30 Mars 2020

Islamofobia në Evropë nisi të merr jetë njerëzish

Shkruar nga Bayram Pomak

Më 19 Shkurt të vitit 2020 në Hanau të Gjermanisë në një sulm të armatosur u vranë 9 veta pastaj duke përfshirë edhe vrasjen e nënës së sulmuesit dhe vetëvrasjen që e bëri ky numër kaloi në 11.

Por nëse ia hedhim një sy medies botërore e vërejmë se ky lajm nuk ishte aq në fokusin e tyre.  Pra sikur u kalua sipër tij tërthorazi. Arsyeja kishte të bënte me faktin se të vrarët ishin myslimanë kurse vrasësi gjerman.

Kur e shohim gjuhën e përdorur nga media, e vërejmë se ngjarja përshkruhet me fjali klasike të standardizuara dhe duke mos i kushtuar aq rëndësi, u tha se vrasësi ishte skizofren dhe i sëmurë mendor.

Por sikur rolet të ishin të ndryshme dhe vrasësi të ishte mysliman e të vrarët gjermanë, a do të sillej media dhe tërë bota në këtë mënyrë? Duke u bazuar në përvojat e kaluara, sipas të gjitha gjasave e vërejmë se kjo s’do të ishte kështu.

Për shembull kur i vrari është gjerman, ngjarja përshkruhet me lajme të tilla si; djathtist ekstrem, radikal, skizofren, ujk i vetmuar e shprehje të ngjashme.

Por sikur të ndodhte e kundërta dhe ekzekutuesi të ishte mysliman, shprehjet që do të përdoreshin do të ishin; terrorist, fundamentalist, radikal etj, etj. andaj s’do të targetohej vetëm kryesi i veprës por edhe feja së cilës i përket dhe po ashtu edhe populli prej nga vjen.

Në Evropë dhe jo vetëm, këto raste nisën të përhapen shpejtë dhe këto erdhën në nivel të kërcënimit të jetëve të njerëzve, por këto s’diskutohen sa duhet, sepse ekzistojnë përpjekje për individualizimin e ngjarjeve që si synim kanë mbulimin e racizmit, armiqësisë ndaj të huajve dhe mos-toleranca të cilat janë pjesë e historisë së Evropës.

Dakord por të gjitha sulmet e realizuara deri më sot a ka mundësi të kenë që të kryera nga “ujqit e vetmuar” e nga skizofrenët? Apo mos ndoshta këto janë ri-aktualizim i historisë së Evropës? Pra a ka mundësi që të gjitha këto janë pjesë e një organizimi?

Kur gjurmojmë dhe i lexojmë e i dëgjojmë njerëzit që merren me këto çështje, e shohim që s’ka mundësi këto të kenë ndodhur nga një njeri i vetëm, por që pas tyre ekziston një mendje dhe organizim.

Për shembull në rastin e vrasjeve sistematike mes viteve 2000-2007 në Gjermani që njihen si krimet NSU, ku në mesin e të vrarëve ishte një grek dhe turqit, pas daljes në pah të së vërtetës se ky është organizim i të djathtës ekstreme, qeveria gjermane, s’është thelluar më shumë në këtë çështje, por opinioni publik e vërejti se pas këtyre ngjarjeve qëndron e djathta ekstreme e cila mbrohet nga shteti i thellë dhe se nuk ka mundësi të arrihet te më shumë informata.

Këto formacione nuk janë të rrezikshme vetëm për të huajt por edhe për gjermanët që e mbrojnë multi-kulturalizmin.

Për shebull Lübcke i cili i mbrojti politikat e derës së hapur të Kryeministres Angela Merkel, pas një fjalimi që e bëri u kërcënua me vdekje nga e djathta ekstreme. Pas kësaj Unioni Demokratik Kristian, (CDU) politikanit të partisë së saj i dha turproja përkohësisht.

Ende pa u përhapur sa duhet në medien gjermane lajmi se Lübcke u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, krahas mesazheve sikurse janë; “shkoi edhe njëri që s’e çmoi popullin e tij, “e gjeti atë që e meritoi” dhe u shpërnda një video e fjalimit të tij të para katër viteve.

Politikani i CDU-së kishte thënë; “Kush nuk i ndan këto vlera, mund ta braktis kur të dojë këtë shtet, çdo gjerman është i lirë ta bëjë këtë.” (DW)

Një ditë para sulmit të Hanaut, policia e arrestoi një organizatë e cila u përgatit që t’i bombardojë 5 xhami dhe në këtë mënyrë u shmang sulmi.

Në të njëjtën mënyrë një ditë pas sulmit të Hanau në një xhami në Londër një person e theri me thikë myezinin e xhamisë.

