22 Shtator 2020

Karakteri dhe arketipi i personazheve në romanin 'Mëlësorja' të Nazmi Rrahmanit

Shkruan Shefqet Dibrani

Fragment...

Romani “Mëlësorja”, i Nazmi Rrahmanit, si asnjë vepër tjetër letrare, e ka pasur ndikimin e vet në letërsinë shqipe, veçmas ka ndikuar në edukimin dhe formimin intelektual të gjeneratave të tëra tek shqiptarët në Kosovë dhe hapësirën e ish Jugosllavisë.

Ky roman që nga botimi i parë në vitin 1965, është preferuar si lekturë shkollore për nxënësit e shkollave fillore, për klasat e larta, si dhe nëpër shkollat e mesme, qofshin ato gjimnaze apo të karakterit profesional.

Këtë roman kam pasur fatin ta lexoj gjatë shkollës së mesme, diku në vitin 1978. Padyshim, ky kontakt, me këtë vepër letrare, ka ushtruar ndikimin e vet, ashtu siç ka mundur të ndikojë edhe tek të tjerët, në varëshmëni me situatat dhe rrethanat kur kjo vepër është lexuar dhe si referat është komentuar.

Romani “Mëlësorja”, është roman i karakterit social, por si vepër e këtij zhanri e ka kryer misionin e vet shembullor, në planin edukativ, në aspektin pedagogjik dhe në konceptin patriotik, sepse nuk ka patriotizëm më të madhe se sa me edukuar dhe arsimuar një shoqëri të tërë.

Pavarësisht kësaj, nuk mund të përjashtohet mundësia se tek autori mund të kenë ushtruar ndikim rrethanat shoqërore e politike të asaj kohe, por si vepër letrare romani është i zhveshur tërësisht nga ndikimet e politikës, sikurse edhe nga frymëzimet tjera patriotike.

Të gjitha ndikimet e mundshme të kësaj natyre lidhen me formimin intelektual të autorit, me atë frymëzimin e asaj kohe, për edukim dhe emancipim të shoqërisë, e cila në masë të madhe ishte analfabete.

Kjo vetëdije dhe ky frymëzim intelektual, u përket atyre viteve kur një shoqëri e tërë ngarendte për tu shkolluar, për tu emancipuar dhe për tu ndryshuar, madje si vetëdije kolektive në Kosovë kemi përjetuar një lulëzim kulturor i cili prekte ndryshime edhe në rrafshin kulturore, arsimore, edukative dhe pedagogjike nëpër zona rurale dhe të lënash anësh nga kujdesi shtetëror.

Në tekstin e shtruar brenda romanit, gjarjet e asaj kohe, rrethanat sociale e patriarkale, autori i ka përshkruar në mënyrë brilante.

Thjeshtësia dhe modestia e shkrimit letrar, janë edhe një shtytje tjetër, një vlerë tjetër letrare, që manifestohet si një përshkrim i detajuar, prandaj qasja jonë ka të bëjë edhe me përkushtimin e atij brezi në aspektin edukativ e arsimor, në ndikimin e tyre në vetëdijen kombëtare, duke i apostrofuar aspekte të pabarazisë shoqërore, (edhe pse nuk është theksuar aq), dihet se në ato vite ekzistonte një vullnet dhe ishte ngulitur një vetëdije qytetare e cila ndikoi në ato ndryshime, e kjo kishte ndodhur fslë përkushtimit të atij brezi i cili përmes angazhimit kulturor i dha këto porosi të fuqishme, kurse autori i ka përcill përmes formës së shkrimit letrar.

Jeta në fshatin rural në Kosovë, gjithmonë ka qenë e vështirë, arkaike dhe e ashpër për tu jetuar. Kurse për femrat, (duke i ditur zakonet arkaike e patriarkale), ka qenë edhe  më e ashpër për tu jetuar, për të punuar, për të përparuar dhe për tu emancipuar.

Në romanin “Mëlësorja”, ajo jetë është përshkruar me të gjitha karakteristikat e asaj kohe, madje kjo vepër tregon se njohja e autorit me doket dhe zakonet e trevës paska qenë shumë e fuqishme, lidhja shpirtërore edhe më shumë, e kjo njohje  e mentalitetit ka nxjerr një përshkrim letrar të detajuar të këtij niveli, për ngjarje dhe ndodhi, andaj përshkrimi i veprës bëhet kaq i thellë, kaq përjetues, logjik dhe mjaftë përmbajtjesor.

