ka te Hashimi politikanë prej “karriere “që i kanë denoncuar shokët e ilegales duke i futur në burg, të tillë që baballarët e tyre ua kanë futur zhegrën (shufër metalike e zgjedhës së buajve) në prapanicë ish të burgosurve politikë e sot janë përcaktues të politikave të larta “shtetërore “apo njerëz shumë të besueshëm të presidentit.

Mos të flasim për xherdanin e bijve dhe bijave të baballarve dhe majkave që më besnikërisht se qeni i kanë shërbyer Jugosllavisë dhe Serbisë, duke dhunuar çdo gjë shqiptare.

Edi Rama ka luajtur një rol prej dyfytyrëshi; në njërën anë, me një retorikë patriotike na ka futur zhegrën në tru, kurse, në anën tjetër, me Acën dhe Hashimin na ka futur qepën në prapanicë!

Po të mos ishte taksa 100%, sot, Zhivadini dhe Millojka do të pëshurrnin në liqenin e Ujmanit sikur që në shtëpinë time në Besianë do të hynte naj Millan, Stojan apo Dragan.

Po ky Dragani, dhëndërr i Llapit ka vdekur por pasardhësit e tij mund të pretendonin të hyjnë brenda dhe të bëhen fqinj me miqtë “shqiptarë” që nuk janë shumë larg shtëpisë sime!

Frau Merkel i la pa tope Hashimin dhe Acën duke e kundërshtuar tregëtinë me territore ku shqiptarët gjithmonë janë ndarë të humbur!

Personaliteti shumë negativ në këtë prostitucion politik ishte dhe është, pa asnjë dyshim, Edi Rama, hamshori impotent.

E tash, merreni me mend i erdhi radhe edhe Sali Berishës ta improvizojë një kollazh patriotik ku veten e vendosë në qendrër të këtij improvizimi. Çfarë degradimi njerëzorë, moral, politik dhe kombëtar!

Federiçka Mogerini, ende po vërdallet dhe gërvallet duke bërë përpjekjet e fundit të luajë seksin politik dhe territorial me Acën dhe Hashën kurse, qirimbajtës është spekulanti nga Vjena Johanes Hani (mos mendoni se ka lindur në Veleshtë të Strugës, më shumë ka të ngjarë të ketë lindur në Pozharevc të Sllobodan Millosheviqit ).

Dështoi në Berlin por mund të shkëlqejë në Tiranë ku Rama dhe Hashimi janë mysafirë kurse Aleksandar Vuçiqi dhe burri i fortë i Serbisa Bernabiq sillen sikur të jenë zot të shtëpisë.

Mogerini dhe Han janë mashtrues të pamoralshëm, që, për karriera të tyre e gjymtojnë Kosovën sikur që e zgjerojnë Serbinë së cilës besnikërisht i kanë shërbyer.

Kameleonizmi politik dhe moral: Hashim Thaçi po e mbronë taksën 100% më shumë se vet Ramushi, vetëm sa nuk e ka bërë një uniformë ushtarake me mbishkrim: “në mbrojtje të taksës, deri në vdekje (sigurisht të Ramushit) .....”.

Si fanatik i Mao ce Dunit nuk hjek dorë nga Lugina e Preshevës dhe si një kursimtar çifut, nuk e jep edhe as një centimetër tokë të Kosovës, Serbisë.

Burrërisht pati deklaruar se Asociacioni i komunave serbe (i Serbisë) në Kosovë është një OJQ-ë e cila, për shkak të orientimit euroatlantik të Kosovës qenka dashur të regjistrohet në Bruksel!

Sikur që janë regjistruar edhe 20,000 OJQ –ë tjera që veprojnë dhe shumica e tyre kriminalizojnë në Kosovë! Tash Hashimi nuk shkon as te Dodiku në Bosnje për shkaqe parimore ...!

Me kalimin e kohës Hashimi do të bëjë lëvizje që do t’i lë në hije Hasan Prishtinën, Shaban Polluzhën, Gjon Serreqin, Marie Shllakun, Shkurte Pal Vatën, Tahir Mehën, Rexhep Malën, Fehmi Lladrovcin, Adem Jasharin  dhe Adem Demaçin.

Mirëpo, ka krijuar shoqëri të re patriotike me Vllasin, Begj Pacollin, Shpendkeqin, pasardhësit e Ali Shukrisë dhe të Mehmet Qorrit, Fadilit dhe Sinanit, Vukut dhe Draganit dhe shumë patriotë të tjerë. Unë i ruaj dyshimet e mia përkundër respektit të madh që e kam për të por edhe nëse unë shkruaj mirë për te, është punë koti; kemi rënë në krizë të thellë të lëkundjes së besimit, ndonëse i besoj 100%, ai mua nuk më beson as 0,1%.

Nuk i kanë folë fjalë të mira për mua e unë nuk po kam qasje te ai. Bëra përpjekje, e pranoj por dëshpërimisht dështova; e luta një palaço nga oborri  mbretëror i Hashimit që të hyjë brenda edhe si ndihmëspalaço kurse ai më tha: hup more hashkalia i dreqit, po ti asgjë shqiptare nuk ke përveç se e flet gjuhën shqipe!

