28 Mars 2024

Josep Borell politikani me atdhe-paranë dhe postet politike


Shkruar nga Gani Qarri

Me një ndërmjetësues dylber si i dërguari special amerikan Richard Grenell, i cili nuk i vendosi asnjë kusht Serbisë por i ka vënë shkelmin në fyt Kosovës, një president kuisling si Hashim Thaçi që tash e sa vite nuk di gjë tjetër përveç belbëzimeve për ndarjen e copëtimin dhe faljen e veriut të vendit tonë Serbisë, një Përfaqësues të Lartë të Bashkimit Evropian si Josep Borell që edhe në emër të BE-s, deklarohet publikisht për ndryshimin e kufijve të shtetit tonë të brishtë, vetëm Zoti në qiell dhe populli i këtij vendi, mund ta shpëtojnë Kosovën tonë të vogël nga shpërbërja dhe zhdukja përgjithmonë,si shtet i lirë e i pavarur nga harta e Evropës!

Politikani katalonaso-spanjoll, i njohur në vendlindje edhe si Jose (Zhose) Borell , i lindur me 24 prill të vitit 1947, erdhi në jetë si fëmijë i një emigranti argjentinas në vendin e quajtur Puebla de Segur në Kataloni.

Si për koincidencë, njëjtë si Borell që për shumë vite ishte anëtar i partisë socialdemokrate katalonase PSC edhe politikani tjetër katalonas Carles Puigdemont kryetar i partisë Demokratike Evropiane të Katalonisë PDeCAT,dhe ish kryetar i qeverisë katalonase,i cili në tetor të vitit 2017, i priu shpalljes së pavarësisë së vendit të vet nga Spanja, megjithëse për arsye krejt tjera, ka vite që jeton në Bruksel.

Megjithatë Borelli jo vetëm se nuk e takoi kurrë Puigdemont-in, por edhe u përpoq pareshtur për dëbimin e tij nga Brukseli në Spanjë, në mënyrë që ai të dënohej atje nga gjykatat politike spanjolle për shpalljen e pavarësisë së Katalonisë, atdheut të përbashkët të Borellit dhe Puigdemont-it

Për lexuesit që nuk e dinë,Carles Puigdemont më 11 janar të vitit 2016,u zgjodh kryetar i qeverisë katalonase ndërsa me 1 tetor të vitit 2017, përkundër ndalesës që kishte ngritur Gjykata Kushtetuese spanjolle, ai qoi përpara vullnetin e popullit të vet dhe organizoi referendumin e suksesshëm për pavarësinë e Katalonisë, për të cilin votoi shumica e katalonasëve, por vet Puigdemont,edhe pse kryetar i qeverisë kataloneze, u detyrua të ikte nga vendi dhe të kërkonte azil politik në Belgjikë, ku edhe sot jeton.  

Në anën tjetër qeveria spanjolle e cila në vlugun e krizës politike, të përpjekjeve të katalanasëve për pavarësinë e Katalonisë, kërkonte një katalonas që nuk e njeh Kataloninë për atdhe, por paranë dhe pozitat politike.

Dhe pa u munduar shumë gjeti Josep Borellin, i cili pas aferave korruptive me të cilat kishte rrezikuar karrierën e vet politike, ishte në gjendje të pranonte çdo gjë që kërkonte Spanja prej tij, për tu ri ngjitur edhe një herë në politik, ndaj fillimisht Borell për të fituar besimin e qeverisë spanjolle, u deklarua ndër të parët publikisht kundër pavarësisë së vendit të vet Katalonisë, përderisa qindra mijëra katalonas për muaj të tërë, marshonin pareshtur rrugëve të qyteteve më të mëdha për jetësimin e idealit të atdheut të tyre,mëvetësisë së Katalonisë.

Ky është Josep Borell, socialisti 72-vjeçar me karrierë të gjatë por turbulente, i cili për atdhe, siç u tha më lartë, ka paranë dhe pozitën politike, pasuesi "spanjoll" sociokomunist i kuqaloshes italiane Frederica Mogherinit që njëjtë si Spanja,edhe ky jo vetëm që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por tani edhe si Përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian, deklarohet hapur për ndryshimin e kufijve të saj.

Karriera e Josep Borellit

Në shënimet biografike të tij, thuhet se pas mbarimit të fakultetit të inxhinierisë aeronautike në Universitetin Politeknik të Madridit,ai magjistroi në Universitetin Stanford dhe institutin francez "Français du petrole",ndërsa doktori për ekonomi në Universitetin "Complutense"  në Madrid.

Nga viti 1979 deri më 1982, Borell ishte anëtar i qeverisë rajonale të Distriktit Autonom të Madridit, i autorizuar me përgjegjësi për politikat financiare të kësaj pjese autonome spanjolle.  

