02 Prill 2020

Jeta urbane dhe shoqëria civile

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi -Ylli

   
Ka një çështje esenciale që ma së shumti më ka intriguar këtyre viteve të pas luftës,ky është trajtimi nënçmues i hapësirës dhe urbanizimit të tërë territorit të Kosovës,si dhe PAJTIMI në princip i shoqërisë civile me këtë gjendje denigruese. Kishte përjashtime të vogla,të cilat pos ndihmës simbolike materiale dhe morale,nuk kanë rezultuar me efekte të dëshiruara.

Disi ishte toleruar faza emergjente pas luftës së vitit 1999,por ato veprime edhe sot nuk kanë ndryshuar. Faktorit ndërkombëtar dhe vendimmarrësve kosovar nuk iu kanë interesuar obligimet e mëdha shtetërore të ndërlidhura me kualitetin e jetës urbane,të shprehur në devijime të mëdha hapësinore dhe urbane,në të gjitha anët e Kosovës.

Shoqëria civile asnjëherë seriozisht nuk e ka trajtuar problematikën e Planifikimit Hapësinor dhe Urban në nivel të Kosovës. Jam në dijeni për një përjashtim të dy organizatave që pak ma seriozisht i kanë trajtuar vetëm problemet urbane në Prishtinë në vitin 2006,me një punim diskutimi e asgjë ma tepër,e tërë kjo iniciativë mbeti vetëm në letër,pasi pushtetarëve tanë as që iu interesonte kjo problematik jetike për zhvillimin e shëndosh të një shoqërie.

Edhe një nisme e një Instituti në korrik 2009,për të trajtuar problematikën urbane të Prishtinës,me pyetjet hipotetike “Prishtina–ç’është,ç’do të bëhet dhe ç’mund të bëhet?”dështoi pa u dhënë shpjegime të arsyeshme,edhe se hulumtimi i imë konkurrent mbeti anonim,në dispozicion të tyre. Prishtina duhet të jetë kryeqytet i Kosovës,askush atë nuk e konteston,por duhet kuptuar se ajo është vetëm një pjesë e një tërësie të quajtur Republika e Kosovës.

Vetvetiu shtrohet pyetja laike,përse ekzistojnë këto organizata (OJQ),përse financohen me para të mëdha vendore e të huaja,a thua atyre nuk iu pengon ajo se çka po ngjanë në dymbëdhjetë (12) vitet e fundit në tërë hapësirën dhe urbanistikën e Kosovës,përse deri sot nuk ka pasur veprime dhe reagime konkrete me argumente etj.

Në tërë botën zëri i shoqërisë civile është shumë i rëndësishëm,me potencialet e saja për të kontrolluar dhe kundërshtuar veprimet e shtetit në sistemet demokratike si pretendojmë të jemi ne. Te ne ata kanë vetëm favore dhe përfitime personale,e problemet e mëdha të shoqërisë kosovare në fushën e urbanistikës fare nuk i trajtojnë.

Veprimet e shumë organizatave të ndryshme në Kosovë nga viti 1999 janë shumë të çuditshme dhe të dyshimta,ato vetëm kanë marrë donacione të mëdha dhe në një mënyrë për interesa të veta i kanë bllokuar proceset hapësinore dhe urbane në Kosovë duke mos vepruar.

Ndryshimi i filozofisë së të menduarit dhe vepruarit si në të kaluarën e afërt të njëmendësisë komuniste, duhej të ishte ndër obligimet kryesore të shoqërisë civile e cila në mënyrë të heshtur i ka anashkaluar këto zhvillime urbane,pa pasur reagime me efekte konstruktive. Në një mënyrë është bërë e shurdhër pa iu kundërvënë lëvizjeve të gabuara të vendimmarrësve duke pasur “rehati” shpirtërore false për vetë veten.  

Kemi raste ku në disa komuna janë përpiluar formalisht dhe me shumë mangësi profesionale dhe ligjore dokumentet hapësinore dhe urbane,por pos shpenzimeve të mëdha materiale ato dokumente hapësinor janë duke u pluhurosur në sirtarët e Kuvendeve Komunale,nuk zbatohen pasi gati askush nuk bazohet në ato.

