13 Dhjetor 2019

Kah po shkon politika në Kosovë

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Po kërkohet rrugë tjetër politike, pasi perëndimorja (ekzistuesja) qenka e gabuar. Po cila mund të jetë rruga tjetër?

Ca nga politika, por dhe ca opinionistë karshi zhvillimeve më të reja për dhe rreth Kosovës, po kërkojnë revolucion apo përmbysje e për t’i dhënë fund një politike me të cilën po ecën Kosova.

Nuk po flasim për qëndrime apo ndërrim rruge që kanë të bëjnë me vendosje të kufirit përcaktues se ku mbaron politika e fillon kriminaliteti, as të qartësimit për shtet ligjor, arsim e gjyqësi të pandikuar, nuk po flasim e ngrehim qëndrime politike as për mënyrën se si ta bëjmë vendin më të zhvilluar dhe me më shumë perspektivë, për çka edhe do të përputheshin qëndrimet me shtetet aleate të vendit.

Përmbysja po kërkohet karshi një rruge, të cilën aleatët tanë po e trasojnë si rrugë të vetme dhe të domosdoshme.

Nëse për Kosovën rruga politike e trasuar nga qendrat politike si Viena(bisedimet para statusit), Brukseli(bisedimet pas statusit) dhe Vashingtoni(mbështetja për marveshjen finale),qenkan të gabuara, cila është rruga tjetër?

T’ua kthejmë shpinën aleatëve tanë dhe të ecim të vetëm, apo të kërkojmë për ta ndjek rrugën e Lindjes e të Moskës.

Të parën vështirë ta ndjekim, se në moshën që kemi hapat nuk mund t’i ndjekim pa mbështetje, gjersa rruga e Lindjes apo Moskës është rrugë qorre dhe nuk na çon askund.

Dikush nga polititika iracionale po kërkon përmbytje të rrugës së politikës perëndimore, po kërkon diçka që populli ynë nuk e do, pasi në kurriz të vetin i ka sprovuar.

Folklori politik i ngritur nga veprimet populliste politike, shpeshëherë i ka bërë dëme proceseve politike për dhe rreth Kosovës.

 Kujtojmë kohën e para pavarësisë kur e kishim si objektiv standardet para statusit dhe këtu dështuam me ca veprime populliste në trazirat e marsit, dëshmuam se ende jemi larg për të arritur standarde e me këtë edhe rezultoi plani i Ahtisarit dhe përkufizimet e vendosura.

Edhe sot në rrethanat ekzistuese, ky folklor mund të na dëmtoj. Shenjat e para vërehen. Politika perëndimore siç di të përkdhel, di edhe të dënoj, aty nuk ka folklor, por ka pragmatizëm.

Koalicioni i ri qeverisës dhe rruga qorre e politikës                                                                       

Një mbret i një nahije i kishte në qejf elefantët  dhe nga largë e kishte sjellur atë duke e lënë të lirë të lëvizë kah të do e të bëjë çfarë të do.

Elefanti u sillte shumë telashe banorëve pasi u bënte dëme të mëdha, qoftë në kopshtet e tyre apo edhe shtëpitë. Një ditë banorët mblidhen dhe vendosin që të shkojnë e bisedojnë me mbretin për të gjetur mundësinë për ta hjekur elefantin.

Qytetarët vendosin që t'i udhëheq Nastradin Hoxha . Vije dita dhe ai grup në krye me Nastradinin niset rrugës për në sarajet e mbretit.

Në rrugë e sipër ata nga frika dhe papërgjegjshmëria e lënë Nastradinin vetëm dhe ai duke e parë këtë gjendje në bisedë me mbretin i thotë"

. Elefanti juaj është shumë i mirë., banorët janë të kënaqur me sjelljen e tij, por jemi të brengosur që ai është i vetëm dhe po mërzitet, andaj duhet t'ja sillni edhe një elefante...."( anekdotë e lexuar) .

Kosova ka një elefant  dhe braktisja e ikja politike nga proceset nëpër të cilat po pritet të kaloj Kosova mund ti sjellë edhe një elefant tjetër( Sot sarajet e mbretit mund të përkufizohen si Sarajet e Brukselit dhe Vashingtoni).                 
   