Në vitin 1982 ai u emërua Sekretar i Përgjithshëm për Buxhet dhe Shpenzime Publike në Ministrinë Spanjolle të Financave, ndërsa më 1984 Sekretar i Shtetit për Financat.  

Ndërsa nga viti 1991 deri në vitin 1996 Borell ishte Ministër për Infrastrukturë, Mjedis dhe Transport në qeverinë e kryeministrit Felipe González.

Anëtarësimi në parlamentin evropian

Në zgjedhjet evropiane të viti 2004, për herë të parë Borell, me referimin nga Spanja, do të bëhej anëtar i Parlamentin Evropian, ndërsa nga një marrëveshje ndërmjet dy grupeve kryesore politike pjesëmarrëse në këtë parlament, si përfaqësues i grupit  të partive Social Demokratike PSES, nga mesi i vitit 2004 deri në fund të vitit 2006, emërohet për dy vite e gjysmë, kryesues me rotacion i këtij parlamenti, i cili në janar të viti 2007 u zëvendësua nga drejtuesi gjerman i grupit  të EPP-ED, Hans-Gert Poettering, për dy vite e gjysmë të tjera të mandatit.

Pas kësaj Josep Borell emërohet kryetar i Komitetit për Zhvillim të Parlamentit Evropian, deri në zgjedhjet evropiane të vitit 2009 në Spanjë,kohë kur ai u regjistrua për pjesëmarrje në to dhe provoi si kandidat i PSOE / PSC, për tu rizgjedhur sërish në organet institucionale spanjolle, por nuk arriti të merrte vota të mjaftueshme.

Aferat korruptive të z. Borrell

Dështimi në zgjedhjet spanjolle e dëshproi shumë Borellin,ndaj nga janari i vitit 2010,ai kaloi si President i Institutit të Universitetit Evropian në Firence të Italisë, por për shkak të mos deklarimit dhe fshehjes të një kontrate korruptive prej 300,000 eurosh në vit, për përfaqësim kontrovers në bordin mbikëqyrës të Koncernit të energjisë Abengoa,Borell u detyrua që në fund të vitit akademik 2012,të jepte dorëheqje nga detyra e Presidentit të Institutit të Universitetit Evropian EHI, si person i pabesueshëm dhe i korruptuar.

Dënimi ndaj Borellit, nga drejtësia spanjolle

Si anëtar i Bordit të Drejtorëve të Koncernit të Energjisë Abengoa, Borell pas aferës abuzive me 300 mijë euro në Universitetin Evropian të Firencës, në skandalin e radhës, në nëntor të vitit 2015, pak para falimentimit të kësaj Kompanie, ai kishte shitur mese 10,000 aksione për 9.030 euro, në emër dhe llogari të një pale të tretë, palë e cila nuk ishte askush tjetër, përveç se vet ish-gruaja e Josep Borellit, akt i kundërligjshëm,që përveç mashtrimit binte edhe në konflikt të hapur të interesit.

Kështu që pas gjykimit të këtij akti të rëndë korruptiv më 2018 nga gjyqësia spanjolle, Borell u dënua për veprimin e tij antiligjor,nga Autoriteti Spanjoll i Letrave me Vlerë për tregtim të brendshëm (CNMV), me një gjobë tejet të madhe, por të cilin, për të mos u rritur e zgjeruar edhe më tepër afera e tij, ai e pranoi në heshtje dhe pagoi shpejt, e pa e apeluar fare.

Ministër i jashtëm i Spanjes

I zënë ngushtë nga aferat e tij korruptive me të cilat tanimë Borell kërcënohej me gjoba e dënime dhe kishte rrezikuar keq edhe karrierën e mëtejme politike në Spanje dhe BE, ai megjithëse edhe vet katalonas,konflikti që shpërtheu ndërmjet qeverisë katalonase dhe asaj spanjolle në tetorin e vitit 2017,për ndarjen e Katalonisë nga Spanja,ishte i mirëseardhur për Borellin, i cili duke vënë interesat personale para atyre të popullit dhe vendit që i takonte, ai harroi atdheun e vet, përfitoi nga situata kaotike, duke shkelur me të dy këmbët mbi referendumin popullor të bashkëkombësve të tij për pavarësi, refuzuar votimin e mbajtur nga katalonasit dhe dalur publikisht në anën e qeverisë spanjolle.

Madje mu në kulmin e krizës kur katalonasit më kot pritnin edhe përkrahjen e tij të parezervë,përkrahje që atyre nuk u erdhi kurrë nga bashkëkombësi Borell, ai për aq më keq, u shfaq edhe si kundërshtari më i ashpër i pavarësisë së Katalonisë dhe mori publikisht anën e Qeverisë spanjolle duke mbështetur edhe veprimet represive të Spanjës kundër udhëheqjes katalonase dhe bërë armiku i përbetuar i pavarësisë së vendit të vet.