Ngjarje të tilla në nivel më të ulët vazhdojnë të jenë prezent, por në medie shfaqen vetëm një pjesë e tyre, por jo të gjitha. 

Sulmet tjera islamofobike janë ato të realizuara nga Breiviku në Norvegji dhe në Zelandë të re.

Për kryesit e këtyre veprave mediet deklaruan se ata ishin njerëz me dëmtime psikologjike duke tentuar të thonë se këto raste s’ishin të organizuara dhe kështu ta thjeshtësojnë çështjen.

Pika e përbashkët e këtyre tri rasteve është se kryesit para aktit shpalosin manifesto.

Manifestot s’janë gjëra të thjeshta, për shembull manifesto e Breivikut i kishte 1500 faqe.

Shkrimet që gjendeshin në armën e kryesit të veprave në Zelandën e Re, e reflektonin mentaliteti kryqtar dhe kontaktet që ai i kishte më parë tregojnë se të gjitha këto ngjarje ishin me plan, me vetëdije, të menduara mirë dhe të mbështetura në ideologji Kryqtare.

Rrjedhimisht të gjitha këto ngjarje që kanë ndodhur, mund të jenë tregues të ngjarjeve më të këqija që mund të ndodhin në të ardhmen.

Arsyeja e kësaj ka të bëjë me faktin se rritja e armiqësisë ndaj të huajve në Evropë, djathtistët ekstrem po dalin të jenë më të organizuar, t’ua shpërlajnë trurin e masës përmes OJQ-ve që i themelojnë dhe çdo herë e më shumë të marrin jetë njerëzish.  

Gjithashtu edhe rritja e numrit të votave të partive të ekstremit të djathtë dhe atyre raciste, tregon se kjo ideologji ka nisur të gjejë zbatim edhe në masë dhe të arrijë te masat.

Për ta kuptuar këtë mjafton ta shikojmë historinë e Evropës, andaj nëse këto grupe nisin të organizohen në këtë mënyrë, askush s’mund të garantojë se në Evropë s’do të shfaqet një Hitler i ri.

Disa çështje që i sqaron një gazetar në një program televiziv i heqin prej mendjeve shumë pikëpyetje.

Kundër komenteve ekstreme raciste të liderit të partisë ATAKA në  Bullgari, gazetarët e vendit në fjalë janë tallur me të, por atyre i ishte afruar një gazetar gjerman i cili u kishte thënë se kjo s’duhet nënvlerësuar sepse dikur edhe gazetarët e vendit të tij ishin tallur me Hitlerin por ai kishte ardhur në krye të shtetit dhe e kishte shkatërruar atë.

Gabimi më i madh i atyre që thonë se në kohën tonë më s’ndodhin gjëra të tilla është mendimi se rastet e tilla kanë përfunduar. Njëjtë ishte menduar për Bosnjën në vitin 1990.

Ata që thoshin; ‘A mund të ndodhin në mes të Evropës gjëra të tilla në shekullin në të cilin gjendemi?’ Qëndruan vetëm si spektatorë ndaj gjenocidit më të madh që e pa bota.

Rrjedhimisht islamofobia në Evropë është duke u fuqizuar dhe organizuar seriozisht, duke gjetur mbështetje te politika, gjë që tregon se në të ardhmen ata janë potencial për të ardhur në pushtet!!!

Ata që do të ndikohen më së shumti nga këto ngjarje janë qindra e mijëra Ballkanas e emigrantë që jetojnë në Perëndim. 

Për këtë duhet të merren masa dhe ashtu sikurse ekziston ligji për Anti-semitizëm, duhet të nxirret edhe ligji për Islamofobi. Përndryshe historia përsëritet!!!

Sikurse tha kryeministrja gjermane për vet gjermanët: “Racizmi është një helm që e kemi brenda dhe që mund të del jashtë çdo çast.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 mars 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me propozimin për mbështetjen e sektorit privat pas përhapjes së pandemisë COVID-19. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovecit, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë "AKB reagon ndaj Propozimit të Pakos së Qeverisë për mbështetjen e bizneseve". (Zyret e AKB-ës, ora 12:00)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe njëkohësisht koordinator i shtabit emergjent, Visar Shehu, dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari mbajn konferencë për media lidhur me masat e ndërmarra nga Komuna e Prizrenit kundër pandemisë COVID-19. (Shtëpinë e Bardhë ora 14:00)

 

- Nataliya Apostolova, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë në prani të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia do të nënshkruajë sot një kontratë me vlerë 5 milionë euro për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19. (Ceremonia e sotshme e nënshkrimit do të transmetohet drejtpërdrejt në Facebook përmes faqes së BE-së në Kosovë @EuropeanUnionInKosovo, ora 17:00)