Përgjegjëshmëria politike, organizimi i qëndrueshëm  dhe ndjeshmëria politike karshi këtyre proceseve që pritet të ndodhin për vendin, mund të përgatisë kushte për ta larguar " elefantin" apo të paktën t'ia kufizoj lirinë , ndryshe mund të ndodhë sikur në anekdotën e Nastradinit.

Partnerët po zhgënjen me ikjet nga proceset  e përgjegjmëritë tona të prira nga veprimet hileqare e inatqore. Duhet kuptuar se nuk jemi qendra e botës , që ajo të meret me ne , kur ne dëshirojmë. ..

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 dhjetor 2019 - Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë hapjen e ekspozimit dhe promovimit të prodhimeve vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2019” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror organizon konferencë nacionale për të diskutuar për situatën e strehimit familjar në Kosovë, për të arriturat, sfidat dhe planet e ardhshme për të zhvilluar me tutje këtë shërbim për fëmijët pa përkujdesje prindërore. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale organizon takim vjetor informues për përfaqësuesit dhe personat përgjegjës të ndërmarrjeve që merren me shfrytëzimin dhe përpunimin e lëndëve minerare, përpiluesit e plan-programeve të hulumtimit, përpiluesit e projekteve gjeologjike dhe të shfrytëzimit. (Salla e madhe në ndërtesën e Ministrisë së Administratës Publike, ora 10:00)

- Instituti Columbus organizon tryezë diskutimi me temë "Efekti i korrupsionit tek qytetarët: Diskutimi i fondit për trjatimin e pacientëve jashtë institucioneve publike të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon konferencë informuese për zhvillimin e sektorit privat ku do të behet edhe ndarja e mirënjohjeve për “Ndërmarrjet me të suksesshme të vitit 2019”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Demokraci Plus në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer organizon konferencën lidhur me Procesin e Berlinit dhe obligimet për Sundim të Ligjit dhe Mirëqeverisjen. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në Ministrinë e Mbrojtjes, për të shënuar  një vjetorin e miratimit të tri Ligjeve, Ligjin për Forcën e Sigurisë, Ligjin për Shërbimin në FSK dhe Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes. (Ministria e Mbrojtjes, ora 11:00)

- Komuna e Istogut organizon diskutim publik me qytetar për projekt rregulloren komunale për taksa, ngarekesa dhe gjoba. (Ndërtesa e Komunës së Istogut, ora 11:00)

- Ekipi i Kombëve të Bashkuara në Kosovë së bashku me Klubin Ndërkombëtarë të Prishtinës  organizon panairin e festave të fundvitit. (Ndërtesa e Termokiss në Dardani, ora 12:00)

- Nxënësit finalistë nga e gjithë Kosova të klasave 3-12 do të konkurrojnë në garën e katërtë vjetore Po-e-Zë. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 12:00)

 - Muzeu Kombëtar i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës me fotografi 'Bukuria e betonit' nga autori Etienne Rémond. (Muzeu Kombëtar, ora 12:00)

- Kryeministri në detyrë Haradinaj, në përvjetorin e rënies së dëshmorit dhe heroit Mujë Krasniqi, bën homazhe dhe vendos kurora lulesh te shtatorja e heroit. (Klinë, ora 13:00​)

- Hapet panairi “Punimet artizanale përtej kufijve” i organizuar për nder të festave të fundvitit, në kuadër të projektit ndërkufitar Kosovë - Maqedoni Veriore, “Ndërtimi i konkurrencës përmes bashkëpunimit dhe inovacionit: Qasja në tregjet e eksportit për produktet artizanale’’. (Restorant ‘’Planet’’ në Gjilan, ora 14:00)

- Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezë diskutimi me temë: “Ligjërisht (t’pa) diplomuar?” e cilan mbahet me qëllim të diskutimit rreth problemit të verifikimit të diplomave të studentëve të cilët kanë ndjekur studimet pranë Bartësve Privatë të Arsimit të Lartë. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Projekti Climate 4 Change, i cili mbështetet nga Ambasada Norvegjeze dhe nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizon një debat politik - publik në të cilën do të diskutotohet për klimën. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 17:00)

- Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, organizon një pritje e cila si qëllim ka promovimin e djathit të Sharrit. (Rezidenca e Francës në Arbëri, ora 17:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon shfaqjen e dokumentarit “Java Kundër Korrupsionit 2018”.  (Modelarium i Fakultetit te Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, ora 18:00)