Kështu që përkundër aferave dhe gjobave e dënimit të vënë kundër tij nga shteti spanjoll, pas deklarimit të Borellit, si kundërshtarë i hapur i shkëputjes së Katalonisë nga Spanja, kryeministri Pedro Sanchez përndryshe edhe kryetar i partisë socialiste të Spanjës, i shfuqizoi të gjitha gjobat e dënimet ndaj tij dhe në vitet 2018-2019, e shpërbleu Borellin me postin e ministrit të jashtëm të Spanjës, në qeverinë e vet.

Përfaqësuesi i  lartë i politikës së jashtme të BE-së

Në zgjedhjet evropiane të fillim korrikut të vitit 2019, me preferencat e Spanjës e cila që nga fillimi ishte anëtare me të drejta të plota në BE, Borrell u emërua nga Këshilli Evropian në postin e shefit për politikë të jashtme të BE-së. Ndërsa pas dëgjimit të Borrellit para Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili tanimë kishte marrë garanci dhe grumbulluar dokumente të mjaftueshme nga Spanja, se nuk do të përndiqej më tej penalisht për korrupsion dhe fshehje të aferave abuzive, mundi të dëshmonte se Spanja kishte tërhequr vendimin për dënimin e tij,ndaj në tetor të vitit 2019, u miratua emërimi i Borellit edhe nga drejtuesit e grupit të Parlamentit Evropian, që ai të jetë përfaqësues i politikës së jashtme të BE-së.

Kështu që pas vendimit për shfuqizimin e dënimit nga shteti spanjoll ndaj Borellit edhe shqetësimet e ngritura në Parlamentin Evropian lidhur me aferat korruptive dhe përfundimin e dënimit të tij për tregti të jashtëligjshme u mbuluan, ndaj me 1 dhjetor të vitit 2019 ai edhe zyrtarisht mundi të merrte postin e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, që sipas mendimit tim, padrejtësisht iu besua atëherë dhe pa të drejtë e mbanë edhe sot.   

Duke pasur parasysh të gjitha këto fakte, skandalet e tij në të kaluarën, si dhe argumentin e veçantë se Borell për atdhe, njeh vetëm paranë dhe postet politike, frika e popullit dhe udhëheqësve vendor që janë kundër ndarjes së Kosovës,me plot të drejtë dhe për shumë arsye, duhet të jetë shumë e madhe, sidomos kur të kujtohet e vërteta që Spanja përveç se nuk e ka njohur Kosovën, ka qenë edhe një nga kundërshtaret më të zëshme të pavarësisë, ndërsa edhe i dërguari i saj në BE,Josep Borell, megjithëse derisa ishte ministër i jashtëm i Spanjes, deklarohej kundër ndarjes së Kosovës,tani mbështet publikisht ndarjen e vendit tonë të vogël.

Pra politikbërësit vendor që ia duan të mirën Kosovës,me të drejtë duhet ta pyesin vetveten, por dhe të tjerët se nga erdhi i gjithë ky transformim kaq i shpejt i Borellit dhe si ka mundësi që katalonasi Josep Borell, derisa ishte ministër i jashtëm i Spanjës kundërshtonte ndarjen e Kosovës, ndërsa si Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, të shprehet publikisht për ndryshimin e kufijve të vendit tonë,kufij të cilët janë vulosur edhe ligjërisht, qysh në korrik të vitit 2010 në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Madje mbi themelet e këtyre kufijve është shpallur Kosova shtet i lirë e i pavarur dhe në bazë të po këtyre kufijve është pranuar pavarësia e saj nga mese 116 vende të ndryshme të botës, anë e mbanë globit tokësor.

Ndaj për fund,shprehë edhe një herë brengën time të thellë, se me një ndërmjetësues (gay) si i dërguari amerikan Richard Grenell, i cili nuk i vendosi asnjë kusht Serbisë por i ka vënë shkelmin mu në fyt Kosovës, një president kuisling si Hashim Thaçi që tash e sa vite, nuk di gjë tjetër, përveç belbëzimeve për ndarjen e copëtimin dhe faljen e veriut të vendit tonë, Serbisë, me një të ashtuquajtur lehtësues të bisedimeve si Josep Borell që edhe në postin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian ka dalë hapur për ndryshimin e kufijve të shtetit tonë të brishtë,si dhe ekspozimin e tepruar islamist, jo më vetëm të hoxhallarëve por edhe të zyrtarve më të lartë shtetror e partiak,vetëm Zoti dhe populli i këtij vendi, mund ta shpëtoinë Kosovën tonë të vogël prej kundërshtarëve kaq të mëdhenj e të fuqishëm, që përfundimisht synojnë shpërbërjen dhe zhdukjen përgjithmonë të saj,si shtet i lirë e i pavarur, nga harta e Evropës.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)