29 Mars 2024

Kanceri ekonomik

Shkruar nga Faton Tara

Importet, evazionet tregtare, politikat anti favorizuese fiskale si dhe mos konsumimi i produkteve vendore ne theks te veçante e përshpejtojnë zhvillimin e kancerin “malin” ne gjirin e kompanive vendore.

Importet - paversishte faktit qe Kosova është bere pjese e ekipeve te ndryshme rajonale për shpëtimin nga kanceri(deficiti) ai prapë se prapë po përhapet duke krijuar rivalitet ne organizmin e Kosovës. Sipas te dhënave te entit te statistikave te Kosovës eksporti ne muajin gushte 2010 kishte vlerën 26,2 milionë euro (indet benin), ndërsa importi 206,9 milion euro (indet malin).

Evazionet tregtare - jane mikrobet kancerogjene me te cilët ndeshet shteti ynë e ne veçanti kane influence te hatashme tek indet e ndjeshme tek kompanitë kosovare.
Andaj protagonistet qeveritare ne baza juridike duhet te ndërhyjnë te ndërmarrin interferime efikase tek evazionet tregtare.

Politikat antifavorizuese fiskale - Reformat e (mjekimit) fiskale te bëra nga Qeveria e Kosovës nuk kane krijuar një ambiente te favorshëm për bizneset kosovare.

I gjithe stoku i problemit qëndron ne mungesën e intervenimeve ne ligjet qe i favorizon entitetet apo subjektet biznesore ne vend.

Duke u bazuar ne logjiken time Kosova gjate modifikimit te reformave fiskale duhet te inkuadroje edhe qeshtje tjera qe kane te bejne me favorizimin e bizneseve vendore si psh nese nje biznes kosovar arrin gjate nje periudhe kohe te punesoje me shume se 500 punetore atehere ai subjekte te lirohet nga tatimi ne fitim.

Mos konsumimi i produkteve vendore - përveç qe e zvogëlon arkën vendore por njëkohësisht edhe e stimulon kancerin qe te përhapet edhe ne pjesët me vitale te kompanisë duke e dërguar kompaninë drejte ceremonive te padëshirueshme.

Andaj dikasteret protagoniste ne Kosove duhet te krijojnë programe te vetëdijesimit për konsumimin e produkteve vendore se vetëm ne këtë mënyrë ata kontribuojnë për një zhvillim me te shendosh ekonomik.

Besoj se se shpejti këto sëmundje dot mbeten nje relikte i se kaluarës dhe Kosova te përfaqësohet nga një imazh i shëndoshë ekonomik.


(Autori është ekonomist i diplomuar)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)