28 Mars 2024

Kanë me e “hangër” njëri tjetrin!

Lëri lakmitë e tua dhe do ta gjesh qetësinë e shpirtit. (Th. Kempis)

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Periudha e tranzicionit, që kohë pas kohe, po karakterizohet edhe me shumë kundërthënie e konfuzitet, që po na përcjellë në Kosovën e pasluftës, e që sidomos me perfiditet është konzumuar dhe po konzumohet e shfrytzohet në vazhdimësi, nga  një pjesë e parisë politike, edhe nga ajo që është për momentin në pushtet, por edhe nga një pjesë e opozitës, të cilat, si alibi po e shfrytzojnë  këtë situatë si  “parollë propaganduese”, dhe ate  ekskluzivisht vetëm  për opinion të brendshëm, me të vetmin qëllim e arsyetim, (se ja, ky është problemi,andaj pajtohuni dhe heshtëni), dhe kuptohet, me të vetmin qëllim, sa për t’u arësyetuar, në veqanti, për deshtimet, devijimet, e deformoimet  e shumta,  me të cilat  po ballafaqohet Kosova e  banorët (jo qytetarët) e Kosovës,që padyshim,  me shumë të drejtë, kanë pritur e po presin, shumë e më shumë, në radhë të parë, po këta  banorë.

Pos shumë specifikave tjera,  me të cilat, këta banorë, nganjëherë shumë  vështirë, po pajtohen e po i besojnë edhe vetëvehtes  e paramendimeve e dëshirave të tyre të kahershme,e veqanta, e shumë ndodhive dhe shumë  sepcifikave aktuale, është edhe reagimi  dhe interesimi, apo brenga që këta  banorë,  paraqesin, e që lidhet me  faktin, se kjo periudhë tranzicioni, që po zgjatet e stërgjatet për së tepërmi, ka reflektuar e po reflekton haptas, me disa probleme e fenomene , të cilat fatkeqësisht janë ba”modë”dhe përditshmëri, që në masë të madhe kanë degjeneruar skajshmërisht, me siguri, edhe  me pasoja, të cilat nëse vazhdohet me këtë ritëm, kuptohet efektet do të jenë të paparashikusehme, herë herë edhe të pabesueshme, por për disa , edhe shumë të  vështira e të dhimbshme.

Më konkretisht,si duket është “mbushur kupa”,apo jemi mbushur me shumë “gjynahe”,apo ka filluar të na “zen gjaku” i atyre që u flijuan dhe ranë për këtë Kosovë e këtë vend, dhe jemi deshmitarë, që si duket, ka ardhur koha, që gjithëkush “ta paguaj haraqin”, për të bëmat e tyre , e që po verehet e po  e perjetojmë, viteve e ditëve  të fundit të këtij tranzicioni të mundimshëm, (për disa shumë i frytshëm e i dobishëm) por me siguri,  për dikend, edhe të dhimbshëm, në të cilin po kalojmë.

Rasti Bllaca I,II.III….Miftari, Syla ,3 përqindëshi i Bukoshit , “Vendlindja thërret” e Thacit, e shumë afera e skandale për likuidim njerëzish e përvetësime të mëdha parash e pronash,janë vetëm disa,   nga  pak rastet, të cilat ka kohë që po tronditin opinioin kosovarë e më gjërë, dhe ate, kryesisht, në ballina të mediave kosovare, por edhe disa qarqeve ndërkombëtare, posaqërisht nga sfera e hetuesisë.

Sic po shifet e po duket, kjo fazë tranzicioni po karakterizohet  edhe me faktin  se  tash për tash ,nuk po dihet “sa po shitet pasuli”,dhe ja më në fund janë “hapur letrat”, për të cilat, më së tepërmi ka nevojë të dijë opinioni dhe të zbardhet e vërteta, dhe pa fije dyshimi,të gjitha këto përfolje e skandale,disa prej të cilave edhe po hetohen janë “pjellë” e mospajtimeve, moskoordinimeve  dhe kundërshtimeve, që kanë ardhur, si rrjedhojë dhe pasojë e  mosëmundësisë së ndarjes së fitimeve, apo thënë shkurt, është një larje hesapesh, për shkak të apetiteve megalomane, për  përfitime përsonale apo klanore,qoftë në të kaluaren apo edhe për të mbetur apo ardhur në pushtet,sic ishin  pothuaj gjitha këto pushtete të deritashme.

Pos që u prishën mes vedi e u bënë “pikë e pesë” për karrike e pushtet,e më së paku për shtet,fatkeqësisht, shumica e këtyre politikajve, të kësaj faze të tranzicionit, prishën edhe  miqësitë  e kahershme familjare që kishin krijuar, kur një kohë  thirreshin se janë  unik  e të pa ndarë,(daj e nip) e që , ishte edhe  traditë, me të cilën  mburreshim,por ja tani, po ndodh pikërisht, këta shokë e jarana po rrefehen për njëri tjetrin,  sikur të mos kishin qenë kurr shokë,e afër njeri tjetrit!       

Gara për të marrë pushtetin pa pardon e pa kurfarë kriteri,pangopësia për para e pasuri që u sillte pikërisht ky pushtet  tranzicionit,pastaj veprimet e qëllimet e pista, që domosdo për të mbetur dhe mbajtur këtë pushtet, u përdorën gjithnjë, por edhe shumë faktorë tjerë, që mund të emërtohen  me një emër të përbashkët-degjenerim dhe devijim moral e kombëtar,janë  vetëm njëra nga faturat, që  patjetër duhet paguar  , nga ata që janë pjesë të këtyre lojërave, e që vështirë po i dihet fundi.

Në këtë situatë,si në shumë situata tjera ,ka edhe disa që fërkojnë duart nga lakmia,e që ,janë disa nga  avokatët,por edhe   mjekët që janë përfituesit më të mëdhenjë të këtij tranzicioni.

Të parët, po marrin para të majme, për ti mbrojtur para drejtësisë e gjykatave,disa prej të cilëve  me  përvojë edhe nga koha e monizmit e regjimit absolut sërbë, kurse të dytët, për ti shëruar nga “stresi” dhe “sëmundjet profesioanle”, shërbime të cilat janë bukur të shtrenjta,por populli nuk po mërzitet, por me të drejtë vetëm po vroton’ e sikur po thotë- okej, sepse edhe paratë janë të fituara pa djersë.

Si duket, do të vij koha, që shumica, do t’ia kenë lakmi  Fatmir Limës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)