Ndryshohen,plotësohen,iu përshtatën kërkesave të ndryshme individuale,zakonisht duke mos përfillur ligjet aktuale,e për këtë krijojnë pakënaqësi të mëdha tek qytetarët e Kosovës. Këto devijime zakonisht ndodhin aty ku ka kërkesa ma të mëdha për ndërtime,posaçërisht në qendrat ma të mëdha komunale.

Këto dukuri e kanë ndjekur këtë shoqëri që nga mbarimi i luftës së fundit,me këtë u zhduk ajo që është kultivuar me shekuj,edhe në kohëra kur varfëria ka qenë shumë ma e madhe. Ka qenë karakteristik e popullit Shqiptar,ndershmëria dhe dinjiteti,që këto vite aq shumë janë përdhunuar dhe keqpërdorur,ketë nuk e kanë merituar qytetarët e Kosovës.

Shikoni se si janë katandisur qytetet tona dhe vendbanimet tjera,u lejua të ndërtohet pa leje në të gjitha anët,të uzurpohen hapësirat publike dhe pronat shtetërore. Edhe ato ndërtime me leje që u lejuan,në të shumtën e rasteve fare nuk i kanë respektuar normat e standardet e urbanizmit,por vetë interesat individuale dhe të grupeve të ndryshme të interesit,e shoqëria civile mbetet e shurdhër nuk reagon,përse?

Nuk duhet fajësuar vetëm partitë politike që ishin dhe janë në pushtet në vitet e pas luftës,edhe se ata duhej të ishin përgjegjësit kryesor. Të gjithë ne jemi bashkëfajtor se si u lejuan këto veprime të çuditshme urbane,të cilat ma së shumti iu konvenonin atyre që ishin kundërshtar të një rendi normal urban,si në tërë botën demokratike.

Edhe një herë u shfrytëzua ai sinqeriteti dhe naiviteti i verbët ndaj disa forcave politike vendore dhe ndërkombëtare të cilat për qëllime të tyre përfituese i kishin përkrahur Shqiptarët e Kosovës.

Uroj që shoqëria civile e përfaqësuar edhe me shumë OJQ anekënd Kosovës,do të këndellët dhe do të shfrytëzoi mjetet e shumta materiale me ma shumë përgjegjësi profesionale në të ardhmen.

Jam i vetëdijshëm se zëri i shoqërisë civile nuk respektohet aq shumë nga vendimmarrësit kosovar,por reagimet e tyre në këto dukuri të shëmtuara dhe poshtëruese duhet filluar.

Së pari duhet të njoftohet në mënyrë profesionale,me argumente,opinionin vendor dhe ndërkombëtar se çka ka ndodhur dhe është duke ndodhur në Kosovë në vitet e fundit në fushën e Planifikimit Hapësinor dhe Urban,e pastaj të rekomandohen veprime të domosdoshme konkrete për parandalimin e tyre.

Kërkohet një angazhim shumë ma i madh i tyre në të ardhmen,pasi ashtu do të jenë shumë më afër banorëve,dhe me kritika konstruktive do ti iu ndihmojnë edhe organeve vendimmarrëse në Kosovë. 

Është i domosdoshëm angazhimi konstruktiv i të gjithë faktorëve vendimmarrës për të ndryshuar këtë realitet të dhimbshëm,e posaçërisht të shoqërisë civile,pasi së fundit të gjithë do të jemi humbës të mëdhenj.

Ndodhitë e pa kontrolluara në fushën e planifikimit hapësinor,urban dhe arkitektonik në të gjitha Komunat e Kosovës,kushtimisht do të ndikojnë negativisht në krijimin e imazhit pozitiv për Republikën e Kosovës
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Prill 2020

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për t’u konsultuar lidhur me formimin e Qeverisë së re, ose shkuarjen në zgjedhje. (Zyra e Presidentit, ora 10:00) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq. (Zyra e Presidentit, ora 10:30) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. (Zyra e Presidentit, ora 11:00) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim përfaqësuesit e Grupit Parlamentar 6 Plus. (Zyra e Presidentit, ora 11:30)