18 Prill 2024

Java Evropiane e Lëvizjes

 Shkruar nga arch. Ylber Vokshi-Ylli


Nuk është vetëm dita,por e tërë “Java Evropiane e Lëvizjes” që organizohet në shumicën e qyteteve Evropiane (2027 qytete),nga data 16 - 22 shtator 2010,nga vite 2002 në Evropë dhe në shumë qytete tjera në botë. Gjatë këtyre viteve në mënyrë profesionale janë trajtuar shumë tema si “Rrugët të sigurta për fëmijët”,”Rrugët për qytetarët”,”Ajri i pastër për të gjithë”,”Përmirësimi i klimës së qytetit”,”Udhëtimi i mençur”,të cilat sadopak kanë ndikuar në përmirësimin e jetës urbane në qytete.
       
Për te mirë më befasoi iniciativa e një grupi të rinjsh të organizuar në një OJQ,e formuar së voni (qershor 2010) “Ekolëvizja”,që së paku me datën 22 shtator (Ditës Botërore pa makina) të mblidhemi në rrugën”Nëna Terezë” në Prishtinë,për të zhvilluar aktivitetet përfundimtare për ketë ndodhi aq të domosdoshme për kryeqytetin e Kosovës,e jam i bindur edhe për qytetet tjera kosovare.

Shpresoj se në të ardhmen edhe qytetet tona do të marrin pjesë aktive në garat që organizohen gjatë kësaj jave në terë Evropën,natyrisht me përkrahje morale dhe materiale të Republikës së Kosovës.

Kemi një ngecje disa vjeçare por një dëshirë urgjente qe të kyçemi në javën Evropiane të lëvizjes,ku lëvizja e njerëzve në qytete ka mundësi të shumta të cilat i kemi “harruar”duke u bërë robër të zhvillimeve marramendëse teknologjike si është automobili.

Në rastin e Prishtinës,në vitet e pas luftës,ai u tregua ekstrem i dëmshëm,pasi zhvillimin e pakontrolluar të kryeqytetit as për së afërmi nuk e kanë përcjell infrastrukturat e domosdoshme teknike dhe sociale si rrugët,kanalizimet,parkingjet,shkollat,çerdhet e fëmijëve etj. Kjo çështje as që befason pasi kryeqyteti edhe sot e kësaj dite së paku nuk e ka punuar planin zhvillimor urban (PZhU),për të pasur një kontroll të zhvillimeve urban në kryeqytet.

Këtë vit ky aktivitet në lëvizshmërinë (mobilitetin) në qytetet Evropiane po zhvillohet nën moton e temës kryesore “Udhëto me mençuri,jeto ma mirë” nga shkaku se në shumicën e qyteteve evropiane problemet e lëvizjes së lirë janë të mëdha,edhe përkundër përkujdesjes permanente të organeve përgjegjëse,të cilët pozitivisht po tentojnë të minimizojnë efektet negative për shëndetin e banorëve.

Me përdorimin e automjeteve si mjet transporti shkaktohen shumë efekte negative si është zhurma,ndotja,të cilat ma së shumti i atakojnë fëmijët dhe pleqtë. Për të tejkaluar ketë mënyrë të imponuar të jetës,ekzistojnë shumë mundësi kreative si janë lëvizja në këmbë apo me biçikleta deri të vendi i punës,apo aktiviteteve tjera fizike që i kërkon jeta dinamike urbane. Jeta pasive “shtëpi punë”është një problem i madh shoqëror,prandaj aktivitetet fizike janë të domosdoshme.

Nuk ka nevojë për mjete të mëdha materiale për të përmirësuar kualitetin e jetës urbane në qytetet tona,kemi mundësi reale të mirëmbajmë gjelbërimin ekzistues e mos ta shkatërrojmë, të iu mundësojmë qytetarëve që lirshëm të lëvizin me biçikleta dhe në këmbë për të zhvilluar aktivitetet e domosdoshme ditore,në minimum të përdorim automjetet private,të shfrytëzohet transporti publik me kusht që të jetë ma kualitativ.

Ka shumë aktivitete që munden të ndërmarrën me qellim të begatimit të jetës në vendbanimet tona,me pjesëmarrjen e të gjithëve si fëmijëve,të rriturve dhe pleqve,medijave dhe faktorëve të ndryshëm vendimmarrës.
 
Situata momentale në Prishtinë është e pa shpjegueshme nga aspekti i lëvizjes së lirë të banorëve,të automjeteve,etj.,ky nuk është viti i parë që kemi një situatë të tillë kur fillojnë ndërtimet me leje e pa leje.

Kështu është duke u vepruar që shumë vite,mungon një strategji lokale në koordinimin e punëve ndërtimore në sezonin e “kohës se mirë”,për atë kemi një situatë kaotike në lëvizshmërinë (mobilitetin) e kryeqytetit,automjetet e parkuara në trotuare me vend e pa vend pengojnë në ecje në këmbë,askush nuk jep përgjegjësi.

Në Kosovë dhe Prishtinë as që dikush ka menduar për këto pasoja që shkakton mos-lëvizja e shëndosh e banorëve të saj. E stimuluar me parashikimin e lëvizjes së lirë me ecjen në këmbë deri te vendi i pretenduar për të gjithë pjesëmarrësit në jetën urbane,sigurimin e shtigjeve për biçikleta etj.

Kërkesa që së paku një ditë të kemi lëvizje të banorëve të lirë,me sa ma pak automobila, duke shfrytëzuar autobusët publik,ecjen në këmbë,biçikletat,etj. do të ishte e mirëseardhur,pasi për momentin aktual as që jemi duke mendua të iu mundësojmë banorëve tonë nëpër qytetet kryesore të Kosovës lëvizjen e lirë me mjetë ekologjikisht të pastra si është ecja në këmbë apo biçikleta. 
 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)