19 Prill 2024

Intervenimi ne Veri dhe raportet Bruksel - Beograd

Shkruar nga Bujar Abdullahu

Pёr t’i dhёnё njё dimension tё ri procesit tё integrimit tё Serbisё nё BE, duhet tё përfshihet edhe pranimi i Kosovёs si shtet nga vet Serbia.  Nё rast se kjo nuk determinohet  nga ky intervenim,  kam drojё se vizioni politik mbi tё cilёn ёshtё intervenuar nё veri, jo që nuk do tё jetё i përmbushur si duhet, por mund të quhet i dështuar

Nё Veriun e Kosovës deri mё 25 korrik tё këtij viti ka ndodhur shumëçka e paligjshme; kontrabandë, krim i organizuar, evazion fiskal, mungesë e lirisë sё lëvizje, djegie tё shtëpive, largim i qytetarëve nga trojet e veta etj..

Qё tё gjitha këto nё mënyra tё ndryshme kanё sjell probleme të mëdha pёr institucionet e Kosovёs dhe pёr qytetarin e saj, duke pёrfshirё kёtu serbёt e Kosovёs pёrgjithёsisht por dhe ata tё veriut posaçërisht.
 
Mallrat ilegale tё futura nёpёrmjet pikave doganore 1 dhe 31 kanё shkaktuar njё rëndim vështirë tё riparueshëm tё deficitit nё llogarinë tregtar tё Kosovёs e si rezultat edhe nё atё rrjedhëse.

Pasi qё mallrat e futura nё mёnyrё tё paligjshme janë imune nga tatimi nё doganё dhe nga tatimet tjera vendore, kjo nё mёnyrё tё drejtёpёrdrejt ka ndikuar, përveç tjerash, edhe nё uljen e konkurrencës, parim bazё mbi tё cilёn ngrihet koncepti i tregut tё lirё, e si rezultat kemi rritje shumё mё tё ngadalshme tё punësimit, e tё gjitha sё bashku derivojnё nё ulje tё tё hyrave buxhetore.

Deshifruar kёtё nё aspektin nominal Kosova qё nga paslufta konsiderohet tё ketë humbur rreth 7 miliardё euro.

Jo vetëm kaq, Kosova pёr shkak tё institucioneve paralele kriminale serbe tё ndihmuar nga Beogradi zyrtar, nё ranglistat ndёrkombёtare pёr vlerësim tё sigurisё, lirisё sё lëvizjes etj,. parime tё cilat pos tjerash i kërkon Bashkimi Evropian, ёshtё klasifikuar gjithmonë negativisht.

Kuptohet qё nё njё vend, apo nё njё pjesё tё njё vendi, si nё rastin e Kosovёs, ku shteti ka vështirёsi ta zbatoj rendin dhe ligjin, madje ku sovraniteti dhe integriteti shkelen nga njё shtet tjetër, natyrshëm qё funksionimi i tij vihet nё pikëpyetje, e krahas dyshimeve dhe si rrjedhojë e mosfunksionalitetit tё tij, shfaqen pengesa tё shumta nё rrugёn, tё vlerësuar si njёkahore, drejt vlerave euro-atlanike.

Me njё fjalё, tё gjitha këto bёjnё qё Kosova tё mos jetё njё shtet i qetё dhe i sigurtё, me njё zhvillim tё qёndrueshёm ekonomik e nё tё cilёn kushtetuta nuk gjen shtrirje gjithandej Kosovёs.

Nё përkeqësim tё kësaj situate gjithsesi se ka dorë e krah Beogradi zyrtarё. Fakt ky i cili mund tё ilustrohet duke shtruar pyetjen se pse  vetëm serbёt e veriut tё Mitrovicёs janë nё linjё me politikёn separatiste tё Beogradi zyrtarё, e cila mundohet qё pjesën veriore tё saj t’ia aneksoi Serbisё, e pёr njё gjё tё tillё manovron si me marioneta me disa kriminel tё veriut pёr ta jetësuar kёtё koncept.

Ky manovrim, kriminelёve serb tё veriut u konvenon, pёr shkak se nёpёrmjet kësaj politike ata, sё bashku me disa zyrtarё nga Beogradi ndajnё përfitimet nga kontrabandimet.