Zakonisht këto vlera e bëjnë romanin “Mëlësorja” të dalluar, të dashur dhe si vepër letrare më të respektuar. Sigurisht, janë këto vlera letrare e estetike, të cilat kanë ndikuar që romani “Mëlësorja” të përzgjidhet si lektyrë e detyrueshme shkollore, si lektyrë e preferuar, lexim i sugjeruar, që iu dedikohej nxënësve të shkollave fillore dhe atyre të mesme kudo në hapësirën shqiptare, kuptohet më shumë në ato treva që kishin mbetur jashtë Shqipërisë Socialiste.

Gjatë hulumtimit kemi ndeshur në informacione të shumta, dhe sigurisht interesante e mjaftë inkurajuese, për përdorimin e këtij romani në të gjitha nivelit shkollor, pra që nga klasat e larta të fillores, nëpër shkollat e mesme e deri në universitete, në të cilat shihet ndikimi i pashmangshëm i këtij romani dhe i autorit në përgjithësi.

Natyrisht nuk kemi ndeshur studime të shumta e shteruese, edhe pse as ato nuk mungojnë, por me sa kam kuptuar mungesa e një përpjekje për një bibliografi më të kompletuar është evidente.

Librat bibliografik, sado të vështirë për tu bërë, janë  tabela rrëfyese për studiuesit dhe hulumtuesit, nga ku zakonisht dalin porosi të vyeshme, ide të caktuara për një vepër e cila arriti t'i përballoj edhe ndikimet politike, mjaftë të ashpra, që i prodhonin situata dhe ndikime nga politika komuniste e sistemit rozë jugosllav.

Gjatë këtyre hulumtimeve kemi hasur në informacione, në të cilat shihet se romani “Mëlësorja”, është pjesë e programeve shkollore edhe nëpër universitete të tjera, aty ku mësohet Albanologjia, ku janë marrë fragmente për nevojat e mësimit akademik të shqipes, po ashtu fragmente nga ky roman gjejmë edhe nëpër libra “Gjuha shqipe”, për klasat e larta të shkollës fillore ose nëpër ato të mesme.

Nëpër ato tekste shihet se si në mënyrë profesionale analizohen aspekte letrare të këtij romani. Pastaj e kemi ndeshur edhe si pyetësor nëpër testet e maturës dhe formave të tjera të matjes së inteligjencies.

Çka do të thotë se nëse dikush do të merrej me këto aspekte, jo se do t’i sillte letërsisë shqipe një vepër të mirë bibliografike, por historisë së romanit shqiptar në Kosovë do t’i bënte një shërbim të madh, veçmas  nëse do të trajtoheshin edhe aspekte pedagogjike dhe ndikimi i këtij romani në planin profesional.

Kritiku letrar dhe studiuesi i letërsisë shqipe, akademiku dhe profesori universitar dr. Sabri Hamiti, ka bërë një studim të përmbledhur për romanet e Nazmi Rrahmanit, duke përfshirë edhe romanin “Mëlësorja”, por dr. Sabri Hamiti, edhe më vonë në kontingjentin e gjerë të kritikës letrare, nëpër disa fragmente do t’i rikthehet këtij romani dhe do ta citojë në kontinuitet prozën e Nazmi Rrahmanit.

Ndërsa një studim më të kompletuar, për romanin “Mëlësorja”, vite më parë, e ka botuar profesori universitar dhe ligjëruesi i teorive letrare dr. Zejnullah Rrahmani, “Mëlësorja E Nazmi Rrahmanit ose arti i interpretimit”, në të cilën janë analizuar në mënyrë të spikatur disa aspekte letrare e estetike të këtij romani.

Por për t’iu rrekur një studimi më të kompletuar për romanin në fjalë, përveç këtyre njohjeve dhe përgjegjësisë profesionale, janë edhe njohjet e drejtpërdrejta me autorin, të cilin për vite me radhë e kam pasur redaktor dhe botues të librave, poetik e publicistik...

