29 Mars 2024

Kanosjet e mendjes shqiptare përmes ndikimit të huaj

Shkruar nga Vjollca Hajdari

A është duke u përsëritur historia në trojet shqiptare? Çfarë rreziku është duke iu kanosur mendjes shqiptare përmes ndikimit të huaj?

Kush ka interes në zhveshjen e identitetit, mbjelljen e dogmës, injorancës dhe fanatizmit, sipas stilit "ndaj dhe sundo"?

Përse - për shqiptarët që ndër shekuj ishin (dhe janë) shembull unik në botë për harmoni ndërfetare - tani raportohet për ekstremizëm fetar?

Sa ndikon kjo në imazhin shqiptar dhe çfarë bëjmë ne për ta përmiresuar atë në nivel ndërkombëtar? Si e përceptojmë ne veten dhe si na shohin të tjerët?

Me keto pyetje, dhe me gjere, në fillim të ligjërimit te saj mbi harmoninë ndërfetare shekullore tek shqiptarët, gazetarja dhe politologia Vjollca Hajdari ka ofruar një pasqyrë mbi zhvillimin historik dhe koekzistencen paqësore të besimeve fetare.

Me moton "ruajtja e vlerave, shpirtit dhe identitetit shqiptar" ajo ka mbajtur nje leksion me temen "Harmonia nderfetare tek shqiptaret" ne shtepine e Lessing-ut ne Berlin.

Qellimi i kesaj ligjerate ka thene Vjollca, ishte se pari per te informuar opinionin gjerman dhe ate nderkombetar lidhur me shembullin unik te harmonise fetare, por njekohesisht per te sensibilizuar, se dyti, rreth rrezikut qe po i kanoset popullit shqiptar nga ndikimet e huaja.

"Ne e dijme qe historikisht fuqite e medha jane perplasur ne Shqiperi dhe trojet shqiptare, me qellim qe te ndikojne ne popull me ideologjite e tyre misionarizuese, fetare e politike. Keto synime tendencioze per te percare popullin, jane duke u perseritur edhe ne shekullin 21, ne nje kohe kur iluminizmi eshte qenesor", ka thene Vjollca Hajdari.

Mu per kete arsye, leksionin e saj ajo e ka filluar me citatin e Pashko Vases "mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit eshte shqiptaria", duke apeluar qe shqiptaret mos te bien pre e neogreqizmit, islamit politik, te udhehequr nga Turqia dhe Arabia Saudite dhe rrymave tjera indoktrinuese, te cilat religjionin e perdorin si arme politike.

Gazetarja shqiptare ka thirrur per me shume vetedijesim, sa i perket vlerave, shpirtit dhe identitetit shqiptar, duke aluduar ne besimin tradicional dhe ne autoktonine e popullit me te vjeter ne Evrope.

Permes fotografive ajo ka ilustruar pjesen antike qe nga koha e pellazgeve e ilireve, dhe ka elaboruar besimin pagan deri ne kohen e krishterizmit, per te vazhduar me periudhen e islamizimit nga pushtimi osman dhe ate te ateizmit ne Shqiperi.

Hajdari ka prezantuar mbreterit ilire, 4 papet me te njohur shqiptare dhe perfaqesuesit rilindas, nder ta Naim, Sami e Avdyl Frasheri, te cilet i takonin bektashizmit.

Me gjithe personalitetet e ndritshme qe ajo ka paraqitur, fokus te vecante kishte kryeheroi Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, i cili kishte unifikuar popullin shqiptar, permes Beselidhjes se Lezhes.

 "Jam sidomos krenare qe ligjerimin tim e vizituan shqiptaret ortodoks, katolike, myslimane dhe ateiste, njashtu sic jemi mesuar te bashkejetojme me shekuj" ka thene Vjollca Hajdari, e cila ishte e ftuar nga Shtepia e Lessingut dhe Instituti i Evropes Juglindore ne Berlin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)