Ma tha këtë njëri që nënën ia kishte shkërdhyer Dragani kurse gruan ia kishte përpunuar seksualisht Millani! Po me rëndësi që Hashimi ka përkrahje pa asnjë mëdyshje nga Enver Pont Pilati dhe Edvini nga Lazarati sikur edhe nga Aca i Tashmajdanit; Begja i Kazakistanit, Shpendkeqi nga Zveçani, Dodiku nga Banjalluka, Frederiçka nga Svetozareva dhe Johani nga Smedereva .

Si të mbrohet Kosova: Shumë lehtë; mos të kërkohet asgjë por as të mos premtohet asgjë. Më shumë se 100 shtete na kanë njohur me këta kufij plus edhe dy shtete do të na njohin shpejt sipas Gjet Pacollit (mbase me 1 prill 2020) prandaj t’i mbrojmë këta kufij.

Nëse kërkohen gërshërët për kufij tjerë, edhe ne pajtohemi, i hyjmë Serbisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Maqedonisë dhe ... vazhdojmë pastaj. Si hap i parë e që do t’i ndihmonte Kosovës është që Hashim Thaçi të tërhiqet dhe, në vend se të luaj koçe me ne, le të luaj me nipa dhe mbesa sepse ngadale po bëhet gjysh.

Pastaj, nëse më lejohet ta citojë plakën legjendare nga Shtimja; “na ke ndihmu, na ke ndihmu, na ke q.. nënën “. Mjafton kjo ndihmë !

Tribunali Ndërkombëtar i Liverpulit: Po flitet por formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë e që është bukur vështirë të realizohet. Së paku jo shpejt.

Kam një propozim tjetër që mund të realizohet shpejt dhe se provat janë shumë konkrete dhe të pamohueshme.

Të formohet një Tribunal Ndërkombëtar në Liverpul ku do të dënoheshin ekipa e Liverpulit, trajneri Klopp e sidomos Divak Origi dhe Xhorxho Vinjaldum për faktin se u kanë shkaktuar vuajtje dhe kanë terrorizuar miliona dhe miliona përkrahës të Barcelonës me datë 7 maj 2019.

Vendi i torturimit, Liverpul, Amfield Road. Koha e torturimit, nga ora 21.00 – 22.45 dhe torturimi ende zgjatë.

Pasojat janë të paparashikueshme, sidomos për Jetonin, mikun tim që po mendon se është një ëndërr dhe se në realitet kjo nuk mund të ndodhë!

Unë, si taksa 100% e Ramushit, jam 100% me Barcelonën. Shpresoj se në karriken e të akuzuarve do të jetë edhe ish trajneri i Barçës, Valverde dhe jam i sigurt se edhe po të ishte Llapi, me Tahir Batatinën duke luajtur, nuk do të pësonte asi debakli.

Duket se Barcelona ka nevojë patologjike që çdo vit kur të eliminohet, nuk eliminohet me një gol apo penalti por se humb ndershëm si burrat e ndershëm të Gjylekarit sikur që ishte puna e Romës dhe Juventusit.

Megjithatë, jam me Barën edhe në këtë kohë të tragjedisë së përgjithshme. Urime të sinqerta Liverpul, uroj të bëheni kampion i Europës.

Barça duhet të shes Kutinjon, Suarezin, Piken, Busketin, Rakitiqin dhe disa të tjerë sikur që duhet ta falë (nëse dikush e pranon) Valverden.

Ua them se më ka habitur strategjia e Valverdes, në kohën kur Barçës i dilte flaka në të gjitha anët, ai hudhte benzinë! E pabesueshme! 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shtator 2019 - Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të zhvillon punimet një punëtori nga Garda Kombëtare e Iowa në SHBA dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës. (Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 8:00)

- Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Mamushës  ku do të takoj kryetarin e kësaj komune, Abdülhadi Krasniç , për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i komunës, ora 10:15)

- Fillon skema e re e projektit per fuqizimin e angazhimit të ndërtimit të pronësisë i financuar nga BE që synon të mbështesë punën e OJQ-së për një Kosovë të gjelbër. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë, Balkan Green Foundation dhe Instituti për Politika Zhvillimore organizojnë eventin që thekson të arriturat dhe ndikimin në komunitet nga projekti “Empower - Engage Build Ownership” i mbështetur nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë. (Amfiteatri i Sheshit Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Në faqen e KDI-së në Facebook, mbahet bashkëbisedimi LIVE për dialogun Kosovë-Serbi, me kandidaten për kryeministre znj.Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (KDI, ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e katërt në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatin për Kryeministër nga Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Partia Socialdemokratike. Ramush Haradinaj. (Lëvizjes FOL, ora 13:00)

- Mbahen ndeshjet e ligës së femrave dhe ligës së juniorëve në pingpong. (Ferizaj, ora 18:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me qytetarë të Prishtinës. (Hotel Sirius, ora 18:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe qytetarët e Ferizajt. (Restaurant “Fitorja”. ora 18:00)

- Bëhet hapja e ekspozitës personale të piktorit Vehbi Murati, e titulluar “Një ditë e zakonshme shtatori”. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00) 

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me banorë te Malishevës së Gjilanit. (Fshati Malishevë, ora 20:00)

 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me banorë te Pozhoranit. Pozhoran, ora 21:00)