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Shtator 2020 - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të bëjë përurimin e Qendrës Testuese për zhvillimin e procedurave rekrutuese për nëpunësit civilë. (Objekti i ish-Ministrisë së Administratës Publike, kati përdhesë, salla 0-15, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 9:30)

- inspektorët e Inspektoratit të Tregut do të bëjnë inspektime, ku do t’i shoqërojë edhe ministri Vesel Krasniqi për t’i parë nga afër këto inspektime. (Nisja do të bëhet nga MTI, ora 9:45)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë shqyrton listen e dëshmitarëve, përzgjedhjen  e ekspertëve të jashtëm si dhe publikimin e adresës për dorëzimin e dëshmive nga qytetarët. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi zhvillon vizitë në Infrakos ku do te takohet me menaxhmentin. (Infrakos, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e pritjes të një misioni ekspertësh epidemiologjikë dhe mjekësorë të COVID-19 nga instituti gjerman i shëndetësisë, “Instituti Robert Koch” nga Gjermania. (Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ora 10:00 - ndryshim, ora 11:00)

- Fondacioni Kvinna till Kvinna do të lansojë raportin 'Ku janë paratë për të drejtat e grave? Trendet e financimit në Ballkanin Perëndimor'. (Ngjarja do të mbahet online dhe është e hapur për publikun përmes platformës Zoom, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës . (ShSKUK, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike dikuton për rishpalljen e konkursit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit”, formimin e Grupit të punës për plotësimin e Bordit të NP KOSTT, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Oda Hoteliere dhe Turistike e Kosovës mban konferencë lidhur me ngjarjët e fundit, për situtën e fundit si dhe vendimet e marra të Qeverisë në kohën e Pandemisë Covid 19, prej fillimit e deri me sot. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin e organizuar për nder të "Ditës së Pastrimit të Botës" dhe "Ditës pa Makina" të organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike. (Pikënisja do të jetë rruga në afërsi të urës që ndodhet përballë objektit Administratës Komunal, ora 11:00)
 
- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi zhvillon vizitë në punishten në Stacionin Hekurudhor në Miradi. (Fshati Miradi, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmitë e dëshmitarit Valdet Hashani ish menaxher i Qendrës së karantinës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- OVL UÇK mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Selia qendrore në Prishtinë, ora 11:30)

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin e Projektkodit civil i Republikës së Kosovë, Projektligjit për tokën ndërtimore si dhe shqyrton shkresën e deputetëve: Alban Hyseni, Artan Abrashi dhe Dimal Basha për të ftuar në raportim Kryeministrin Avdullah Hoti lidhur me deklarimin për respektimin e marrëveshjes kundër kushtetuese për asociacionin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton e planit të punës së Komisionit, për periudhën shtator-dhjetor 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 13:30)

-  Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin nga Afrika Qendrore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmitë e dëshmitarit Naim Musliu - Babai i Agon Musliu. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, 14:00)

- Sindikata e Infermierëve të Kosovës mban konferencë për media pas një takim konsultativ dhe koodinues me shoqatat e infermierëve, teknikëve te anastezionit, mamive, laborantëve, Oden e Infermierëve dhe Bashkimin e Sindikatave të Lira të Shëndetësisë lidhur me kërkesat për koeficinetin e pagave, rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës, pagesat e rrezikshmërisë, pagesat e orëve shtesë. (Para Klinikës së Kirurgjisë, ora 15:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 14:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës, Muzeun Kombëtar të Kosovës, dhe Fondacionin “Tradita Popullore” organizon ngjarjen kulturore në të cilën do të promovohet diversiteti ynë i pasur kulturor, përmes veshjes tradicionale dhe punimeve artizanale. (Parku arkeologjik “Ulpiana”, ora 17:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në ngjarjen kulturore në të cilën do të promovohet diversiteti ynë i pasur kulturor, përmes veshjes tradicionale dhe punimeve artizanale. (Parku arkeologjik “Ulpiana”, ora 17:00)

- Sot fillon java e dytë e ligjeratave publike në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Ligjeratat transmetohen drejtperdrejt ne kanalin e facebook-ut "Kosovo Architecture Festival", ora 18:30)