Megjithatë besoj fuqishëm, se qytetarët serbё pёrgjithёsisht pra jo vetëm ata të veriut janë tё lodhur nga kjo politikё e Beogradit dhe nga jeta jo e qetё e shkaktuar nga bashkёkombasit e tyre, madje kjo  realisht edhe ka shtyrё ndarjen e serbeve tё Kosovёs nё dy tabore; ata tё cilёt pranojnë realitetin e ri e qё besoj se janë në rritje dhe ata tё cilёt pranojnë tё jenё tё manevruar nga politika e Serbisё e cila me etatizëm milosheviqjan mundohet t’i kontrolloj edhe serbet e veriut tё Kosovёs.

Çka tani? Tё gjitha këto veprime tё paligjshme tё lartёcekura, kanё shtyrё institucionet e Kosovёs tё marrin vendim, gjithsesi tё justifikueshëm, pёr ta autorizuar Policinё e Kosovёs, qё tё intervenojnë nё pikat doganore 1 dhe 31 nё mёnyrё qё tё imponohen masat e reciprocitetit.

Edhe pse kjo ndërhyrja duhet thanё se ka qenё e vonuar, dhe atё gjykoj jo mё pak se 6-7 vite, pёr ç’arsye  tani kemi njё veri të Kosovës  me njё strukturë tё ndryshuar etnike, ku numri i shqiptarëve gjithnjë e më shumë po zvogëlohet në vend se atyre tu mundësohej kthimi ne trojet e tyre. Por përkundër vonesës ky akt nuk e zbeh arsyen e intervenimit dhe, pa dyshim,  shpresёn  pёr rezultate përfundimtare pozitive.
 
Krahas entuziazmit tё ndërhyrjes, ekzistojnë zёra nga qarqe tё ndryshme vendore, madje ky skepticizëm mund tё vërehet edhe tek opinioni i gjerё, se tani mund tё vije deri te rifillimi i bisedimeve me cilësime të reja shtesë, me ç’rast nё tavolinë do tё servohet, imponueshёm si temë edhe territori i veriut.

E vërtetë, kjo do tё mund tё ndodhte, madje do tё kishim, besoj edhe presione nga Brukseli, po tё mos ishin politikat zyrtare tё Washingtonit dhe tё disa vendeve tё tjera tё fuqishme tё Evropёs, si Britania e Madhe, Gjermania e kohëve tё fundit edhe Franca.

Nga kjo se çka ndodhi nё veriun e Kosovës assesi nuk do tё ketë gjendje mё tё rёndё se sa qё ishte para 25 korrikut. Por kjo nuk është e mjaftueshmë që të konsiderohet e gjithë kjo storie sukses.

Sukses i krejt kësaj do të mund të konsiderohet nëse tani brenda një afati të shkurtë do të kemi zëra gjithnjë në rritje nga Washingtoni dhe Brukseli dhe shtetet e tjera, drejtuar Beogradit zyrtarë se duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës nëse duan të kenë udhëtim pa turbulenca të rrezikshme të Sebisë në BE.

Intervenimi i Policisё sё Kosovёs ka qenё njё hilt mbi situatën e çimentuar qё nga pas lufta e fundit, ndërsa tash nuk duhet tё hiqet dorё nga ideja fillestare, thjesht duhet vazhduar me konsekuencë pёr ta shtrirë rendin e ligjin gjithandej.

Pёr mё tepër duhet t’i ndihmohet faktorit ndёrkombёtarё, sa kjo tё jetё e mundur, pёr t’i dhёnё njё dimension tё ri procesit tё integrimit tё Serbisё nё Bashkimi Evropian, dhe nё tё njëjtën kohё kushtet tё cilat Beogradi duhet t’i plotësoj karshi Brukselit tё përfshihet edhe pranimi i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga vet Serbia. 

Nё rast se kjo nuk  do tё ndodh kam drojё se vizioni politik mbi tё cilёn ёshtё intervenuar nё veri, mbi tё cilën janë plagosur disa pjesëtarë tё policisё speciale tё Kosovё, e mbi tё gjitha ёshtё flijuar edhe heroi Enver Zymberi, nuk do tё jetё i përmbushur si duhet.


Autori ёshtё kryetar i Partisё Nacionale Demokratike Shqiptare
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)