18 Shtator 2019

Ja si bëhet Gjykata Ndërkombëtare për krimet serbe të kryera në Kosovë

Shkruar nga Arton Musliu

Nisma e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli, për krijimin e një tribunali ndërkombëtar për krimet që shteti serb i ka kryer mbi popullsinë civile në Kosovë, gjatë luftës së fundit në Kosovë, nga analist e institute të ndryshme po shihet si një imagjinatë iluzive!

Alamet analisti, juristi  e avokati, duke përfshirë Institutin e Kosovës për Drejtësi, apo edhe avokatin Tomë Gashi, i dëgjuam duke mbyllur çdo rrugë që çon në krijimin e një tribunali të tillë ndërkombëtar!

Në ndërkohë që unë mbroj qëndrimin se një gjë e tillë juridikisht edhe mund të arrihet.
Një gjë të tillë unë e argumentoj nëpërmjet:

1.    Bazës juridike ndërkonbëtare, dhe
2.    Praktikës juridike ndërkombëtare.

Baza juridike e formimit të gjykatave ndërkombëtare është në nenin 33 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, sipas së cilit zgjidhja e konflikteve mund të bëhet edhe nëpërmjet gjykimeve e vendimeve gjyqësore.

Dhe, këtu askund nuk thuhet në mënyrë eksplicite se formimi i gjykatave ndërkombëtare është ekskluzivitet i OKB-së.

Kjo nuk implikon në asnjë mënyrë Kapitullin XIV, nenin 92, 93, 94, 95 dhe 96 që kan të bëjnë me themelimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. 

Përveç GJND- së, që është  institucion gjyqësor i themeluar me Kartën e KB-së, si pasardhëse e Gjykatës Permanente të Lidhjes së Kombeve, OKB, përmes Këshillit të Sigurimit ka themeluar edhe Tribunalin Ndërkombëtar për ish- Jugosllavinë (1993), atë për Ruandën (1994), Sierra Leonen (2002) , Kamboxhen (2006) dhe Libanin (2007).

Por, ka edhe një gjykatë  ndërkombëtare e cila është formuar jashtë juridiksionit të OKB-së.

Praktika juridike ndërkombëtare ka treguar se tribunalet ndërkombëtare edhe mund të krijohen jashtë juridiksionit të Kombeve të Bashkuara.

Rast tipik i kësaj parktike juridike ndërkombëtare është themelimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC- International Criminal Court), si mekanizëm i pavarur prej OKB-së dhe si person juridik ndërkombëtar i cili në bazë të Statutit të Romës ka mandat të akuzoj e gjykoj mbi personat që akuzohen për gjenocid, krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe agresion.

Kjo gjykatë është formuar në vitin 1998 dhe ka fillu punën më 1 janar të vitit 2002.  Raporti juridik ndërmjet OKB-së dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale është rregullu nëpërmjet Marrëveshjes mbi Marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy të fundit, të arritur më 4 tetor të vitit 2004, sipas nenit 2 të së cilës “Kombet e Bashkuara njohin Gjykatën (Ndërkombëtare Penale) si një institucion të përhershëm dhe të pavarur, në pajtim me nenin 1 dhe 4 të Statutit të saj, ajo është person juridik ndërkombëtar dhe ky kapacitet legal është i mjaftueshëm për të ushtruar funksionet e saj dhe për të përmbushur qëllimet e saj”.
 
Vlenë të theksohet se kjo gjykatë nuk procedon me asnjë rast i cili ka ndodhur para vitit 2002, atehërë edhe kur ka marrë mandatin. Përveç Kosovës, të gjithë shtetet e Ballkanit, duke përfshirë edhe Shqipërinë, janë pjesë e saj.

Mangësia e saj konsiston në mungesën e ndonjë mekanizmi ekzekutues të vendimeve të saj, dhe për rrjedhojë ekzekutimi i vendimeve të saj, apo edhe arrestimi i të akuzuarve mund të bëhet vetëm në bashkëpunim me shtetet anëtare rrespektive.

Sidoqoftë, shikuar në pikëvështrimin e të drejtës ndërkombëtare penale, nuk ka asnjë pengesë juridike që të ngritet një  gjykatë ndërkombëtare për krimet e Serbisë të kryera në Kosovë.
Sepse, një kërkesë e tillë politikisht është e drejtë, juridikisht e ligjshme.

Prandaj, themelimi i një gjykate të tillë përveç që nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare penale, në të njëjtën kohë është realizim përfundimtar i drejtësisë ndërkombëtare karshi Serbisë. Padrejtësitë që Serbia i ka bërë mbi popullsinë civile në Kosovë mbase mund të gjykohen nga e drejta ndërkombëtare.


 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 shtator 2019

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë. (Xhamia e Çarshisë në Prishtinë, ora 9:10)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Kaçanikut ku do të takoj kryetarin e kësaj komune, Besim Ilazin, për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i komunës, ora 9:30)

- Specialistët stomatologë të papunë do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë. (Para Ministrisë së Shëndetësisë, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit ndërmjet qytetarëve dhe kandidatëve për deputetë nga subjektet politike lidhur me temën “Qasja e subjekteve politike rreth çështjes së gjinekologut në nivel komunal”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Kalanë e Artanës. (Kalaja e Artanës, ora 10:30)

- Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, mbanë konferencë për media, ku do të lansojë Fondin për Mbështetjen e Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme në vlerë prej 4 milionë euro. (ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kati i 3-të,  përballë New Born-it, ora 10:30)

- Oda e Afarzimit të Kosovës në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë në Tiranë dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore organizojnë ngjarjen “Regional B2B Event”. (Holiday Inn në Shkup, 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mirëpret fituesit e medaljeve të Taekwandos. (Kabineti i Ministrit në MKRS, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e tretë në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër ku i ftuari i radhës do të jetë Nenad Rašić, Kandidat për Kryeministër nga koalicioni Slloboda. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjianit, Lutfi Haziri, nënshkruan kontratat me tetë përfituesit e nën-granteve, në kuadër të projektit "Te rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindje". (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Punëtorët teknik te qendrës studentore do të protestojnë para drejtorisë së qendrës studentore. (Para drejtorisë së qendrës studentore, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Ulpianën. (Ulpianë, ora 11:40)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon promovimi i shtegut për çiklistë, si fazë testuese. (Rruga Zagrebi në Prishtinë, ora 12:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Janjevën. (Janjevë, ora 12:20)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon tryezë diskutimi “Ecja, çiklizmi dhe transporti urban”. (Kolegji Tempulli, rr. Eduard Lir 156, ora 14:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur bën promovimin e publikimeve dhe organizon panel diskutimin “ Njohja e Kosovës bashkëkohore”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 15:30)

- Iniciativa për Histori Gojore organizon lansimin e aplikacionit mobil Prishtina Ecë. (Kafe—librarinë dit’ e nat’, ora 17:00)

- Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në takimin e organizuar nga Gruaja Demokratike. (Hotel Venus, Magjistralja Prishtinë-Lipjan, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! shpalos prioritetet qeverisëse. (Atelja e Sallës së Kuqe, ora 17:00)

- Federata e Piingpongut e Kosoves, organizon ndeshjet e ligës së parë, e ndeshja derbi pritet të jetë ajo ndërmjet Shkollës dhe Hasan Prishtinës. (Prishtinë, ora 18:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim më banorë të fshatit Rufc. (Rufc, ora 19:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim më banor në fshatin Gadime. (Gadime, ora 21:00)